POLITIKE

Berisha: Disa pyetje për Edvin Gjipenë lidhur me lumturimin e tij dhe klanit Koleka me 224 mijë metër katror toke në Gjipe

n.f Përditësimi i fundit 7 Gusht 2024, 14:07
Berisha: Disa pyetje për Edvin Gjipenë lidhur me lumturimin e tij dhe
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë para mediave. Gjatë fjalës së tij Berisha ka shtruar disa pyetje për Edvin Gjipenë lidhur me lumturimin e tij dhe klanit Koleka me 224 mijë metër katror toke në Gjipe. 

Berisha tha se Edi Rama në vend të paraqitjes së dokumenteve zyrtare për të vërtetuar pronësinë e nënës së tij të ndjerë dhe familjes së saj, për 224 mijë m2 tokë në zonën më turistike dhe më panoramike të Bregut, të cilat ai në fakt nuk i ka sepse ato dokumente nuk ekzistojnë, u përpoq që mungesën e tyre ta zëvendësojë me sharje me fjalë të pista prej ordineri, kërcënime banditeske, gënjeshtra dhe mashtrime të trasha dhe banale.

Fjala e plote;

Mirëdita! Meqenëse Edi Rama në vend të paraqitjes së dokumenteve zyrtare për të vërtetuar pronësinë e nënës së tij të ndjerë dhe familjes së saj, për 224 mijë m2 tokë në zonën më turistike dhe më panoramike të Bregut, të cilat ai në fakt nuk i ka sepse ato dokumente nuk ekzistojnë, u përpoq që mungesën e tyre ta zëvendësojë me sharje me fjalë të pista prej ordineri, kërcënime banditeske, gënjeshtra dhe mashtrime të trasha dhe banale.

Për t’i dhënë mundësi të sqarojë publikun për dosjen Gjipeja dhe lidhjet e tij direkte me këtë dosje prej 224 mijë metër katror tokë, unë sot po i drejtoj atij publikisht disa pyetje:

1- A keni deklaruar ju Edvin Gjipea më datën 24 maj të vitit 2024, po citoj se: ‘unë dhe e ndjera nëna ime nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë’?.

2- A është nëna jote Aneta Rama Koleka, së bashku me Kolekë të tjerë, palë në gjyq me shtetin që ka kërkuar 224 mijë metër katror tokë në Gjipe?

3- Në rast se po, pse mashtrove publikisht me datë 24 maj, fole në emër tendin, por edhe në emër të së ndjerës nënë që nuk të përgënjeshtronte dot? A e dini ju Edvin Gjipea se mashtrimi publik është vepër penale, dhe mashtrimi publik në emër të njeriut që nuk jeton më, është vepër penale dy herë më e rëndë se e para.

4- Nëna juaj e ndjerë nuk jeton më, pra ti dhe Olsi a jeni trashëgimtarë të saj apo nuk jeni? Mos do thuash se është vetëm Olsi?

5- Si ka mundësi që këto 224 mijë metër në Gjipe nuk ekzistonin të regjistruara në kadastrën e kohës së mbretërisë, kohës së pushtimit dhe as kohës së komunizmit, nga pronarët që shfaqen sot? Shtoj këtu se familja e gjyshit tuaj, Petro Koleka, ka pasur ministër të Enver Hoxhës, por dhe vetë gjyshi yt Petro Koleka nuk ishte pa shkollë?

6-Çfarë të lidh ty kryeministër, me nder shtetar me një tokë e cila nuk ka qenë kurrë e regjistruar në kadastër si tokë e familjes tuaj dhe ju nuk keni asnjë dokument që të vërtetojë se regjimi komunist i Enver Hoxhës, e konfiskoi apo shpronësoi atë.

Lidhur me këto pyetje pres një përgjigje të kthjellët dhe të qartë, para se unë të vazhdoj me pyetje të tjera, të cilat ndriçojnë në mënyrë përfundimtare grabitjen e 224 mijë metër katror tokë nga Edi Rama, dhe familjarët tij Koleka. Faleminderit!

be pd edvin gjipene

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë