POLITIKE

Balliu: Dje SPAK vendosi të shpëtojë Ramën, Veliajn dhe Agaçin nga afera monstruoze e inceneratorit të Tiranës!

n.f Përditësimi i fundit 3 Gusht 2024, 13:03
Balliu: Dje SPAK vendosi të shpëtojë Ramën, Veliajn dhe
Balliu

TIRANË- Kordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balliu ka mbajtur një deklaratë para mediave ku ka folir në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës. Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se SPAK dje vendosi që të shpëtojë Erion Veliajn, Edi Ramën, Agaçin.

Ai shtoi se SPAK shpëtoi në veçanti për këtë njeri për të cilin janë bërë qindra denoncime, për Erion Veliajn dhe lidhjen e tij me aferën monstruoze të inceneratorëve. Sipas tij sot, SPAK u thotë qytetarëve se Erion Veliaj nuk di gjë për firmën e vet. 

Balliu shtoi se si ka mundësi që SPAK nuk e sheh firmën e Erion Veliajt?  Ai vijoj duke ngritur pytjrn se si ka mundësi që SPAK mbyll gojën, mbyll hetimet, mbyll veprimet për 12 persona, të cilët nuk mund të shkojnë as me pushime pa lejen e Veliajt, po paskan bërë aferën e shekullit qindra miliona eurosh pa dijeninë e tij?

Deklarata e Kordinatorit rajonal për Tiranën, Klevis Balliu:

Jemi këtu për transparencën që po bëjmë në bazë të një vendimi të turpshëm. Një vendim i turpshëm që është kthyer në provë konkrete për kapjen e SPAK nga duart e mafies së inceneratorëve. Dje, ky institucion vendosi që të shpëtojë Erion Veliajn, Edi Ramën, Agaçin.

Në veçanti për këtë njeri për të cilin janë bërë qindra denoncime, për Erion Veliajn dhe lidhjen e tij me aferën monstruoze të inceneratorëve. Dhe sot, SPAK u thotë qytetarëve se Erion Veliaj nuk di gjë për firmën e vet. Për këtë firmë.

Si ka mundësi që SPAK nuk e sheh firmën e Erion Veliajt? Si ka mundësi që SPAK mbyll gojën, mbyll hetimet, mbyll veprimet për 12 persona, të cilët nuk mund të shkojnë as me pushime pa lejen e Veliajt, po paskan bërë aferën e shekullit qindra miliona eurosh pa dijeninë e tij?

Ndërkohë që ky njeri ka firmosur, ka vënë firmën e tij, ka dhënë urdhrin e tij për vjedhjen monstruoze të qytetarëve të Tiranës. Dje SPAK u tha qytetrarëve të Tiranës se do të vazhdoni të paguani 80 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston.

Dje SPAK u zyrtarizua si avokati i mafies së inceneratorëve. Kjo është e rëndësishme për ët gjithë ata që duan një Shqipëri me drejtësi të vërtetë, por jo një Shqipëri ku drejtësia është kthyer në prostitucion juridik ku arrestohet dikush për të mbrojtur dikë tjetër, ku merret një ushtar për të mbrojtur një pronar, pronarin faktik të inceneratorëve.

SPAK është kthyer në avokatin kryesor dhe themelor të aferës monstruoze të inceneratorëve dhe produkti sot është ky, që pavarësisht hetimeve, pavarësisht fakteve dhe provave, dhe pavarësisht faktit të tmerrshëm që inceneratori i Tiranës nuk ekziston, sot qytetarët vazhdojnë të paguajnë për këtë aferë korruptive plot 80 mijë euro në ditë.

Dhe pronari faktik i inceneratorëve vazhdon të jetë i lirë. Ndërkohë që ata që sot janë të arrestuar dhe janë nën hetim, nuk janë asgjë tjetër veçse zbatues të urdhrave. Edhe grupi i ekspertëve që kishin propozuar Edi Ramës për këtë aferë korruptive, merren nën hetim, kurse Edi Rama që ka firmosur nuk merret nën hetim.

Apo Agaçi nuk merret nën hetim, nuk dënohet, nuk vihet në masë arresti. Të vetmit që vihen në masë arresti janë njerëzit dhe ushtarët e kësaj afere korruptive. Kjo është arsyeja themelore pse afera korruptive e inceneratorëve vazhdon dhe qytetarët vazhdojnë të paguajnë 80 mijë euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston.

Mbrojtësi dhe avokati më i madh i kësaj afere korruptive dhe korrupsionit është SPAK. Nga pretendimi se do ishin heronjtë e fëmijëve tanë, tani SPAK është heroi i arkitektëve të korrupsionit, është heroi i Erion Veliajt, Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit.

klevis balliu erjon veliaj edi rama inceneratori i tiranes

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë