POLITIKE

Arrestimet dhe dënimet e ish-ministrave, Rama: Nuk mbrojmë asnjë, unë kam punuar me 40 ministra

I.A Përditësimi i fundit 16 Maj 2024, 21:41
Arrestimet dhe dënimet e ish-ministrave, Rama: Nuk mbrojmë asnjë,
Edi Rama

GREQI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme po identifikon personat e korruptuar në qeverinë e tij. Në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Rama tha se mazhoranca ka ngritur sisteme që kanë ulur korrupsionin në vend. Rama foli dhe për ministrat të cilët janë akuzuar apo dënuar për korrupsion, duke thënë se për këtë dënime duhet të përgëzohet PS pasi i ka shpallur luftë korrupsionit.

Fevziu: Një parti që drejtoret bëjnë dhe i japin tendera vetes në qoftë se është e vërtetë, sepse do të presim drejtësinë që ta japi, por deri tani nga dosja që kemi parë. Një parti që ka kaq shumë ministra dhe kryetar partie në burg.

Rama: Unë kam punuar me mbi 40 ministra  dhe nga këta ministra janë 3 apo 4 në 10 vite. Partia Socialiste vetëm forcohet  dhe vetëm zgjerohet.

Fevziu: A jeni përgjegjës për këtë korrupsion që e ka evidentuar SPAKU?

Rama: Unë jam përgjegjës për faktin që ky korrupsion po evidentohet, sepse po të mos ishte Partia Socialiste nuk do të ishte SPAK.

Fevziu: A ishte ky një sistem korruptiv i ngritur apo është çështje individësh?

Rama: Nuk ka sistem korruptim të ngritur, sepse po të kishte sistem korruptim të ngritur ashtu siç interpretohet nuk do të ishte Shqipëria në tavolinën e negociatave. Komisioni Evropian është institucioni i vetëm që ka dhjetëra e qindra persona të angazhuar që merren 24/7 me faktet. Nuk merren me faktet 24/7 as televizionet, as gazetat, as partitë, asnjeri. Ata merren dhe ata e dinë ekzaktësisht çfarë është çfarë. E dyta unë solla shembujt atje se ne kemi ngritur sisteme dhe po vazhdojmë të ngremë sisteme që e kanë ulur korrupsionin, nuk është ngritur korrupsioni. E treta kjo shpjegohet me faktin se ka një luftë të thelluar kundër korrupsionit  dhe këto qe po dalin janë rezultat i kësaj lufte.

Fevziu: Ju vetë e ndjeni veten të njollosur nga ky korrupsion?

Fevziu: Penalisht ju nuk keni akuzë, por ju keni në arrati zëdhënësin tuaj, ministra ke në burg.

Rama: Kjo është një arsye për të thënë bravo Partisë Socialiste. Sepse Partia Socialiste është e para dhe e vetmja forcë politike në historinë e shtetit shqiptar që nga 1912 që ka hequr nga kontrolli politikë dhe që thotë shumë thjeshtë : “Nuk dua ta di fare a je zëdhënësi, a je shoku, a je tjetri ,a je tjetri… Në këtë pikë nuk ka shokë, nuk ka zëdhënës, nuk ka asgjë tjetër por ka një ndarje të menjëhershme, kaq.

Fevziu: Kë do ta quanit ju përgjegjësi tuajën politike?

Rama: Do të quaja sikur mos të ishte kapur asnjë ish-ministër i Partisë Socialiste, sikur mos të ishte kapur asnjë nga drejtorët që janë kapur, sikur të ishin vënë para drejtësisë vetëm ata që janë të krahut tjetër. Kjo do të ishte përgjegjësi shumë e madhe politike. Nëse do të ishte e vërtetë se në Shqipëri ka një vjedhje masive me tendera…

Fevziu: Këtë po thotë SPAKU.

Rama: SPAK s’po thotë asgjë, përveçse po identifikon dhe po godet ashtu siç duhet të bëj raste të caktuara, ndërsa përgjithësimi që si këta që u kapën janë të tërë e bëni ju. E vërteta është në fakt nëse do të ishte kështu nuk do kishim kursyer gati 1 miliardë euro nga tenderat, nuk do kishim një numër operatorësh ekonomikë që fitojnë gara gati 3-fishin e atyre që fitonin para se të vinim ne.

edi rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë