POLITIKE

"Bashkia e Tiranës në vdekje klinike"/ Alimehmeti: Rama e ka uzurpuar! Po e përdor për qëllime elektorale

b.z Përditësimi i fundit 11 Mars 2025, 17:40
"Bashkia e Tiranës në vdekje klinike"/ Alimehmeti: Rama e ka
Ilir Alimehmeti

TIRANË - Kryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti ka komentuar këtë pasdite  situatën aktuale në Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë për Syri TV, Alimehmeti u shpreh se Bashkia e Tiranës është në një gjendje vdekjeje klinike, duke e lidhur këtë me vendime dhe zhvillime të pakontrolluara. Alimehmeti ka kritikuar qëndrimin e Erion Veliajt dhe ka shpjeguar se shumë figura të rëndësishme janë larguar nga ekipi i tij për shkak të kushteve të pasigurisë dhe situatave të krijuara.

Ai ka theksuar gjithashtu se situata është përkeqësuar pas arrestimeve të ndodhura, që kanë përfshirë drejtorë të ndryshëm dhe figura kyçe të administratës lokale. Për Alimehmetin, Rama po e përdor Bashkinë e Tiranës thjesht për qëllime elektorale dhe po e uzurpon pushtetin vendor, duke shkelur Kushtetutën. Ai e ka quajtur këtë një situatë të papranueshme për demokracinë vendore dhe ka nxjerrë në pah se kjo është një shkelje flagrante e parimeve të ndarjes së pushteteve.

"Është e vërtetë që ka mbi një vit e gjysmë që Bashkia e Tiranës është praktikisht në gjendje vdekje klinike. Ju besoj e keni shumë të qartë që, që kur e nisi këtë legjislaturë, që e nisi ashtu siç e nisi Erion Veliaj me shpurrën e vet, disa u larguan më herët se ndjenë erën, si minjtë që largohen nga anija. Ju e dini, i pari që u largua ishte vetë Mazniku, që ishte nënkryetar i Bashkisë së Tiranës shumë gjatë dhe shkoi ministër i Pushtetit Vendor.

E më pas patëm arrestimet e para, Taulant Tusha i pari në dhjetor, disa drejtorë të tjerë më pas në mars, disa të tjerë që u zëvendësuan, u shtua lista në vjeshtë, e me radhë. Element tjetër është që Rama është duke menduar, duke e përdorur Bashkinë e Tiranës thjesht si vepër elektorale, pra jo si koncept për të dhënë ato shërbime që duhet të japë Bashkia e kryeqytetit.

Si e bën Rama këtë? Shkon dhe e uzurpon vetë, pra shkon dhe shkel Kushtetutën me dy këmbë, shkon kryeministri dhe merr pushtetin vendor. Kjo nuk ndodh kurrë! Pushteti vendor dhe pushteti qendror janë të ndarë me Kushtetutë dhe bëhen zgjedhje të ndara. Po të kishte qenë që pushteti vendor ndodhet nën Kryeministri, atëherë mjaftonte të bënim ne zgjedhjet qendrore, siç kemi tani më 11 maj 2025, dhe kryeministri të shkonte t’i emëronte të 61 kryetarët e bashkive",- ka deklaruar Alimehmeti.

ilir alimehmeti bashkia e tiranes

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë