Telashe të tjera për Ron Yeffet, kërkohet hapja e llogarive të tij bankare në SHBA
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...

Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvend nisi të premten seancat dëgjimore me kandidatët për ambasadorë të propozuar nga qeveria, ku spikasin emrat e ish-deputetëve të partisë socialiste dhe kandidatë pa karrierë diplomatike.
Sipas propozimeve të dërguara në parlament nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka, komisioni dëgjoi fillimisht Meri Kumben, aktualisht zëvendësministre e Kulturës, kandidate për ambasadore në Izrael, juristja Zhaklina Peto për kandidate për në Malin e Zi, ish-deputetët socialistë, Ervin Bushati, për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vasilika Hysi për drejtimin e zyrës diplomatike pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë.
Përzgjedhja e emrave u prit me kritika nga opozita, por veçanërisht dy kandidatët që vini nga radhët e PS-së, për shkak të politizimit të tyre dhe mungesës së përvojës në fushën e diplomacisë.
“Do të doja kandidatë që vijnë nga administrata e Ministrisë së Jashtme, që kanë ndërtuar një karrierë në diplomaci”- tha Dritan Shehi.
Ndërsa, Tomorr Alizoti vuri në dyshim paanshmërinë politike në kryerjen e detyrës së përfaqësuesit diplomatik dhe i cilësoi “qoka” politike të kryeministrit Rama emërimet e reja. “Politika e jashtme nuk i përket PS-së”- iu drejtua ai Bushatit.
Nënkryetari i komisionit, Agron Gjekmarkaj, vuri në dyshim dhe integritetin e emërimeve të reja. “Në diplomaci pa hequr ndonjë emër cilësor, ka shumë mediokritet”- tha ai duke in kujtuar Bushatit se ai kishte qenë publikisht aktiv në mbrojtje të qeverisë dhe nuk ofronte garanci për paanshmëri politike si ambasador.
Bushati u përgjigj se detyrën e ambasadorit e shikonte si një mision patriotik. “Kam mësuar që çështjet patriotike kryesore të Shqipërisë, jashtë dyerve të politikës na bëjnë gjithmonë bashkë”- tha ai.
Gjatë seancës me Vasilika Hysin, deputetët e opozitës vlerësuan karrierën e saj jashtë politikës si mbrojtëse e të drejtave të njeriut, që sipas tyre ishte më e dobishme për vendin se sa emërimi si ambasadore.
“Meqë kur ka qenë PD në pushtet keni kërkuar të drejtat e njeriut do t'u bënte dhe më të moralshme tani që është PS në pushtet, të vini në detyrë të drejtat e njeriut”- i tha Alizoti.
Hysi tha se emërimi si ambasadore nuk do ta zbehë rolin e saj për forcimin e të drejtave të njeriut, pasi puna që do të bëjë lidhet me organizatat dhe misionet ndërkombëtare që vëzhgojnë zbatimin e të drejtave të njeriut.
Në listën e kandidatëve të rinj është dhe Fatmir Velaj, ish-deputet dhe këshilltar i kryeministrit Rama, për të drejtuar misionin diplomatik në Austri, gazetari Mustafa Nano, si dhe lëvizje paralele të konsujve apo ambasadorëve aktualë në përfaqësi të tjera diplomatike.
Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës, i cili gjatë konferëncës me gazetarët ditën e sotme tha se d...
Nga konferenca e përjavshme me gazetarët ku u shtruan për diskutim zhvillimet e fundit politike në kampin opozitar, ku militantët e L...
Një ditë pas transferimit të tij në ambientet e paraburgimit të qytetit të Durrës, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako do t&eum...
Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën në Partinë Demokratike. Ai u shpreh se ndarja e partisë në 3 pjesë...
Kryeministri Rama ka mbajtur sot një konferencë për shtyp duke i dhënë vetes rolin e një lideri rajonal që i ka propozuar p...
Të emëruar nga ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako të përllogarisnin kostot për të bërë projektin e zbati...
SHBA- Për një kohë të gjatë, pjesa më grindavece e Evropës, rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të ketë nj&eu...
Pas deklaratave të kreut të qeverisë shqiptare se ka bërë një propozim për asociacionin e komunave ku ka popullsi serbe n&e...
“Ke nxjerrë sekretin hetimor, ti e ke lajmëruar Vangjush Dakon 4 ditë përpara se të arrestohej, mos më ndërpre të...
Ish-kreu i PD, Lulzim Basha është shfaqur sot në seancën e Kuvendit të Shqipërisë. Pak para se të hynte në sall&e...