POLITIKE

Bashkëpunimi ushtarak Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Mali i Zi thotë se nuk u ftua t'i bashkohej nismës

r.ll Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 22:34
Bashkëpunimi ushtarak Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Mali i Zi
foto ilustruese

PODGORICË- Mali i Zi nuk është ftuar që të bëhet pjesë e deklaratës për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, e cila u nënshkrua më 18 mars në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Siç ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë (REL) Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, ata “nuk janë në dijeni” që Malit të Zi i është ofruar të nënshkruajë këtë deklaratë.

Deklarata ka të bëjë me forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje për ruajtjen e paqes, duke përfshirë industrinë e mbrojtjes, veprimet për luftimin e kërcënimeve hibride dhe mbështetjen për integrimet euroatlantike, sipas Ministrisë kroate të Mbrojtjes. Përveç se kufizohet me të tria vendet nënshkruese, Mali i Zi është anëtar i NATO-s, njësoj si Kroacia dhe Shqipëria.

Nënshkruesit e deklaratës kanë theksuar se mbetet e hapur mundësia që kësaj nisme t’i bashkohen edhe vende të tjera. E pyetur nga REL nëse do t’i bashkohet deklaratës, Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë.

Në përgjigje u theksua se do të vazhdojnë forcimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, duke promovuar vizionin euroatlantik për Ballkanin Perëndimor.

“Si anëtar i NATO-s, theksojmë rolin e forcave të NATO-s në Kosovë [KFOR-it], si faktor i rëndësishëm që kontribuon në ruajtjen e një ambienti të qëndrueshëm dhe të sigurt, dhe ndaj mandatit të të cilit kontribuon edhe Mali i Zi, gjë që do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

As Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë nuk ka komentuar për pyetjen nëse Mali i Zi do të mund t’i bashkohet kësaj marrëveshjeje ushtarake. Po ashtu, as NATO-ja nuk komentoi.

“Nuk ishte e pritshme që në këtë situatë, Kroacia të ftonte Malin e Zi të bashkohej me deklaratën, gjë që nuk do të thotë se kjo nuk mund të ndodhë nëse përmirësohen marrëdhëniet bilaterale”, tha për REL-in ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, Dragan Samarxhiç.

Marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Malit të Zi u përkeqësuan pas miratimit të Rezolutës për Jasenovcin në Parlamentin malazez, në qershor të vitit 2024. Një muaj më vonë, Kroacia shpalli person të padëshirueshëm, Andrija Mandiçin, kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, Milan Knezheviçin, deputet, dhe Aleksa Beçiçin, zëvendëskryeministër, për shkak të asaj që u cilësua si “veprim i qëllimshëm për prishjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kroacinë”.

Në dhjetor 2024, Kroacia bllokoi mbylljen e një kapitulli në negociatat e anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, që lidhej me politikën e jashtme të sigurisë dhe të mbrojtjes. Edhe nëse do të ishte ftuar të bashkohej me deklaratën për bashkëpunim të mbrojtjes, Samarxhiç mendon se Qeveria e Malit të Zi nuk do të kishte pasur fuqinë politike për të dhënë një përgjigje pozitive.

“Qeveria aktuale e Malit të Zi po mban një balancë mes rrugës euroatlantike dhe përplasjeve të brendshme politike, gjë që mund të ndikojë në qëndrimin e saj ndaj nismave të tilla”, tha Samarxhiç.

Në Qeverinë në Podgoricë ka dy zëvendëskryeministra dhe tre ministra nga ish-Fronti Demokratik prorus, i cili është shpërbërë kohët e fundit, parti e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe është kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Lideri i këtij fronti, Andrija Mandiç, është kryetar i Kuvendit të Malit të Zi. Ata janë pjesë e shumicës qeverisëse që nga viti 2020, kur u rrëzua nga pushteti Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviçit, gjatë qeverisjes të të cilit, Mali i Zi u pranua në NATO.

A e ka shkelur deklarata marrëveshjen e vitit 1996?

