BBC: Policia gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt studentëve! Shqetësime për veprimet e uniformave blu
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
Dashi Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte dhe emocionet te nj&e...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...

PRISHTINË- Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, është nderuar të dielën me çmimin “Çelësi i Qytetit” të Prishtinës, nga kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama. Rama tha në një postim në Facebook se ia ndau këtë çmim Kandiqit si një shenjë mirënjohjeje për “jetën që ia kushtoi drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit”.
Kandiç e themeloi Qendrën për të Drejtën Humanitare në vitin 1992 për të dokumentuar shkeljen e të drejtave të njeriut që janë bërë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Rama tha se Kandiq është një nga ato zëra të rrallë që “nuk heshti, edhe kur bota zgjodhi të mbyllte sytë”.
“Me guximin e saj të palëkundur, ajo i dha zë dhimbjes, i dha drejtësi kujtesës dhe nder viktimave pa dallim kombi apo gjuhe. Puna dhe përkushtimi i saj na kujtojnë se pa të vërteta nuk ka paqe të qëndrueshme, as në Kosovë, as në rajon”, shkroi ai.
Duke folur gjatë ceremonisë së pranimit të çmimit, Kandiq tha se ka menduar se si do ta pranojë këtë nderim më 27 prill, pikërisht në një datë kur në Kosovë përkujtohet masakra e Mejës, ku u vranë 376 njerëz në vitin 1999.
“Kam menduar shumë si ta pranoj çelësin pikërisht sot. Ka qenë shumë e vështirë të mendoj për këtë”, theksoi Kandiq.
Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve nga lufta e fundit 1998-1999.
“Të gjithë e dimë çfarë ndodhi më 27 prill. Të gjithë ne që sot ishim në Mejë pamë familjet pranë varreve, qirinjtë e ndezur, dhe e dimë që ende janë 15 persona të zhdukur, të cilët janë parë për herë të fundit më 27 prill dhe ende nuk dihet fati i tyre. Dua të besoj që nuk do të vijë prilli tjetër, 27 prilli tjetër, pa pasur familjet e tyre një varr ku të vendosin një qiri”, tha Kandiq.
Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë u vranë rreth 13.000 njerëz, kryesisht shqiptarë.
Kandiq ka kaluar vite të jetës së saj duke dokumentuar krimet e luftës në Kosovë dhe në vende të tjera të ish-Jugosllavisë. Në vitin 2018, Kandiq ishte nderuar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj me çmimin “Harta e Artë të Kosovës”./ REL
KUÇOVË- Kreu i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij në takim me qytetarë të Kuçovës u shpre...
KUÇOVË- Kreu i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij në takim me qytetarë të Kuçovës u shpre...
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gratë dhe vajzat në Vlorë. Para se ai të mbante fjal&e...
VLORË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat në Vlorë ka folur në lidhje me lo...
VLORË- Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme po zhvillon një takim me gratë dhe vajzat në Vlorë. Gjatë fjalës së tij ...
KAVAJË- Kandidati i 'Aleancës për Shqipërinë Madhështore', Rudin Hylviu ka njoftuar ditën e sotme se ka vendosur ...
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë një mesazh audio për qytetarët teksa ka përk...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar së fundmi në lidhje me verifikimet e nisura ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme ...
BILISHT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Bilishtit ka prezantuar program...
BILISHT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Bilishtit ka prezantuar program...