Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës nuk do ta vendosin votat e të dënuarve të burgut të qytetit, siç ndodhi në 14 Maj. Kolegji Zgjedhor i shpalli të pavlefshme zgjedhjet për këtë qytet, duke përmbysur procesin që kishte marrë bekimin e KQZ dhe të Komisionit të Ankimimit dhe Sanksioneve. Por çfarë ndodhi me procesin e zgjedhjeve në Rrogozhinë?
Edison Memolla i PS u shpall fitues me 21 vota para, ndërsa Shkëlqim Hoxha i BF doli humbës megjithëse kishte qenë para në rezultat. Gjatë numërimit të votave të dy kandidatët kishin qenë kokë më kokë. Deri në kutinë e fundit, që ishte ajo e burgut, Shkëlqim Hoxha i Bashkë Fitojmë ishte 57 vota para.
Ashtu siç ndodh rëndom, opozitarët e Rrogozhinës u entuziasmuan pasi ishin shumë pranë fitores. Pikërisht në fund, socialistët nxorrën asin nën mëngë, votat e të burgosurve.
Çuditërisht, kutia e burgut ishte lënë e fundit për t’u numëruar me një vendim të KZAZ-së, megjithëse radha ishte ndryshe. Shkelqim Hoxha e pa fitoren t’i ikte para syve, kur nga 57 vota para, doli 20 vota pas Edison Memollës të Partisë Socialiste.
Se përse të dënuarit kishin këtë preferencë masive për Partinë Socialiste nuk u mor vesh. Disa javë më pas, Berisha tha se kishte ndërhyrë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, por pa paraqitur prova.
“Qendra e votimit nuk është ngritur mbi bazën e vendimeve ligjore, por është ngritur vetëm nga drejtori i burgut që e kishte dhëndër këtë kandidatin socialist, me Ulsi Manjën që është dhe krimineli elektoral në krye të drejtësisë shqiptare” u shpreh Berisha.
Gjithsesi kur ankimuan procesin në Kolegjin e Ankimimi dhe Sanksioneve, juristët e “Bashkë fitojmë” publikuan një letër të drejtorit të burgut që kërkonte informacion, nëse duhej të votonin apo jo të burgosurit në 14 Maj. Ata thanë se drejtori e kishte organizuar vetë procesin, megjithëse kishte pikëpyetje nëse të burgosurit duhej të votonin apo jo për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës.
Një tjetër detaj që u zbulua në seancën e ankimimit ishte se babai i kandidatit Edison Memolla ishte punonjës i burgut, që shpalli fitues të birin.
Problemi qe se të burgosurit ishin të regjistruar me vendbanime në qytete të ndryshme. Vetëm 2 prej tyre ishin të banorë të Rrogozhinës.
Socialistët pretenduan se të burgosurit kishin votuar edhe në zgjedhjet e kaluara apo edhe në burgje të tjera, prandaj vota e tyre ishte e vlefshme, si një garanci e Kushtetutës. “Të burgosurit nuk janë skllevër, nuk u privohet liria e votës” e mbrojti votën e tyre Eridian Salianji i PS-së.
Votat e Rrogozhinës u rinumëruan dhe Edison Memolla i PS doli 21 vota më shumë se Shkëlqim Hoxha i “BF”-së.
Diferenca mes tyre, më e vogël se votat e burgut dëshmoi se kryetari i bashkisë ishte vendosur pikërisht me votat e të dënuarve. Në këtë situatë, Kolegji Zgjedhor e ka quajtur të pavlefshëm procesin dhe vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve./Lapsi.al
TIRANË- Përsëriten zgjedhjet lokale në Rrogozhinë. Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pranojë kërkesat e koalicionit...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban viziton këtë të premte Shqipërinë. Kjo u bë me dije nga vetë shefi i shtypi t&e...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban viziton këtë të premte Shqipërinë. Kjo u bë me dije nga vetë shefi i shtypi t&e...
Të martën në mbrëmje, në bibliotekën e qytetit të Gjakovës në Kosovën perëndimore, vazhdonin ende hapat...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për &Cced...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rrëmbimit nga Serbia të 3 policëve të Kosovës në kufirin mes dy vendeve. Kreu i qeveris&eu...
7 anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike kanë thirrur pasditen e së enjtes këtë forum, me qëllim mi...
TIRANË- Axhenda ishte bërë gati, e madje edhe marrëveshjet që priteshin të nënshkruheshin nga dy Qeveritë Kosovë-...
Kur disa media në Kosovë njoftuan se qeveria e Tiranës kishte anuluar mbledhjen mes dy qeverive ku ishte parashikuar firmosja e 14 marrëve...
Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar, RTSH, zgjodhi të martën Alfred Pezën si drejtorin e ri të Përgjithshëm, nj&...