Ndryshe nga Mali i Zi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vlerësoi se me nënshkrimin e deklaratës në fushën e mbrojtjes, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova “kanë hapur një garë armatimi në rajon dhe kanë shkelur marrëveshjen nënrajonale të vitit 1996”. Kjo marrëveshje, që ka të bëjë me kuotat e lejuara të armatimit, u nënshkrua në atë kohë nga të dy entitetet e Bosnje e Hercegovinës, Federata dhe Republika Sërpska, Kroacia dhe Republika Federale e Jugosllavisë, e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi. Samarxhiç, i cili ka marrë pjesë drejtpërdrejt në zbatimin e saj për shumë vite, vlerësoi se deklarata nuk ka shkelur asnjë nen të kësaj marrëveshjeje.

“Gjatë zbatimit shumëvjeçar të kësaj marrëveshjeje nuk ka pasur raste të shkeljes. Po ashtu, Shqipëria dhe Kosova nuk janë pjesë e këtij dokumenti. Pra, nuk shoh ndonjë lidhje shkak-pasojë midis këtyre dy marrëveshjeve”, theksoi Samarxhiç.

Në reagim ndaj deklaratave të Vuçiçit se deklarata ka hapur garë armatimi në rajon dhe se është i bindur që NATO-ja nuk është informuar për të, kanë reaguar zyrtarë nga Kroacia. Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviç, i hodhi poshtë vlerësimet e Vuçiçit, duke thënë se vendet nënshkruese e kanë ndërmarrë këtë hap mbi bazën e vendimeve të tyre, “për të cilat nuk duhet të kërkojnë leje nga askush, as nga Serbia dhe as nga NATO-ja”. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe që nga viti 2011 negocion me Prishtinën për normalizim të raporteve, proces që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Matje forcash mes Kroacisë dhe Serbisë

Që ky zhvillim dhe shumë të tjera në rajon lidhen me marrëdhëniet serbo-kroate dhe matjen e ndikimit të tyre, vlerëson për REL-in analisti ushtarak nga Beogradi, Aleksandar Radiç. Ai tha se veprimi i Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës është thelbësisht i drejtuar kundër interesave serbe:

“Mendoj se në Zagreb, edhe pse askush nuk do ta pranojë zyrtarisht, e shohin faktorin shqiptar si një mjet presioni ndaj Serbisë”.

Nga ana tjetër, shtoi Radiç, Vuçiç është në një krizë të thellë politike për shkak të protestave masive në Serbi:

"Vuçiçit i duhet tani të krijojë përshtypjen se serbët janë të kërcënuar, se ai është ai që mbron çështjen serbe nga presioni ndërkombëtar. Dhe sigurisht që nga ai mund të dëgjojmë vetëm kritika për marrëveshjen”.

Radiç gjithashtu tha se beson që deklarata nuk do të ketë pasoja të thella në fushën e mbrojtjes në rajon. Sipas tij, Kroacia, përmes saj, arriti bashkëpunim me popullin shqiptar në dy territore. Ai mendon se për Shqipërinë është më e rëndësishme bashkëpunimi me Turqinë, që do të ndikojë në rrugën e saj të mëtejshme. Deklarata, shton ai, për Kosovën është e rëndësishme si forcim i marrëdhënieve me vendet e NATO-s, derisa t’i ofrohet mundësia për t’u bërë pjesë e Programit për Partneritet për Paqe të aleancës.

“Por, natyrisht që në Beograd nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë shihet si diçka provokuese dhe do të ketë pakënaqësi, por asgjë më shumë se kaq”, theksoi Radiç.

Përveç Vuçiçit, reagoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, duke e cilësuar deklaratën si “provokim të hapur dhe injorim të rëndë të realitetit në terren”. Në përgjigje, ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anjushiç, tha se “ka kaluar koha kur Kroacia pyeste Beogradin se çfarë të bënte dhe si të vepronte”.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) vlerësoi se kundërshtimi i Serbisë ndaj kësaj nisme është “shkelje e hapur e marrëveshjeve të Brukselit”.

Sipas këtyre marrëveshjeve, tha MPJD, parashihet që Serbia nuk do të pengojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës dhe nuk do të pretendojë të flasë në emër të saj në marrëdhëniet me shtete dhe organizata të tjera./REL

shqiperi kroaci kosove mal i zi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë