FOTOT/ Rama vendos karrige në shkallët e godinës me mesazhin “Dialog”
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
TIRANË- Kreu i Partisë Demikratike Sali Berisha në fjalimit e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë pallatit u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe statistikat e qeverisë së tij tregojnë shifra jo reale dhe përpiqen të fshehin shifrat e vërteta të numrit të turistëve dhe të të ardhurave që shteti Shqiptar ka fituar në vitin e shkuar. Kreu i PD-së theksoi se sipas statistikave të qeverisë Rama, raportohet se çdo qytetar shqiptar ka përfituar vetëm 4 euro nga fluksi turistik,ndërkohë që kjo llogari logjikisht nuk mund të jetë reale
"Edi Rama dhe televizionet e tij turiste, nga mëngjesi gjer në darkë u bien borive se vitin e kaluar morën, patën 10.1 milionë turistë. Mirëpo, po statistikat e narkoqeverisë së Edi Ramës thonë se në 109 mijë shtretër turistikë të Shqipërisë, u regjistruan gjithsej 6 milionë net fjetje. Pra, miqtë e mi, me këtë llogari i bie se çdo turist fjeti në Shqipëri dy orë më shumë se gjysëm nate, apo një orë më shumë se gjysëm nate. Nga 10 milionë, janë 6 milionë net. Më falni, nuk po shkoj larg unë, as në Spanjë, as në Itali, Francë apo ndonjë vend tjetër, por po ndalem këtu në Mal të Zi, 100 e ca kilometra që këtu. Ky vend, vitin e kaluar ka regjistruar 2.6 milionë të ardhur në Malin e Zi. Dhe ka regjistruar 16.3 milionë net fjetje. Pra, turisti në Malin e Zi, 180 kilometra nga Tirana, ka regjistruar me 2.6 milionë, 16.3 milionë net, apo 6.2 net për turist. Ka regjistuar pra miqtë e mi, fiks mbi 10-fishin e netëve për turist të Shqipërisë. Pra, qytetari i Malit të Zi, ka përfituar nga taksat e këtyre net fjetje, 10 herë më shumë se qytetari i Shqipërisë. 10 herë më shumë, por unë po i marr të dhënat siç janë. Ku kanë shkuar këto? Që të gjitha këto 10 herë më pak për shqiptarët atëherë, kanë shkuar në kontot bankare të klientelës së Edi Ramës, qeveritarëve, por jo në taksa që duhet të ktheheshin në buxhet për arsimin, shëndetësinë, për rrogat, pensionet. Prapë vazhdojmë me këtë analizë, Edi Rama ka shndërruar këtë sektor në një mallkim për qytetarët. Po pse? Në vitin 2022, Ministria e Financave me fatura, konstaton se nga 7.2 milionë turistë, fjetjet e tyre në Shqipëri janë xhiruar 140 milionë euro. Nga të cilat janë paguar si TVSH me 6 përqind, që është TVSH e tyre, 8.5 milionë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kanë ndarë pra, nga 7.2 milionë turistë, 8.5 milionë. Po t’i heqim kreditimin e TVSH, i bie 8 milionë. Pra o miqtë e mi, në këtë pasuri përrallore, çdo qytetar i këtij vendi, përveç atyre që janë pronar hotelesh e motelesh, ka përfituar 4 euro. Në qoftë se kemi përfituar gjithsej 8 milionë euro si popull dhe 4 euro për person, kemi shpenzuar nga paratë e buxhetit, nga taksat tuaja, kemi investuar në resortet turistike të klaneve të Edi Ramës, 430 milionë euro në vit," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demikratike Sali Berisha në fjalimit e tij të përnatshëm para mbështetësve posh...
Tedi Blushi, Petro Gjikuria, Ivi Kaso HIMARA- Sekretari i Pergjithshem i Partise se Lirise, Tedi Blushi ndodhet në Himarë me rastin e hapjes...
Gazment Bardhi TIRANA- Me "dështimin" e Grupi i Dialogut, PD dhe PS janë futur në garë propozimesh për votën e diaspor&e...
Petro Gjikuaria HIMARA- Kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme, në Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuaria, nis sot fushat...
Zheni Gjergji TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Zheni Gjergji ka bërë një deklaratë lidhur me zjarrin e vën&...
Niko Hyka TIRANA- Gjatë seancës dëgjimore sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndet&eum...
Foto nga komisioni TIRANA- Afati për punimet e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në shëndetësi është s...
Mbledhja TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu gjatë fjalës së saj në komisionin e Shëndet&eum...
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat, ka bërë...
ervin salianji TIRANË- Mbledhja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare vijon me dyer të mbyllura, ku po raporton drejtuesja e SHISH ...