
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar pas marrjes si e pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku nga ana e SPAK, për tenderin e Tunelit të Llogarasë.
Reagimi i plotë:
Belinda Balluku u mor sot e pandehur nga SPAK. Nga sot, Shqipëria ka një zëvendëskryeministre të pandehur dhe një tjetër në kërkim ndërkombëtar.
Kjo është fotografia reale e një qeverie që prej vitesh fshihet pas propagandës, ndërsa korrupsioni ka zëvendësuar meritën, ligjin dhe përgjegjësinë. Tenderi i tunelit të Llogarasë, i denoncuar nga Gazment Bardhi mbi një vit më parë, është vetëm maja e ajsbergut. Pas tij qëndron një zinxhir aferash — nga aeroporti i Vlorës e deri te blerjet e energjisë — që rëndojnë mbi zëvendëskryeministren e vendit dhe mbi mënyrën sesi kjo qeveri përdor pushtetin.
Belinda Balluku duhet të japë dorëheqjen menjëherë.
Një zëvendëskryeministre e pandehur nuk mund të përfaqësojë më interesin publik dhe nuk mund të administrojë tendera e kontrata që peshojnë miliarda nga taksat e shqiptarëve. Shqipëria meriton një proces të pastër, pa ndikim politik, pa pengesa dhe pa frikë.
Por kjo nuk është vetëm përgjegjësi individuale.
Kjo është përgjegjësi politike e Kryeministrit Edi Rama, arkitektit të një sistemi që e ka ngritur korrupsionin në metodë qeverisjeje. Një qeveri ku ministër pas ministri, zëvendëskryeministër pas zëvendëskryeministri, përfundojnë nën hetim, nuk mund të flasë më për zhvillim, investime apo integrim europian.
Korrupsioni i ngritur në sistem është arsyeja pse Shqipëria nuk zhvillohet, pse bizneset largohen dhe pse investitorët amerikanë e europianë hezitojnë të vijnë. Ky është realiteti i një vendi të penguar nga një pushtet që ka humbur busullën morale dhe politike. Ky sistem ka një emër dhe një përgjegjës.
Deri sa të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë — nga ministrat te Kryeministri — Shqipëria nuk do të ecë përpara.
Ky është momenti për të thyer sistemin që ka marrë peng vendin dhe për të rikthyer shpresën se politika mund të jetë në shërbim të qytetarëve, jo mbi ta.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
31 Tetor18:36
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha. Tre merita që i njeh
Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos.
Berisha:
Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dh...
POLITIKE
31 Tetor18:27
Zv/kryeministrja pa masë/ Shehaj: SPAK duhej të pezullonte nga detyra gjithë zinxhirin drejtues të Ministrisë së Ballukut
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, e ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar marrjen n&eu...
POLITIKE
31 Tetor18:21
Zbulohet skandali i paprecedentë/ Tuneli i Llogarasë pa leje ndërtimi për 3 vite! Balluku dhe Rama nën përgjegjësi penale!
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur nga...
POLITIKE
31 Tetor18:19
Këlliçi: Marrja e Ballukut nën hetim konfirmon denoncimet publike të PD
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për marr...
POLITIKE
31 Tetor17:43
“Të bëhemi bashkë”/ Kandidati i pavarur Florian Binaj takon banorët te 'Fusha e Aviacionit'
Takimet elektorale të Florian Binajt, kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita kanë vijuar tek Fusha e Aviacionit’
Binaj ...
POLITIKE
31 Tetor15:51
Bardhi për Ballukun: Hajdute e milionave të shqiptarëve, shumë shpejt te burgu i grave në Pojskë
Lajmi për vajtjen në SPAK të zv/kryeministres Belinda Balluku, nën hetim për abuzime me tenderë në institucionin që dr...
POLITIKE
31 Tetor15:40
Presidenti Begaj reagon për vdekjen e Fatos Nanos: Lider liberal dhe reformator
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-iryeministrit të Shqipëris...
POLITIKE
31 Tetor13:57
Tedi Blushi i drejtohet Ulsi Manjës: Ju qe donit të shkarkonit Meten pse mbrojti Kushtetutën, tani mbroni Begaj që e shkeli
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Ted Blushi, theksoi se maxhoranca socialiste nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Bl...
POLITIKE
31 Tetor13:33
Saga Veliaj/ Historia e ndarjes politike më të bujshme të vitit, nga 13 akuzat tek shkarkimi dhe Kushtetuesja
Erion Veliaj u arrestua në 10 shkurt të këtij viti, me një vendim të GJKKO, pasi prokurorët kishin kërkuar masën e ''a...
POLITIKE
31 Tetor13:24
"Përplasja me Veliajn nisi pas fotos me Kamala Harris", shpërthen Berisha: Hoteli i Redi Mollës i familjes Rama
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot për tensionet në rritje mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryebashkiakut të Tiranës...