POLITIKE

"Askush nuk do e çojë votën dëm në 11 Maj"/ Meta: Opozita do të arrijë një fitore të thellë! Do marrë 20 mandate në Tiranë

E.D Përditësimi i fundit 17 Mars 2025, 17:25

"Askush nuk do e çojë votën dëm në 11 Maj"/

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke folur për zgjedhjet e 11 majit tha se opozita do të arrijë një fitore të thellë. Meta në një intervistë për "SYRI TV", theksoi rëndësinë e listave të hapura dhe tha se kandidimi i tij në Tiranë është një mesazh i qartë për forcimin e demokracisë dhe llogaridhënies. Ndër të tjera Presidenti i PL  u shpreh se koalicioni opozitar ka potencialin për të siguruar 20 mandate në kryeqytet, ndërsa ka parashikuar ndryshime të mëdha edhe në qarqe të tjera.

Sipas tij, Berati do të përjetojë një përmbysje historike, ndërsa Durrësi, Elbasani dhe Lezha do të jenë epiqendra të fitores opozitare. Gjithashtu ai ka kritikuar listën e Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si të dobët dhe të kontrolluar nga Edi Rama për interesa personale. Meta ka theksuar se Partia e Lirisë synon një rezultat dyshifror, duke siguruar një përfaqësim cilësor në parlament. Sipas tij, kurrë më parë opozita nuk ka qenë kaq e bashkuar dhe e vendosur për të fituar. 

1.  Z. Meta, në momentet e fundit ju shpallët kandidaturën tuaj në listat e hapura për Tiranën, ndërkohë që priteshit në listën e mbyllur në Fier. Përse duhet të rrezikoni kaq shumë?

Janë disa arsye parimore por edhe pragmatike. Parimore sepse unë dhe LSI kemi qenë të parët kundër listave të mbyllura që u miratuan me ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 dhe për këtë bëmë edhe grevë urie duke paralajmëruar dobësimin e parlamentarizmit dhe vetë llogaridhënies në interes të forcimit të autokracisë, siç e provoi koha.

Së dyti, unë besoj se jo vetëm duhet t’u qëndroj besnik bindjeve të mia, por edhe kam besim se me këtë mënyrë jap shembullin më të mirë për të gjithë, se duhen edhe sakrifica ekstreme për Fitoren kundër mafias në pushtet.

Ndërkohë jam besimplotë se koalicioni ynë i ka të gjitha potencialet për të fituar 20 mandate në qarkun e Tiranës dhe në këtë mënyrë për të futur nga listat e hapura 8 deputetë. Emrat dhe personalitetet e opozitës në listat e hapura janë tepër superiorë dhe mobilizues dhe përfaqësojnë një spektër të gjerë dhe domethënës.

2. Po listën e PS-së si e shikoni?

Lista e “Rilindjes” në Tiranë i jep lamtumirën e fundit edhe atyre pak emrave socialistë që Rama i kishte ruajtur deri tani sa për “shenjë”. Në ato pak mandate që Rama mund të marri do favorizojë ministrat që ka në lista të hapura duke u thënë kandidatëve socialistë që nuk ju votuan njerëzit. Aty nesër në opozitë, i duhen njerëz që t’i jenë vetëm atij borxhli pse do jenë deputetë dhe të mos i dali partia nga kontrolli.

3. Po qarqet e tjera si i shikoni?

Përveç Tiranës, mund të them me bindje të plotë se përmbysjen më të madhe nga ana cilësore e sasiore do e bëjë Berati, të cilin e njoh shumë mirë. Pra nga 5 – 2, ky qark do të shkojë 4 – 3 për opozitën. Të mos harrojmë se zgjedhjet e fundit LSI ja vodhën mandatin për 75 vota, e kjo ishte marrëveshje e dy palëve.

Po kështu, Lefter Maliqi, nga që ishte gënjyer nga Luli, bëri fushatë kundër opozitës. Tani situata është krejt e kundërt. Po kështu edhe ekipet. Koalicioni i bërë i jep me lehtësi maksimale 3 deputetë në cdo rast opozitës, por përballja e dy ekipeve, e ndryshon balancing në 4 me 3 për opozitën. Për këtë duhet vetëm 1 votë më shumë.

Lista e opozitës me shumë personalitete, ndërsa lista e PS më pak përfaqësuesja e mundshme. Skrapari jo vetëm është krejt i papërfaqësuar edhe formalisht, por edhe rruga Skrapar Përmet ka mbetur atje ku e kam lënë unë në 2017. Ndaj Skrapari do votojë Lefter Maliqin dhe bashkë me Lefterin do e lidhim brenda një viti Skraparin me Përmetin.

4. Si e parashikoni rezultatin e PL?

Rezultati i PL është i lidhur me rezultatin e PD – ASHM. Ndaj prioriteti i parë për mua dhe PL është maksimizimi i votës për koalicionin, sepse kështu jo vetëm prodhohen më shumë mandate, por rritet propabiliteti për kandidatët e PL për të fituar mandatet. Kjo vlen edhe për partitë e tjera të koalicionit. Në cdo rast, si Parti e Lirisë, do kemi rezultat dyshifror dhe një përfaqësim tepër cilësor, sic është edhe ai i katër deputetëve në listat e sigurta.

5. A ju prishin punë partitë e tjera opozitare?

Edi Rama e ka zakon, çdo palë zgjedhje sponsorizon  parti të “reja” si G99, për të krijuar idenë e përcarjes dhe mbushur emisionet që financohen nga inceneratorët, me “keqardhje” për gjoja përcarjen e opozitës. Askush nuk do e çojë votën dëm në 11 Maj.

Kurrë opozita s’ka qenë më e bashkuar se sot. Kurrë “Rilindja” s’ka qenë më inekzistente se sot (shikoni listat përfundimtare në 11 Maj). Kurrë opozita s’ka patur një program më konkret dhe bindës  si dhe një model të ri ekonomik që mbështet prodhimin vendas dhe eksportet, përkundër Narkoekonomisë që ka varfëruar skajshëm shqiptarët.

6. Pra ju jeni shumë optimist për 11 Majin?

Optimizmi im bazohet te realizmi dhe përvoja ime. Gjithçka është në favor të opozitës dhe ne duhet të bëjmë cdo sakrificë për ta realizuar  Fitoren. Edhe qejfi do mundim dhe sakrifica, thoshte Dritëro Agolli. Po Fitorja ndaj një regjimi mafioz? Padyshim që kërkon shumë sakrifica.

7. Po rezultatet në qarqet e tjera si i parashikon?

Jam i bindur se Durrësi dhe Elbasani do bëjnë një ndryshim të madh, ndërsa Lezha do shënojë një diferencë të thellë 5 – 2 për opozitën. Ndërkohë që Qarku i Korcës do jetë një surprizë tjetër ku Partia e Lirisë padyshim ka përfaqësimin më dinjitoz që ka pasur ndonjëherë me Dr. Gentian Çala, një personalitet i shkëlqyer jo vetëm i mjekësisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë