POLITIKE

"Asnjë votë për Tom Doshin dhe partitë e reja!" Berisha në Kukës: Minimum jetik 200 euro për çdo jetim dhe për çdo fëmijë të tretë dhe të katërt!

M.B. Përditësimi i fundit 21 Prill 2025, 20:05

"Asnjë votë për Tom Doshin dhe partitë e reja!"

KUKËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar takimet e tij elektorale duke u ndalur këtë pasdite në Kukës. Berisha tha se qytetarët nuk duhet të votojnë partinë e Tom Doshit dhe as partitë e reja.

Ai premtoi sërish për minimum jetik 200 euro për çdo jetim dhe për çdo fëmijë të tretë dhe të katërt. Berisha shtoi se në këtë mënyrë i japin një goditje përfundimtare varfërisë ekstreme dhe fshijnë nga harta e Shqipërisë varfërinë ekstreme. 

"Jo vetëm kaq, rrogëulëtit dhe pensionistët do kenë kartën e konsumatorit dhe do marrin të gjitha gjërat bazë 20 përqind më lirë. Me qindra e mijëra shqiptarë kërkojnë ilaçet nga njerëzit e tyre jashtë vendit, ose se nuk kanë mundësi t’i blejnë, ose se ilaçet këtu janë krejtësisht jashtë çdo standardi. Zotohemi para jush këtu, së pari, Tom Doshit dhe Vilma Nushit, javën e parë u vihet dylli", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, projekti ynë është një projekt që kërkon të ndryshojë jetën e çdo shqiptari. Po. Ky projekt nis së pari aty ku zemra e njeriut ka edhe anën e vet më njerëzore, tek dhembshuria, tek dashuria për njëri-tjetrin. Ndaj dhe ne kemi paketën e dhembshurisë. Me këtë paketë, ne zotohemi 100 ditët e para, çdo pensionisti, çdo njeriu në ndihmë ekonomike, çdo studenti, çdo jetimi, çdo fëmije të tretë dhe të katërt në familje, do t’i vendoset minimumi jetik 200 euro. Në këtë mënyrë ne i japim një goditje përfundimtare varfërisë ekstreme, fshijmë nga harta e Shqipërisë varfërinë ekstreme. Rrogën minimale, nuk do mund të paguhet kush në Shqipëri nën 500 euro. Rroga mesatare do jetë 1200 euro.

Jo vetëm kaq, rrogëulëtit dhe pensionistët do kenë kartën e konsumatorit dhe do marrin të gjitha gjërat bazë 20 përqind më lirë. Me qindra e mijëra shqiptarë kërkojnë ilaçet nga njerëzit e tyre jashtë vendit, ose se nuk kanë mundësi t’i blejnë, ose se ilaçet këtu janë krejtësisht jashtë çdo standardi. Zotohemi para jush këtu, së pari, Tom Doshit dhe Vilma Nushit, javën e parë u vihet dylli. 3500 tendera fiton në vit Tom Doshi nga Edi Rama dhe e nxjerr Tomën për të blerë vota pastaj. Asnjë votë Tom Doshit, asnjë votë partive të vogla, të ashtuquajtura të reja, të cilat janë paterica të Edi Ramës. Miqtë e mi, ju garantoj se në 100 ditët e para Këshilli i Ministrave do aprovojë si listë ilaçesh për rimbursim të plotë, atë listë që qeveria italiane u rimburson qytetarëve të vet.

Dhe se në Shqipëri nuk do shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende të BE. Nuk jemi zengjinë si italianët, por në ilaçe do barazohemi me ta. Pra, çfarë ndodhi? Ku do i gjejmë ne këto para? Këto para, miqtë e mi, janë dhe u garantoj ju se janë edhe për më tepër se kaq. Por ne jemi 100 përqind të sigurt për këto që garantojmë. 630 milionë euro ka zhdukur Edi Rama me inceneratorin e Tiranës, me përzënien e Beketit, me avionin e tij në dispozicion, me sterilizimet, me PPP-në e analizave, me checkupin. Që të gjitha këto do u kthehen ju në rroga, pensione, ndihmë ekonomike 200 euro.

kukes

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë