POLITIKE

Arlind Qori: “Tirani” Rama do të rrëzohet nga mbipushteti

e. d Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 20:13

Arlind Qori: “Tirani” Rama do të rrëzohet nga mbipushteti

TIRANË- Duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit “ekstremisht të pabarabarta”, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe deputeti i ardhshëm Redi Muçi deklaruan të enjten në një konferencë për shtyp se beteja e tyre sapo ka filluar dhe se ata kishin bindjen se qytetarët do të gjejnë forcën të kundërshtojnë atë që e cilësuan si klimë frike dhe presionesh të organizuara nga qeveria.

“Të gjithë ne jemi dëshmitarë të presioneve të panumërta që partia në pushtet i ka bërë nëpunësve të administratës, bizneseve të vogla, e kemi ndjerë këtë sa herë kemi shkuar për të takuar qytetarët,” deklaroi Qori.

“Shqipëria pas 11 majit në shumë aspekte gdhihet e zymtë,” tha Qori ndërsa citoi disa vargje të njohura të Fan Nolit që flasin pë “tiranin që kërrusi atdhenë”.

“Ky tiran që ka shthurrur fenë dhe ka kërrusur atdhenë nuk ia ka dalë të shuajë shpresën e qytetarëve shqiptarë për ndryshim dhe një pjesë e kësaj shprese lidhet me emrin e Lëvizjes Bashkë,” deklaroi Qori.

“Edi Rama duket jashtëzakonisht i pushtetshëm […] kjo nuk na step. Në analizën tonë politike ky mbipushtet do të jetë ai që do ta fundosë Edi Ramën,” shtoi ai.

Sipas Qorit, Rama vështirë se do të mund t’u tregojë pensionistëve apo punëtorëve përrallën me bufin Berisha të cilën ua tregoi gjatë fushatës elektorale dhe do të duhet të përballet me realitetin që ka krijuar.

Fan Noli ishte një politikan i krahut të majtë në Shqipërinë e viteve 1920 dhe kreu i një qeverie gjashtëmujore që nuk u njoh nga ndërkombëtarët për shkak se erdhi në pushtet përmes kryengritjes dhe jo përmes zgjedhjeve. Noli humbi në fushëbetejën e armatosur përballë Ahmet Zogut, “tiranit që kërrusi atdhenë” në poezinë e tij të vitit 1928 Anës Lumenjve dhe u arratis nga Shqipëria për në SHBA, ku u nda nga jeta katër dekada më vonë ndërsa “tirani” nuk u lebetit nga populli por u rrëzua nga pushtimi i Italisë Fashiste pesëmbëdhjetë vjet më vonë.

Deputeti i ardhshëm Redi Muçi deklaroi se betejat e tij parlamentare do të lidhen me projektligjin për Minimumin Jetik të depozituar më herët në Kuven si ligj i propozuar nga zgjedhësit, me shtimin e fondeve për çështjet sociale si dhe me krijimin e një legjislacioni të përshtatshëm për të lejuar qytetarët të organizojnë më lehtë referendume për çështje që i shohin me interes.

Referendumet rregullohen me një seksion të Kodit Zgjedhor të vitit 2023 dhe organizimi i tyre ka rezultuar deri më sot pothuajse i pamundur për shkak të vështirësive procedurale të vendosura në këtë ligj. Kodi zgjedhor është ndryshuar shumë herë që nga ajo kohë por vullneti politik për të rregulluar kapitullin për referendumet ka munguar. Referendumet janë gjithashtu kauzë e Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.

Lëvizja Bashkë arriti të marrë pothuajse 24 mijë vota ndërsa një pjesë e kutive vijon të numërohet, si dhe fitoi një mandat deputeti në Tiranë, ku mori një rezultat më të mirë se sa në nivel kombëtar, me sukses veçanërisht të lartë në zonat urbane dhe në lagjet relativisht më të pasura të kryeqytetit.

Me rreth 1.55% të votave të vlefshme të fituara, Bashkë duhej të kishte siguruar normalisht dy mandate deputetësh ndërsa pabarazitë e sistemit bënë që njëri t’i kalojë partisë më të madhe, pra Partisë Socialiste.

Bashkë është një nga tre partitë e reja që arritën të fitojnë mandate. Partitë e reja fituan në total rreth 165 mijë vota deri në këtë fazë të numërimit ose pothuajse 11% të votave të vlefshme. Ironikisht, 9 apo 10 mandatet që u takojnë partive të vogla i kanë kaluar, për shkak të pabarazisë sistemike, partisë që këto parti synuan të sfidonin, pra Partisë Socialiste, e cila me këtë shumicë ka mundësi të ndryshojë rregullat e lojës elektorale, siç ka bërë më herët në vitin 2020, kur deputetë të opozitës mbështetën ndryshimet e kërkuara nga Rama, gjë që i dha mandatin 2021-2025 me 49% të votave dhe me 53% të ndenjëseve në parlament.

Zgjedhjet u kritikuan nga vëzhguesit ndërkombëtarë si “të pabarabara” dhe me praktika elektorale të partisë në pushtet “të papajtueshme me standardet ndërkombëtare”./ Reporter.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë