POLITIKE

‘Balluku kryeredaktore e TCH’/ Arben Ahmetaj: E kanë spostuar Veliajn

I.A Përditësimi i fundit 29 Korrik 2024, 22:53
‘Balluku kryeredaktore e TCH’/ Arben Ahmetaj: E kanë spostuar
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se ministrja Belinda Balluku është bërë tashmë kryeredaktore e TopChannel, duke postuar nga kjo ‘detyrë’, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë kësaj, Ahmetaj ka deklaruar se i kanë dhënë urdhër Top Channel, që të sulmojnë Ervin Meten në kohën që ka qenë në detyrë si Ministër. 

Peka: Më josh pak kjo çështja e medieve. Ju po thoni se Belinda Balluku është tashmë kryeredaktore e TCH? Nuk është më Veliaj?

Ahmetaj: E kanë spostuar Veliajn, ngaqë është forcuar uniteti në parti shumë. Unë kam pasur konflikte me Erion Braçen, konflikte fiskale, ai mendonte për një gjë, unë mendoja ndryshe. Debate, njëherë fitonte ai, njëherë fitoja unë. Si nuk flasin për një gjë. Shikoni se çfarë ka ndodhur. Nuk ka incenerator. Po mirë, ti bëj unë një pyetje Erion Braçes. Të lutëm se nuk ka nevojë të më përgjigjesh se nuk dua të hyj në debat me ty. Dmth njohja e një njeriu është përgjegjësi. Sa ka njohur Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Edi Rama, që kanë dalë ashtu siç nuk ishin, që ka dashur ti çojë në të s’ëmës si puna ime. Dmth i bie që njohja ime me Mirel Mërtirin, nuk ka rëndësi pastaj se kush i bëri procedurat, kush ka vjedhur, ka incenerator apo jo, ku janë paratë,  ca 5D-je ka, çfarë  IPARD ka, nuk ka rëndësi çfarë AKSHI ka, çfarë tuneli ka. Apo të ja rrasim këtij, se njihte njërin. Kjo është PS. Jo nuk është kjo. PS është Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, është Ben Pëllumbi që nuk pati kurajo. Është Majko me gjithë të mirat e gjysëm të këqijat. Ka njerëz me dinjitet që nuk flasin. Pse nuk flasin.

Peka: Ku ka njeri me dinjitet aty.

Peka: Ju po hetoheni se keni pasur shok njërin, ndërkohë që ky që është me dinjitet e ka vëllain të dënuar dhe e fsheh.

Ahmetaj: Mos e ngatërro. Emra si këta, nuk më kanë dashur mua, por e di se do të vijë dita që do të flasin. Një ditë, njëri nga këta emra do të marrë të lexojë dosjen. Erion Braçe thotë e urrej këtë njeri, se ku ka qenë në mendjen e tij, kundër subvencioneve të bujqësisë, për shkak të pozicionit. Por të ja lexoj njëherë dosjen maskarait. Do ta lexojë dhe do të llahtariset. Fatmir Xhafaj mbase e ka lexuar dhe është llahtarisur. E del aty e thotë një sekondë, në parlament. E jep një mesazh që SPAK ti flasë mendjes. Pse SPAK nuk merret me këto. Edhe punën në konsulencën e Eriolës, jashtë Shqipërisë, që ska lidhje me inceneratorët, investimet publike, nuk ka lidhje me mua, e quan fiktive, është pastrim parash. Po pse more djalë të do qejfi ty që çdo ditë të jetës time ta cilësosh fiktive dhe pastrim parash. Shitja e pronave të familjes time dhe të Albinës ta cilësosh pastrim parash. E di çfarë bën. Investigon 2004, çpunë ka ky me 2004. E çfarë bën. Kur unë ribëj pas divorcit deklarimin, deklarim i rremë se nuk ka qenë aty. E kam deklaruar që në 2004, në 2009 e kam deklaruar aty, është ndarje pasurie me ish-gruan. Ooo, si ka mundësi që ti, apo nuk i lexon, apo të ka zënë sytë dashuria për bosin. E para njëherë po ta jap si këshillë personale, kujdes me dashurinë për bosin.

Peka: E keni nga eksperienca personale ...

Ahmetaj: Se pritat janë të pritshme, e dyta, mos e shkel ligjin për dashurinë për bosin. Zbatoje ligjin me rigorozitet për ti treguar dashurinë për bosin. Mos e bëj këtë. Mos e merr personale me askënd, as me atë doktorin që kur vjen në gjykatë, i thua, erdhi ky plehra. Se ka një doktor ai që ky ka dashur ta mbajë brenda, se ky do ti mbajë të gjithë  brenda. Dhe kur vjen ky në gjykatë, që kanë seancat, erdhi ky plehra, thotë Altin Dumani. E kanë  dëgjuar njerëz aty. Ka surpriza, të reja, kemi arrestuar ish-zv/kryeministrin për inceneratorët. Inceneratorët ta përsërita, e lexon dosjen ti, apo ta bën Millonaj me gjysëm llafet e saj, dhe Besmiri i Ulsiut. Të të sjell një fakt tjetër. Rasti Beleri. Beleri në kujtesën time të rinisë, është një burrë që ka cenuar integritetin e Shqipërisë. Dakord. Kështu është, dikur. Besoj i di thashethemet.

Peka: Nuk janë thashetheme, e di gjithë ngjarjen. Por në atë kohë PS, bënte protestë për ta mbrojtur në 1994. Po e kujtoj për publikun, ndjesë pastë i ndjeri Luan Hajdaraga, kurrë nuk e harroj që drejtonte një protestë në mbrojte të Belerit në atë kohë. Se mua më intereson shumë ky muhabeti i PS.

Ahmetaj: Në çfarë vend të botës ndodh ajo që ndodhi me Belerin. Që sot e kërcënon kryeministri, nesër arrestohet. E dyta, në cilën drejtësi të botës ndodh ajo që ka ndodhur me vendimin e një gjyqtareje që ka vënë në dyshim legjitimitetin e provave. E kam vendimin në kuti. Dhe SPAK e ka fshehur, ku ka ndodhur kjo. Kjo është drejtësia. Por çfarë ndodh në Shqipëri. Në ca vendi ndodh, do ta lejonin këtë në Amerikë, çfarë do ti bënin prokurorit. Do ta lejonin këtë në Francë, çfarë do ti bënin prokurorit.  Do ta lejonin këtë në Gjermani, çfarë do ti bënin prokurorit.  Do ta lejonin këtë në Itali, çfarë do ti bënin prokurorit. Po pse në Shqipëri nuk i ndodhka asgjë, heroi të fëmijëve tanë. Cila është arsyeja?

Ahmetaj: Arsyeja është se është kapur drejtësia. Nuk flet media, media komandohet, bjerini Ben Ahmetajt. Ma kanë pranuar vetë. TCH një televizion i dashur, i një burri mik i shtrenjtë i imi, ndjesë pastë, arrin e më godet mua me urdhër të kryeministrit për arsye, që do i themi tek e treta me data, me emra dhe persona. Shet dinjitetin TCH për çfarë.

Peka: Do të jetë i largët takimi i tretë...

Ahmetaj: Jo nuk do të jetë i largët. Do të ecim më shpejt se mund të ikim në të s’ëmës, meqë unë isha derr dhe duhet bërë një task forcë për gjueti të derrave. Derri pa atdhe, ky është, kanë sulmuar flamurin po sulmuan këtë. Tipik autokratik jo modern. Se ka autokrat modern që nuk e merr vesh. Autokrat komplet i vjetruar.

arben ahmetaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë