POLITIKE

"Bashkia është zhytur në luks dhe indiferencë," Hoti: 23 shkolla u mbyllën në Kurbin prej të ftohtit, shkak është bërë mungesa e sistemi të ngrohjes

n.f Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 11:27
"Bashkia është zhytur në luks dhe indiferencë,"
Hoti

TIRANË- Deputetje e PD-së, Eld Hoti ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj Hoti u shpreh se pezullimi i mësimit në vend përshkak të motit të keq ka ndodhur sepse nuk ka ngrohje në shkolla. Ajo thekson se afërsisht 1/3 e gjithë shkollave të vendit që nuk afrojnë mundësi mësimi ndodhen në Kurbin.

Hoti shtoi se Bashkia Kurbin është zhytur në luks dhe indiferencë, duke harruar qytetarët që vuajnë çdo ditë nga mungesa e kushteve bazike. Ajo tha se ndërsa ata të Bashkisë qëndrojnë në zyrat e tyre komode, mijëra familje janë lënë në errësirë dhe shkollat pa ngrohje. Deputetja e PD-së theksoi se fëmijët nuk mund të ndjekin mësimin në kushte të tilla, ndërsa institucionet heshtin dhe nuk marrin asnjë masë.

Sipas saj ulja e çmimit të energjisë me 1 lek nga qeveria është një tallje e hapur me qytetarët, kur mijëra familje në Qarkun e Lezhës janë prej ditësh në errësirë totale. Ajo shtoi se premtimet boshe dhe propagandat nuk ndezin dritat, nuk ngrohin shtëpitë dhe nuk ulin vuajtjet e qytetarëve.

Deklarata e deputetes së PD, Elda Hoti:

Dje ministria e Arsimit dhe Sportit për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, vendosi pezullimin e përkohshëm të procesit mësimor në të vendit. Nga 77 shkolla në gjithë vendin të mbyllura që nuk kanë ngrohje apo e kanë të pa mundur prej borës të shkojnë dot në shkollë, 23 shkolla të mbyllura janë në Kurbin që nuk kanë ngrohje. Afërsisht 1/3 e gjithë shkollave të vendit që nuk afrojnë mundësi mësimi ndodhen në Kurbin.

A mban kush përgjegjësi? Do jenë një javë temperaturat e ulëta, një javë nxënësit do rrinë pa mësim? A i mungon Bashkise Kurbin sistemi i ngrohjes? Bashkia Kurbin është zhytur në luks dhe indiferencë, duke harruar qytetarët që vuajnë çdo ditë nga mungesa e kushteve bazike. Ndërsa ata qëndrojnë në zyrat e tyre komode, mijëra familje janë lënë në errësirë dhe shkollat pa ngrohje. Fëmijët nuk mund të ndjekin mësimin në kushte të tilla, ndërsa institucionet heshtin dhe nuk marrin asnjë masë.

Ulja e çmimit të energjisë me 1 lek nga qeveria është një tallje e hapur me qytetarët, kur mijëra familje në Qarkun e Lezhës janë prej ditësh në errësirë totale. Ministrja Balluku mburret me arritje imagjinare ndërsa qytetarët përballen me mungesën e energjisë në mes të dimrit, pa asnjë shpjegim apo zgjidhje konkrete.

Ky është një tregues i qartë i shkëputjes së qeverisë nga realiteti dhe nevojat e vërteta të njerëzve duke lënë të sëmurët fëmijët dhe të moshuarit në errësirë totale. Premtimet boshe dhe propagandat nuk ndezin dritat, nuk ngrohin shtëpitë dhe nuk ulin vuajtjet e qytetarëve. Është koha për përgjegjësi dhe veprime të menjëhershme jo për shoë dhe tallje!

elda hoti pd ngrohje ne shkolla kurbin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë