POLITIKE

Argjinatura në lumin Seman/ Balluku: Ka prodhimtari të lartë. Rama: Emigrantët kthehen të punojnë në bujqësi

I.A Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2025, 14:06

Argjinatura në lumin Seman/ Balluku: Ka prodhimtari të lartë.

FIER- Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar punimet për argjinaturën e majtë të lumit Seman. Zv/Kryeministrja Balluku theksoi se në këtë zonë janë ndërthurur dy sektorë të rëndësishëm bujqësia dhe energjia, duke qenë se një pjesë më e madhe e tokave në zonën e Semanit janë kthyer tashmë në parqe fotovoltaike.

“Nga ana tjetër, e gjithë zona e Topojës, Libofshës dhe gjithë zona që  përfshihet ka prodhimtari shumë të lartë. Toka pjellore ka prodhimtari të lartë dhe ashtu siç e kemi koordinuar me Bashkinë e Fierit, por edhe me Këshillin Kombëtar të territorit në ditët në vazhdim, ne do jemi të gatshëm për  të zbatuar dhe Planin Rregullues përsa i përket bregdetit nga grykëderdhja e Semanit, deri në grykëderdhjen e Vjosës. Do jetë hera e parë që do kemi mundësi të dizajnojmë një vijë bregdetare për arsye turistike nga fillimi në fund”, u shpreh Balluku.

Nga ana tjetër Kryeministri Rama kërkoi që të punohet me këmbëngulje në drejtim të informimit lidhur me linjën e re të financimit prej 250 milionë eurosh të Bankës së Shqipërisë për të gjithë ata që duan të investojnë në bujqësi. Rama inkurajoi dhe emigrantët që kanë punuar në bujqësi që të sjellin në vendin e tyre, eksperiencën në këtë fushë.

“Ajo që duhet bërë tani dhe duhet përsëritur në mënyrë këmbëngulëse është informimi për linjën e re të financimit të Bankës së Shqipërisë. Janë 250 milionë euro të mbështetura me garancinë sovrane që ne po e përgatisim, një instrument shumë i favorshëm dhe me interesa shumë të ulëta për të gjithë ata që duan të investojnë në bujqësi, në zhvillimin rural, në agroturizëm. Kështu që, mund të interesohen pranë bankave të nivelit të dytë. Ndërkohë AZHBR duhet të bëjë punën e vet për ta koordinuar gjithë këtë proces se duhet shumë informacion. Nga ana tjetër, rehabilitimi i argjinaturave, ujitjes dhe kullimit, është një proces që vërtetë ka marrë kohën e vet, por po shkon drejtë kurorëzimit dhe shumë njerëz që s’kanë idenë fare thonë “akoma merreni ju me ujësjellësa? Akoma merreni ju me kanale e ujitje, këto gjëra bota i ka zgjidhur”. E dimë që i ka zgjidhur bota, por kur ne kemi filluar këtë punë ishin më shumë se gjysma e kanaleve e bllokuar dhe më shumë se gjysma e tokës së punueshme ishte e braktisur për shkak se s’kishte ujë. Rikuperimi që ne kemi bërë është i jashtëzakonshëm dhe në një kohë relativisht të shkurtër, ne me buxhetet modeste që kemi pasur, tani buxheti ka filluar të bëhet më domethënës për shkak se është rritur ekonomia, janë rritur të ardhurat, por nga ana tjetër çdo punë do kohën e vet. E fundit që dua të shfrytëzoj rastin tani është që pa diskutim që kush kthehet dhe sjell dhe eksperiencën që ka në Greqi në Itali apo gjetkë, po sidomos në këto dy vende me bujqësinë, duke e hedhur në tokën e vet, qoftë për prodhim, qoftë për përpunim, qoftë për ambalazhim, qoftë për agroturizëm, 100% i del më mirë llogaria sesa të vazhdojë të rrijë atje. Dhe jam bindur i që kjo tendencë do fuqizohet vit pas viti," u shpreh ai. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë