Pas ndalimeve dhe më pas lënies në masa të ndryshme të disa drejtorëve dhe zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, ka ardhur edhe një reagim i deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
Me një reagim në Facebook, Këlliçi shkruan se, vazhdon praktika e qeverisjes në Bashkinë Tiranë me modelin e ndërtuar nga Erion Veliaj, i cili edhe pse vetë iku dhe është në burg, modeli i tij ‘5D’ vazhdon të funksionojë në bashkinë e kryeqytetit.
‘Lukunia e drejtorëve hajdutë në Bashkinë Tiranë duket se nuk ka fund. Nën modelin e ngritur nga Erion Veliaj dhe shefi i tij Edi Rama, çdo tragjedi njerëzore kthehet në mundësi për të zhvatur qytetarët.
I tillë është rasti në Kombinat, ku me justifikimin e dëmeve nga tërmeti u ngrit në këmbë një sistem i tërë hajdut për të vlerësuar pallatet si të pabanueshëm dhe për t’i hapur rrugë lejeve të ndërtimit drejt klientëve të tyre,’ shkruan Këlliçi në Facebook.
Ai shton se kjo praktikë ka ndodhur mbi kurrizin e banorëve, të cilët u përballën me dhunën e shtetit, zhvendosjen dhe shpronësimin e padrejtë.
‘Sigurisht, e gjithë kjo mbi kurrizin e banorëve të cilët e gjenin veten në dhunën e shtetit, zhvendosjen dhe shpronësimin e padrejtë.
Gjej rastin të përgëzoj qytetarët e Kombinatit dhe Grupin për Mbrojtjen e Kombinatit (GMK) të cilët e kundërshtuan me forcë diktimin arbitrar dhe futjen brutale të duarve qeveritare në xhepat e tyre, në shtëpitë e tyre. Qëndresa juaj është shembull se si pushtetit të korruptuar i duhen prerë duart, para se të shkelë çdo të drejtë njerëzore e kushtetuese,’ thekson deputeti i PD-së në reagimin e tij.
Ai përmend edhe një rast konkret: ‘Sa për bandën e sotme, Ben Maloku, një prej yjeve të ekipit hajdut të Bashkisë Tiranë dhe i denoncuar prej meje në mënyrë permanente për më shumë se dy vite, mori atë që meritonte. Vjedhja e votave qytetarëve të Zall Herrit dhe jo vetëm, është një krim që nuk do të amnistohet kurrë.’
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
9 Dhjetor18:48
Rama u përmend gjyqtarëve pagat, Burimi: Debat legenash, ai është nën presion nga Balluku
Gazetari shqiptar që jeton e punon në Paris, Genc Burimi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon ka komentuar debatin e sot&eu...
POLITIKE
9 Dhjetor18:29
Xhixho: Rama mbron aferën e 50 milionë eurove të Ballukut! Meta dha dorëheqjen si zv/kryeministër për një video të manipuluar
Tensionet mes qeverisë dhe drejtësisë janë përshkallëzuar, pas pezullimit të ministres Belinda Balluku nga detyra, e cila a...
POLITIKE
9 Dhjetor17:12
Qeveria zgjeron hartën e implementimit PPP-ve, burgjet dhe infrastruktura gjyqësore me PPP
Qeveria ka vendosur të zgjerojë fushën e zbatimit të koncesenoneve publik privat, ku do përfshihen shpërndarja e ujit, energjis&...
POLITIKE
9 Dhjetor16:00
''Çështja Balluku''/ Rama vijon presionin ndaj Kushtetueses: Nuk ka rritje pagash për gjyqtarët
Edi Rama ka reaguar për herë të dytë brenda ditës së sotme (9 dhjetor 2025) duke rritur trysninë ndaj Gjykatës Kushtet...
POLITIKE
9 Dhjetor15:45
“Skandale të paprecedenta”/ Këlliçi: Balluku po hetohet edhe për 120 mln eurot e Tigri 1 dhe Tigri 3
Deputeti i PD, Belind Këlliçi u shpreh në studion e News24 se Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO, po hetohet p&e...
POLITIKE
9 Dhjetor15:06
Avokati i Popullit/ Strazimiri: Deputetët e PD s’kanë firmosur asnjë kandidaturë, PS po e kthen këtë proces në një farsë
Deputeti demokrat, njëherazi edhe anëtar i Komisionit të Ligjeve, Gent Strazimiri ka informuar edhe njëherë tjetër se Partia Dem...
POLITIKE
9 Dhjetor14:59
Tedi Blushi prezanton pr/ligjin për uljen e TVSH të produkteve të shportës nga 20% në 5%: Ndihmë për çdo shqiptar në nevojë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, prezantoi në Komisionin e Ligjeve projektligjin për uljen e TVSH...
POLITIKE
9 Dhjetor13:40
Berisha: Kushtetuesja që rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, paturpësisht pranoi padinë e Ramës
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët akuzoi Gjykatën Kushtetuese se rrëzoi padrejtësisht kë...
POLITIKE
9 Dhjetor13:15
"Toleranca zero e Ramës"/ Berisha: Do bojkotojmë votimin e së enjtes për Avokatin e Popullit
Kreu i opozitës njoftoi se Partia Demokratike do të tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Berisha e quan kë...