Foto ilustruese
SERBI - Beogradi dhe Prishtina ashpërsojnë retorikën pas nënshkrimit të deklaratës për aleancë ushtarake ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Deklarata u nënshkrua dy ditë më parë në Tiranë ndërmjet ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, atij të Kroacisë, Ivan Anušić, dhe ministrit kosovar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Të tre ministrat thanë se synimi i kësaj aleance mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe theksuan se aleanca nuk është kërcënim për askënd, por një mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin.
Deklarata për aleancë ushtarake ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e nënshkruar në Tiranë ka për qëllim "promovimin e bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimin ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë strategjike, si dhe ofrimin e mbështetjes së plotë për integrimin euro-atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale. Për t'iu bashkuar kësaj aleance është ftuar edhe Bullgaria, duke e bërë këtë aleancë të parën të këtij lloji në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ministria e Jashtme serbe flet për provokim
I menjëhershëm ishte reagimi i Serbisë përmes Ministrisë së Jashtme, e cila e konsideron "provokim” marrëveshjen për aleancën ushtarake të nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Në reagimin e saj, Serbia thotë se "do t'u dërgojë kërkesë urgjente ministrive të jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë, duke kërkuar shpjegim të detajuar.”
"Me këtë marrëveshje, këto dy shtete, së bashku me përfaqësuesin e paligjshëm të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, kanë ndërmarrë hapa që dëmtojnë stabilitetin rajonal. Serbia, si një shtet që garanton paqen dhe neutralitetin ushtarak në Ballkan, me të drejtë kërkon përgjigje mbi natyrën dhe objektivat e këtij bashkëpunimi në fushën e sigurisë,” thuhet në reagimin e Beogradit zyrtar, duke shtuar se "Serbia e sheh si fakt shqetësues pse kjo aleancë ushtarake është formuar pa asnjë konsultim me Beogradin.”
"Serbia pretendon se armatosja e njëanshme dhe bashkëpunimi ushtarak me struktura të paligjshme në territorin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të rendit juridik ndërkombëtar dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen rajonale,” thuhet në reagimin e Beogradit zyrtar.
Kosova e dënon deklaratën e Serbisë
Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës e dënon ashpër deklaratën e Serbisë në lidhje me memorandumin trepalësh në fushën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri. Sipas ministres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, deklarata e Serbisë "nuk është vetëm agresive dhe kërcënuese, por gjithashtu përbën një shkelje të hapur të Marrëveshjeve të Brukselit”.
Sipas Gërvallës, "duke bërë deklarata të tilla, Serbia minon angazhimet e saj për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kosovën”. "Retorika e Serbisë është e mbushur me tone hegjemoniste, pasi ajo përpiqet të paraqitet si fuqia dominuese në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar shpjegime nga Kroacia dhe Shqipëria, dy shtete sovrane, të dyja anëtare të NATO-s, me Kroacinë gjithashtu anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo sjellje është tërësisht e papranueshme dhe përbën një tjetër shkelje të Marrëveshjes së Brukselit, e cila parashikon qartë se Serbia nuk do të pengojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës dhe nuk do të pretendojë të flasë në emër të Kosovës në marrëdhëniet me shtete dhe organizata të tjera,” thotë Donika Gërvalla./DW
aleance ushtarake kosove-shqiperi-kroaci
Artikuj te sugjeruar
n.f
POLITIKE
20 Mars22:58
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë për Ukrainën
TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkë...
r.ll
POLITIKE
20 Mars22:39
Veliaj i ridelegoi kompetencat drejtuese, Anuela Ristani: Nuk jam e besuara e Ramës, në bashkinë e Tiranës nuk është zënë askush me...
anuela ristani
TIRANË- Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani së cilës kryebashkiaku Erion Veliaj i ridelego...
n.f
POLITIKE
20 Mars22:38
Këshilli i Ministrave miraton vendimin/ Në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik, e ndërton i njëjti koncesionar
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimi i një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike për vet&eum...
n.f
POLITIKE
20 Mars22:37
U la jashtë listave, dorëhiqet kryetarja e LDG në Kurbin, Lindita Toma: Ka ardhur koha për ndryshim, humbjet e përsëritura nuk mund të pranohen më
KURBIN- Lindita Toma, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në Kurbin, ka njoftuar sot dorëheqjen nga të gjitha funksionet që ...
n.f
POLITIKE
20 Mars22:37
Berisha merr pjesë në iftarin e shtruar në Kamëz: Do të bëjmë gjithçka që Ramazanin tjetër të mos ketë më të vobektë ekstrem në këtë vend
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një iftar të shtruar në Kamzë te komun...
r.ll
POLITIKE
20 Mars22:20
Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, Berisha: Përpjekje për një Turqi pa opozitë, të lirohet menjëherë
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e liderit të opozitës dhe kryebashkiakut t&eu...
n.f
POLITIKE
20 Mars21:05
“Divorci” me PD-në/ "Dash, ndërrove mendje?" Sula tregon bisedën me Nokën: Më ka telefonuar nga data 13 deri të hënën!
TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me largimin e tij nga P...
n.f
POLITIKE
20 Mars21:05
"Ti thua e ke lënë duhanin, ishalla s'ke nis ndonjë gjë më të rëndë," Basha vijon replikat me Ramën: 7x7= 313! Mos harro paketat për njonin, e di vet ti kujt
TIRANË- Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vijuar replikat e me kryeministrin Edi Rama. Kësaj radhe Basha zgjodhi t&rsquo...
r.ll
POLITIKE
20 Mars19:57
Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Statuset e Erion Veliajt kundër prokurorëve, i shkruan Edi Rama dhe zyra e tij!
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital në rrjetet e tij sociale. Në d...