VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se këto ditë mediat botërore po 'ziejnë' se dy anije të njërës prej kompanive më të mëdha në botë në transport detar, janë nisur nga Durrësi me mbetje toksike. Berisha tha se anijet e nisura për në Tajlandë, mbretëria e Tajlandës i ktheu mbrapsht. Ai shtoi se shteti nga u nisën zbaton kodin Omerta, kodin e mafies, heshtjen e varrit, pavarësisht se janë rreth 140 kontejnerë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur miq, këto ditë mediat botërore po ziejnë se dy anije të njërës prej kompanive më të mëdha në botë në transport detar, janë nisur nga Durrësi me mbetje toksike. Me lëndë të rrezikshme. Me 140 kontejnerë të ngarkuar në Durrës. Flet e gjithë bota, flasin mediat më të mëdha. Anijet e nisura për në Tajlandë, mbretëria e Tajlandës i ktheu mbrapsht. Nuk mund të pranohej.
Shteti nga u nisën zbaton kodin Omerta, kodin e mafies, heshtjen e varrit, pavarësisht se janë rreth 140 kontejnerë. Pavarësisht se janë ngarkuar nga porti i Durrësit. Pavarësisht se janë helme të rrezikshme. Nuk ka dyshim që kemi të bëjmë me një biznes kriminal të rrezikshëm, shumë të rrezikshëm për jetën, shëndetin e shqiptarëve.
Të dashur miq, kemi të bëjmë me një biznes kriminal të rrezikshëm të Edi Ramës dhe klanit të tij qeveritar.
Më thoni mua, si ka mundësi në një vend të prodhohen mijëra ton mbetje toksike dhe të jenë jetime? Të mos dalë prodhuesi i tyre? Të mos u dalë zot prodhimeve? Si ka mundësi që asnjë institucion që paguhet për kontroll të çdo gjëje që prodhohet në këtë vend, të çdo eksporti nga ky vend, të mos thotë dot një fjalë të vetme?
Cili qenka ai biznesmen i aftë që asgjëson çdo inspektoriat në Shqipëri, që asgjëson dogana, tatime, kontrolle e gjithçka tjetër dhe nis në det mijëra e mijëra ton helme lëndë toksike? Jo, ky nuk mund të jetë një biznesmen, ky mund të jetë vetëm kryepadrinoja e Shqipërisë, Edi Rama me klanin e tij.
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se prej disa kohësh qarkullojnë lajme se në tunelet e Sh...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sonte sërish në lidhje me vrasjen e Egli Progës ndodhur n&eu...
Ilir Meta TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumani. Në mbledhjen e Kryes...
Edi Rama TIRANA- Duke publikuar një artikull të revistës Monitor, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje emigrantëve q&...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e regjistruar në Pogradec, ku 29-vjeçari Denis Me&ccedi...
Kellici TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protes...
Balliu TIRANË- Koordinatori Rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e s...
Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme n&e...
Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë bal...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...