Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi përsëri në rrjetet e tij sociale lidhur me kallëzimin penal të depozituar ndaj Belinda BallukuT lidhur me tenderin për ndërtimin e paneleve diellore në Digën e Zadejës, me vlerë 8.13 milionë euro.
Në këtë projekt, sipas Bardhit, Belinda Balluku ka fryrë kostot, duke i shkaktuar një dëm prej 5 milion euro Buxhetit të Shtetit. Duke shfrytëzuar një tender të njëjtë të realizuar nga vetë SPAK për ndërtimin në godinën e tij të paneleve diellore, konstatohet se vlera e projektit për të njëjtin shërbim është afërsisht dy herë me e ulët se i njëjti shërbim i prokuruar nga Belinda Balluku në projektin e Digës së Zadejës.
Duke krahasur kostot të të dyjave projektve, Gazment Bardhi shprehet se nëse tenderi për ndërtimin e paneleve diellore në Digën e Zadejës do të zhvillohej nga SPAK, atëherë ky projekt do t’i kushtonte Buxhetit të Shtetit 3.6 milionë euro ose 4.5 milionë euro më pak se sa i ka kushtuar dyshes korruptive Balluku-Verdho, duke provuar kështu dëmin e rëndë që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit, parave të taksaguesve shqiptarë, me qëllim përfitimin e paligjshëm të kompanive private të lidhura me këtë dyshe.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
PALIGJSHMËRIA DHE ABUZIMI I BELINDA BALLUKUT ME 5 MILION EURO PROVOHET NGA NJË TENDER QË KA REALIZUAR VETË SPAK NË GUSHT 2025!
Në 4 nëntor 2024, kam kallëzuar në SPAK tenderin korruptiv për ndërtimin e paneleve diellore në Digën e Zadejës, me vlerë 8.13 milionë euro, që mban firmën e Belinda Ballukut dhe vartësit të saj, Ergys Verdho, duke i shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm prej të paktën 5 milionë euro që dihet se në xhepat e kujt kanë përfunduar.
Konkretisht, kompania fituese e tenderit do të ndërtonte kapacitetin prej 1 Mëp për vlerën 985 mijë euro, ndërsa e njëjta kompani në sektorin privat kishte ndërtuar të njëjtin kapacitet për vlerën 365 mijë euro ose 620 mijë euro më pak. Pra, nëse panelet diellore në Digën e Zadejës do të ndërtoheshin me të njëjtat çmime si në sektorin privat, atëherë Buxheti i Shtetit do të kursente së paku 5 milionë euro.
Por, paligjshmëria dhe abuzimi në këtë procedurë prokurimi publik provohen edhe nga një tender që ka realizuar vetë SPAK në gusht 2025 për ndërtimin e paneleve diellore në tarracën e institucionit. Konkretisht, SPAK ka shpallur tenderin me fond limit 80 mijë euro për 180 kËp ose 444.4 euro për kËp. Ndërsa, në tenderin e organizuar nga dyshja Balluku-Verdho, një kËP i kushton Buxhetit të Shtetit 985 euro, më shumë se dyfishi i kostos së SPAK.
Nëse tenderi për ndërtimin e paneleve diellore në Digën e Zadejës do të zhvillohej nga SPAK, atëherë ky projekt do t’i kushtonte Buxhetit të Shtetit 3.6 milionë euro ose 4.5 milionë euro më pak se sa i ka kushtuar dyshes korruptive Balluku-Verdho, duke provuar kështu dëmin e rëndë që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit, parave të taksaguesve shqiptarë, me qëllim përfitimin e paligjshëm të kompanive private të lidhura me këtë dyshe.
Dokumentet e tenderit të zhvilluar nga SPAK në gusht 2025, të cilat pavarësisht se prokurorët e posaçëm i kanë, do t’ua vëmë sërish në dispozicion, përbëjnë provën e pakundërshtueshme të paligjshmërisë, abuzimit dhe korrupsionit në sektorin e energjisë elektrike, me autore Belinda Ballukun dhe vartësit e saj, drejtues të kompanive publike. Vetë SPAK-u ka arritur të provojë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se ndodhemi së paku në kushtet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Prandaj, thirrja ime për prokurorët e SPAK që po merren me hetimin e kësaj afere korruptive, është të veprojnë menjëherë dhe pa vonesë për të konkluduar hetimet e tyre dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore dyshen Balluku-Verdho për veprimet dhe mosveprimet e tyre të paligjshme me pasoja shumë të rënda për Buxhetin e Shtetit dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se AKSH-i është shpallur botërisht si kopshti personal i kryeministrit Edi Rama, bashkëshortes s&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha pak detaje në lidhje me atë që pritet të ndodhë me nisjen e legjislaturës s&...
Duke folur përpara Spak-ut, kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se ka bisedat e Taulant Ballës me Suel Çelën. Berisha në fjal&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur nga SPAK-u për “krimet e Altin Troplinit” deklaroi se ndër të tjera ai ...
Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë përpara SPAK, për masën e sigurisë “de...
Thatësira e zgjatur gjatë vitit 2025 ka detyruar Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) të shpenzojë rreth 160 milionë e...
Mediat ndërkombëtare rikthejnë vëmendjen te Edi Rama, këtë herë duke vënë në shënjestër edhe koleg&e...
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD për Tiranën, në një deklaratë për mediat, është ndalur tek k&...
Erion Veliaj Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prej 6 muajsh në qelitë e paraburgimit në Durrës, pasi akuzohet...
Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Partia Socialiste e transformoi sistemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe të...