''Plani diabolik i Ramës''/ Belind Këlliçi: Roni i punëve të pista, ka skemën gati për të mbyllur gojën e Ambasadës Amerikane
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...
Kreu i Grupit Parlamntar ka reaguar gjatë ditës së sotme pas publikimit të përgjimeve nga ish zëvendës kryeministri Arben A...
Perent Lëngu, një punonjës me karrierë 18 vjeçare në burgun e Drenovës të Korçës, është marr&e...
Partia e djathtë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka kërkuar deportimin e më shumë se një milion refugjatëve,...
Një incident ka ndodhur ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës rreth orës 01:30 të së martë...
Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali dhe trupi i tij është gjetur brenda një automjeti të fundosur n&...
Të ardhurat që shteti siguron nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara kanë shënuar një rritje t...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka sqaruar qëndrimet e tij kritike ndaj disa ministrave të kabinetit, duke theksuar se reagimet e tij janë “në të mirë të punës dhe njerëzve”.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Braçe u shpreh se brenda qeverisë ka ministra që “vegjetojnë”, ndërsa ai e sheh detyrë të sinjalizojë çdo mungesë efikasiteti.
I pyetur nëse kritikat e tij shërbejnë për të tërhequr vëmendje, Braçe u përgjigj prerë:
“Pse s’duhet? Ne kemi detyrim ndaj njerëzve. Edhe brenda maxhorancës duhet të bëjmë rolin e pasqyrës. Kur një ministër fle, duhet t’i thuhet: lëviz!”
Ai tregoi se shpesh akuzohet se sillet si në opozitë, edhe pse është pjesë e pushtetit. “Nuk sillem si në opozitë. Por kur gjërat nuk ecin, e them në Parlament, në takime pune dhe, po qe nevoja, publikisht. Qytetarët s’duan të dinë nëse ti i ke marrëdhëniet mirë me qeverinë, duan zgjidhje”, tha Braçe, duke shtuar se qeveria “duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, jo me krahët në ajër”.
Sa i takon efikasitetit të ministrive, Braçe solli në vëmendje të dhënat e diskutuara në Komisionin e Ekonomisë. Sipas tij, buxheti faktik i vitit 2024 tregon për shpenzime të parealizuara, me rreth 62 miliardë lekë të pashpenzuara dhe mbi 1.1 miliard euro fonde të pashfrytëzuara.
“Kur ti nuk përdor paratë që ke arkëtuar, je në gjumë. Ministrat që nuk materializojnë paranë publike nuk po bëjnë detyrën. Përse rrinë në karrige? Buxheti nuk funksionon vetëm me të ardhura; duhet edhe shtylla e shpenzimeve dhe rishpërndarja,” deklaroi ai.
Braçe vlerësoi se disa ministra të rinj janë vendosur me të drejtë në detyrë, por shtoi se “ende nuk shihen rezultate”.
Erion Braçe: Pse s’duhet bërë kjo gjëja! Jemi një qeveri për të përmbushur angazhimet që kemi marrë kundrejt njerëzve, por jemi dhe përballë kësaj qeverie, për të bërë rolin e pasqyrës, dhe brenda maxhorancës. Një ministër, që ka të tillë që vegjetojnë, pse mos të vihet para pasqyrës për t’i thënë; ej po fle. Ej lëviz. Do e bëja për veten time dhe për qeverinë. E kam bërë kohë pas kohe, dhe kur isha zv.kryeministër. Ka njerëz që se mendojnë këtë. Ka shumë gjëra që thuhen pas teje.
Më ka shqetësuar shumë një fjali që më tha dikush në Divjakë, të thënë nga dikush në pushtet, aktualisht dhe më herët dhe mbase në të ardhmen, që; ky se ka kuptuar akoma që është në pushtet, por sillet si në opozitë. Por nuk sillem si në opozitë. Por kur gjërat nuk ecin, ta them disa herë, në seanca në Parlament, në takime personale dhe pune, dhe kur nuk lëviz gjëra, do ta them dhe publikisht. Pse s’duhet ta them publikisht? Patjetër që do e them sepse kam detyrim kundrejt atyre njerëzve.
Qytetarët nuk duan t’ia dinë nëse ti e ke mirë me qeverinë tënde, s’duan t’ia dinë, ata duan zgjidhje të problematikave. Qeveria duhet të jetë me këmbë në tokë, jo me krahë në ajër. Kur shoh se krahët janë në ajër jo për të fluturuar, por për të dalë nga realiteti. Duhet ta bëjë dikush këtë gjë, që të biem me këmbë në tokë.
Në komisionin e Ekonomisë janë diskutuar shumë gjëra. Buxheti faktit i 2024-ës sjell në vëmendje faktin se kishte 43 mln lekë, shpenzime që nuk janë realizuar. Në fund të muajit shtator jemi në 45 mld lekë suficit dhe kemi 62 mld lekë të pa konsumuara, pa 1.1 miliard euro të pashfrytëzuara. Buxheti për vitin e ardhshëm shënon rekord. Kur ti nuk përdor paratë që ke, i ke në buxhet, i ke arkëtuar, ti s’ke qenë efikas për të kryer shpenzimet për ata njerëz që flas unë. Ministrat që nuk e materializojnë paranë publike, janë në gjumë.
Kur nuk përdor paratë, janë arkëtuar, janë mbledhur ato, buxheti nuk funksionon vetëm me një shtyllë, pasi duhet dhe shtylla e shpenzimeve. Të marrësh pra para për të rishpërndarë. Nëse nuk funksionon rishpërndarja, për çfarë rri si ministër. Kemi ministra të rinj, që u bë mirë që u zëvendësuan, por nuk shohim se po bëjnë gjë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale deklaroi se Edi Rama burg...
Nga Artur Meçollari Ja përse u dhuruan tre anijet e vjetra nga Italia? Aktivizimi i qendrës së Gjadrit, anashkalim i vendimit të gj...
Gazetari Andi Bushati, i ftuar në edicionin informativ Ora 19 në SYRI TV, ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me Luftar Hysën, i cili n...
Duke iu përgjigjur shqetësimit të ngritur nga qytetarët për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve, kryeministri Edi Rama dekla...
Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në emisionin Syri Digjital, foli mbi shpalljen “non grata” të biznesmenit Luftar Hysa nga Departamenti ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryetaren...
Gjatë një takim me banorët e njësisë 2 në Tiranë, kryeministri Edi Rama komentoi edhe komentin e një qytetari sipas t&eu...
Qindra burra dhe gra u mblodhën sot në një xhami në veri të Teheranit për t'u lutur për shi, ndërsa Irani po përjet...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pasi SPAK mori zyrtarisht nën hetim kryetaren e Bashkisë së Ros...
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho,njëkohësisht deputetet e kësaj force politike, ka denoncuar ashpër lidhje...