POLITIKE

Belind Këlliçi: Rama ka lëshuar Ballukun për të blerë pak kohë, fundi i tij tashmë i ditur!

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Tetor 2025, 10:47

Belind Këlliçi: Rama ka lëshuar Ballukun për të

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza ndaj ministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar Ballukun si “de facto kryeministre” për shkak të kontrollit që ajo ka mbi dy sektorët strategjikë të vendit: infrastrukturën dhe energjinë.

Gjatë një interviste në Syri Tv, Këlliçi deklaroi se Balluku ka marrë në dorë vendimmarrjen për lejet e ndërtimit dhe projektet e mëdha urbane, të cilat sipas tij, janë të lidhura me pastrimin e parave. Ai e përshkroi Edi Ramën si një figurë që ka humbur kontrollin, duke mbetur vetëm si vendimmarrës formal.

Ai akuzoi Ramën për bashkëpunim me individë të përfshirë në skandale dhe korrupsion, duke theksuar se disa prej tyre janë në arrati ose në kërkim ndërkombëtar.

Prej më shumë se 5 vitesh tashmë, Balluku drejton 2 sektorët kyç, infrastrukturë dhe energji, në vendin tonë. Është jo vetëm ministre e gjithëpushtetshme, por ajo është de facto kryeministre në këto momente që flasim.
Ka vendimmarrje në AZHT, ka vendimmarrje për të gjitha lejet e ndërtimit që jepen, pjesën dërrmuese të kullave ku bëhet pastrimi i parave po e firmos Belinda Balluku. Kuptohet, Edi Rama është vendimmarrësi, por ekzekutori në këtë rast me firmë është Belinda Balluku.

Dhe t’i kalosh 2 sektorë kaq të rëndësishëm që prekin ekonominë shqiptare, por mbi të gjitha prekin edhe marrëdhëniet me aleatët tanë strategjikë me në krye SHBA-në, siç është energjia dhe infrastruktura, t’ia kalosh kryesisht personave që janë me precedentë penalë ose krimit të organizuar apo grupeve kriminale në vend, do të thotë që ti të vendosësh edhe partnerët e huaj të këtij vendi, dhe partnerët e tu strategjikë, në rrethana kompromisi apo negociate me krimin e organizuar.

Tashmë kemi një kryeministër që për herë të parë, 2 bashkëpunëtorët e tij më të afërt, edhe pse Arben Ahmetaj është në arrati, ai është në kërkim ndërkombëtar, zëvendëskryeministrja në detyrë është e thirrur zyrtarisht dhe pritet t’i komunikohet një akuzë për korrupsion. Kemi një kryeministër që i kanë rënë me dhjetëra zyrtarë, kryetarë bashkie, ministra, deputetë me burg për korrupsion dhe afera të ndryshme.

Kemi një kryeministër që yllin e tij polar në Partinë Socialiste dhe super kampionin e reformave dhe të hapjes edhe të mëtejshme të Internacionales Socialiste, Erion Veliajn, sot e ke në burg për aferat që nuk prekin Edi Ramën, por të gjitha ato afera që e denoncoi opozita, që janë fakte tashmë të denoncuara botërisht: 5D, inceneratori i Tiranës etj., etj. Dhe ke një kryeministër që, në gjykimin tim, vetëm po blen kohë, pra po mban veten me oksigjen artificial deri sa t’i vijë radha atij.

Është vetëm çështje kohe. Edi Rama në këtë moment, unë mendoj se po lëshon Ballukun vetëm për një arsye të vetme: për të blerë dhe pak kohë për veten e tij. Fundi i Edi Ramës tashmë është i ditur.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë