POLITIKE

Berisha: Brenda një mandati qeveria do të financojë instalimin e paneleve diellore në të gjitha çatitë e Shqipërisë

r.ll Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 21:05
Berisha: Brenda një mandati qeveria do të financojë instalimin e
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar në takimin e sotëm në Kamëz se projekti "Shqipëria Madhështore" është plotësisht i realizueshëm. Berisha ka deklaruar se brenda një mandati qeveria do të financojë instalimin e paneleve diellore në të gjitha çatitë e Shqipërisë. Pas instalimit të paneleve, lideri demokrat tha se qytetarët shqiptarë do të paguajnë dhe tre vite të tjera koston e instalimit si çmim energjie, dhe pastaj do i kenë falas ato.

"‘Shqipëria Madhështore’ i ka zënë në befasi kleptokratët dhe narkoqeveritarët. Natyrisht përpiqen me çdo kusht që të zhvlerësojnë këtë term. Por ne që kemi paraqitur këtë program, ne kemi paraqitur atë me bindjen më të thellë se është plotësisht i realizueshëm. E kemi paraqitur me bindjen më të thellë, sepse ishte për shqiptarët madhështi, kalimi nga njerëzit më të varfër, nga grupi i kombeve me të ardhura të ulëta, kalimi në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.
E gjithë elita ekonomike botërore e vlerësoi atë moment si ‘quantum liptum’ si një hap kuantik të jashtëzakonshëm.

Askush nuk e imagjinonte dot se në dy mandate mund të ndërtoheshin dhe rindërtoheshin 11 mijë km rrugë. Ju them këtu unë ju, nuk i harroj kurrë fytyrat e bashkëpunëtorëve të mi. Kur kemi deklaruar se do të ndërtojmë Rrugën e Kombit, qoftë dhe me vathë dhe byzylykë ata janë zbehur. Ka patur prej tyre që janë zbehur. Por ne ndërtuam 2-3 herë më shumë se atë që shpallëm. Nuk i ndërtuam me vëthë dhe byzylykë, por i ndërtuam me paratë tuaja, taksat tuaja. Ato i përdorëm për të bashkuar kombin. Shqipëria nga vendi më i pasigurtë u bë anëtare e NATO-s. Unë besoj se ky ishte një akt madhështie për vendin më të pasigurtë që i kishte provuar të gjitha pushtimet në kohëra. Nga vendi që kishte gjithsej 4.8% të penetrimit të internimit të internetit në shoqëri, kaloi në 63% dhe u bë vendi më i hapur ndaj internetit, për shoqërinë.

Shqipëria është vend plot me ujëra. Dhe kur deklaruam në vitin 2007 se do të bëheshim superfuqi e vogël rajonale e energjisë së rinovueshme u tallën, përqeshën, por në fakt Shqipëria sot është eksportuesi i energjisë së rinovueshme. Dhe janë edhe qindra hidrocentrale të tjera për tu ndërtuar. Por miqtë e mi. A kemi ne të drejtë të themi se Shqipëria do të jetë Madhështore në prodhimin e energjisë? Ju garantoj se brenda një mandati, nga jugu në thellësitë e Alpeve qeveria do të financojë instalimin e paneleve diellore në të gjitha çatitë e Shqipërisë. Do ta bëjmë ne këtë, që qytetarë shqiptarë pas instalimit të tyre do të paguajnë dhe tre vite të tjera koston e instalimit si çmim energjie, dhe pastaj do i kenë falas ato. Do ta marrin energjinë falas, e kanë nga Zoti, e kanë nga dielli. Vend me 280 ditë diell, vend i bekuar nuk ka si Shqipëria.", tha Berisha. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë