I mbyllur në makinën e tij vijon të rezistojë, autori i krimit në Roskovec nuk bindet nga RENEA, pozicionohen në terren snajperistët
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 0...
Edhe pse landfilli i Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët, denoncimet e banorëve tregojnë se në zonë...
Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit për fushatë denigruese ndaj opozitës në lidhje me procesin e integrimit europian. Në një reagim publik, Bardhi thekson se opozita nuk ka kërkuar asnjëherë ndalimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimi Europian, duke ia atribuar përgjegjësinë për vonesat vetë Ramës, si në periudhën kur ishte në opozitë, ashtu edhe tani në qeverisje.
Reagimi i plotë:
KUSH PO E DËMTON REALISHT INTEGRIMIN?
Edi Rama ka ndërmarrë një fushatë denigruese shpifjesh në raport me sjelljen e opozitës ndaj anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Ne kurrë nuk kemi kërkuar për asnjë sekondë dhe askund që të ndalet procesi. Edi Rama e ka bërë këtë, kur ishte në opozitë, duke vonuar për tre vjet marrjen e statusit të vendit kandidat, dhe tani si kryeministër.
Nuk po i hyj rekordeve të tjera të errëta të Edi Ramës për të vonuar integrimin që meritat të mos i merrte Partia Demokratike, e cila kreu reforma rekord për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në NATO, por më duhet të theksoj vetëm një rast të freskët sesi Edi Rama minoi besimin e vendeve anëtare tek Shqipëria.
Ky është rasti famëkeq i Belinda Ballukut!
Në vend që të sillej si kryeministër që vë përpara interesat e shqiptarëve, Edi Rama u soll si kukull e Belinda Ballukut. Kjo është e vetmja e vërtetë pse sot ne kemi vende anëtare që nuk kanë besim tek qeveria e Shqipërisë.
Çfarë kemi kërkuar ne si opozitë në raport me integrimin?
Të njëjtat standarde që kërkon Bashkimi Europian:
– të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, të mos ketë Belindë dhe Edi Ramë që dalin mbi ligjin
– zgjedhje të lira dhe të ndershme
– ekonomi pa oligarkë
– tendera pa paracaktim
– përdorim eficient dhe jo vjedhje të fondeve të BE
Këto nuk janë kërkesa të opozitës. Janë kushtet e Europës për anëtarësim.
300 milionë euro nga IPARD nuk i hoqi opozita. I pezulloi Bashkimi Europian, pasi u zbuluan abuzime të rënda me fondet nga qeveria e Edi Ramës.
Dhe sot, hezitimet e disa vendeve anëtare nuk kanë të bëjnë me opozitën,
por me pyetjet që ngre vetë Europa:
– për korrupsionin
– për presionin ndaj drejtësisë
– për mbrojtjen politike që i bëhet njerëzve të pushtetit në urdhër të kryeministrit
Kur kryeministri sulmon drejtësinë dhe mbron Belinda Ballukun apo kur do që të përdorë veglat e veta në Gjykatën e Lartë për të zhbërë SPAK-un, ai është shndërruar në armikun më të madh të Shqipërisë për anëtarësimin në BE.
Opozita ka të njëjtin qëndrim si studentët që pyetën sot Edi Ramën për integrimin dhe, në vend të një shtetari, panë një avokat të korrupsionit.
Anëtarësimi në BE nuk zgjidhet duke shpallur armiq të jashtëm dhe të brendshëm.
Shansi real që ne të rikthejmë besimin e vendeve anëtare është një qeveri e pakorruptuar, që vendos të parin interesin e qytetarëve dhe jo pushtetin personal.
Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti ka reaguar lidhur me çmimin e lartë të naftës në S...
Qeveria shqiptare po zbaton një model të perfeksionuar të justifikimit të aferave korruptive miliona euro. Sajohen kriza artificiale pë...
Procesi i integrimit europian të Shqipërisë ka ngecur për shkak të një kushti të qartë dhe të panegociueshëm t...
Deputeti Fatmir Mediu akuzoi gjatë seancës së sotme në Kuvend Taulant Ballën për sjellje provokuese dhe fyese ndaj opozitës...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar në përkujtim të 2 Prillit, duke akuzuar qeverinë dhe përfaqësues t...
Seanca e sotme plenare në Kuvend u shoqërua me tensione dhe debate të forta, duke çuar në braktisjen e saj nga opozita. Edhe k&eum...
Edi Rama nga takimi i mbajtur me asamblenë e PS në Njësinë nr.14 në Tiranë, është shprehur se PS-ja, i ka ndryshuar fa...
Gjatë një takimi me studentë mbi procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, një nga studentët u kap duk...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dalë në një deklaratë për mediat nga jashtë Kuvendi...
Në seancën plenare të zhvilluar ditën e sotme, mazhoranca ka miratuar e vetme një sërë projektligjesh, në një atmos...