POLITIKE

Arrestimet e liderëve të opozitës dhe plantacionet e kanabisit/ Berisha zbulon skemën e blerjes së zgjedhjeve

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Prill 2026, 15:18
Arrestimet e liderëve të opozitës dhe plantacionet e kanabisit/

Punimet e Forumit të International Democrat Union (IDU) vijojnë sot në ditën e dytë në Zagreb, duke mbledhur liderë dhe figura të rëndësishme politike nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat globale dhe rolin e së djathtës në një rend ndërkombëtar në ndryshim.

Gjatë fjalës së tij në panel, kreu i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta, duke theksuar se procesi themelor i demokracisë në vend, zgjedhjet, është kthyer në një farsë. Berisha denoncoi një sërë veprimesh që sipas tij kanë për qëllim blerjen e votave dhe bllokimin e rotacionit të pushtetit. Gjithashtu, kryedemokrati Berisha deklaroi se arrestimi i liderëve të opozitës pa bazë ligjore në prag të zgjedhjeve është një nga metodat e përdorura për të minuar demokracinë.

Ai bëri një paralele të drejtpërdrejtë mes situatës në Shqipëri dhe asaj në Tunizi nën drejtimin e Kais Saied, duke sugjeruar se të dyja vendet kanë ndjekur të njëjtën strategji për eliminimin e kundërshtarëve politikë.

Një tjetër akuzë e rëndë lidhet me atë që Berisha e quajti "blerje masive të zgjedhjeve". Sipas tij, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, qeveria ka fshirë gjoba dhe interesa me vlerë 100 milionë euro dhe ka dhënë "dhurata" prej 100 eurosh për çdo pensionist, veprime këto që synonin të ndikonin në mënyrë të paligjshme në rezultatin e votimit.

Berisha foli gjithashtu për një dekret që lejonte kultivimin e 29,000 hektarëve me kanabis, duke pretenduar se të ardhurat nga kjo veprimtari shërbejnë për qëllime të errëta. "Një bimë kushton pothuajse 1,000 euro të ardhura," pohoi ai, duke lënë të kuptohet se këto fonde përdoren për të manipuluar procesin elektoral.

Si pasojë direkte e këtij "shkatërrimi të demokracisë", Berisha theksoi shifrën alarmante të emigracionit. Ai pohoi se në 10 vitet e fundit, më shumë se 1,099,000 shqiptarë janë larguar vetëm drejt zonës Shengen, pa llogaritur rajonet e tjera. "Pa zgjedhje, nuk ka të ardhme," tha ai.

Në mbyllje të fjalës së tij, Berisha bëri thirrje për rivendosjen e proceseve themelore demokratike, duke e konsideruar këtë si nevojën më urgjente për të ardhmen e kombit.

Biseda në panel:

Moderatori: Z. Berisha, shumë shkurt nëse mundeni, dhe më pas do të kalojmë në një raund pyetjesh nga audienca.

Berisha: Procesi më themelor për një vend demokratik janë zgjedhjet dhe mundësia e rotacionit të pushtetit. Nëse e bllokon këtë, demokracia bie gjithnjë e më shumë. Nëse arreston dy drejtues të partisë kryesore të opozitës dhe vendos nën proces penal pa asnjë arsye ligjore të tretin, në vitin e zgjedhjeve, kjo ka ndodhur në Shqipëri dhe në Tunizinë e Saied. Të dyja e bënë këtë. Nëse jep 2 miliardë e 100 milionë euro, fshin gjoba dhe interesa dy ditë para zgjedhjeve për të blerë zgjedhjet, atëherë nuk ka më zgjedhje.

Nëse jep dhuratë për vota, 100 euro për çdo pensionist. Nëse dekreton 29,000 hektarë plantacione kanabisi, ku për ne një bimë sjell pothuajse 1,000 euro të ardhura. Kjo do të thotë se po bën gjithçka për t’i kthyer zgjedhjet në farsë. Ne nuk kemi zgjedhje, nuk kemi të ardhme.

Kjo është arsyeja pse në 10 vite, më shumë se 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar vetëm drejt zonës Shengen, pa llogaritur të tjerët, pa llogaritur rajone të tjera. Prandaj mendoj se procesi më themelor për kombin tim duhet të rikthehet. Faleminderit.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë