POLITIKE

Berisha: Do subvencionohet fermeri për çdo njësi prodhimi dhe çdo kokë bagëti. TVSH-ja do jetë e njëjtë në shitje dhe blerje

b.z Përditësimi i fundit 18 Janar 2025, 18:38
Berisha: Do subvencionohet fermeri për çdo njësi prodhimi dhe
Sali Berisha

FIER - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me mbështetësit demokratë në Fier është ndalur edhe tek subvencionet e fermerëve. Berisha ka deklaruar se nëse PD vjen në pushtet do subvencionohet fermeri për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti. Më tej ai ka shtuar se TVSH-ja për përpunuesit do jetë e njëjtë në shitje dhe blerje dhe se rroga minimale nuk do jetë kurrë nën 500 euro. Sipas tij sipërmarrësve do u kompensohet çdo gjë që humbasin nga rritja e kësaj rroge.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ju duhet të shkoni tek çdo qytetar i Fierit, tek çdo pensionist.
Garantoj rritje progresive me 15-20 përqind gjersa të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet.
Të vërtetat e këtij programi duhet të jenë Leva e Arkimedit e juaj për të bindur çdo qytetar të këtij rrethi.
Shkoni tek fermerët, çfarë kanë lënë këta për fermerët këtë vit? 31 milionë euro. Kanë lënë ekzakt 0.9 përqind të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm. Fermerët i japin vendit 19 përqind të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm. A mund të imagjinohet kund në botë kjo? Keni dëgjuar ju të flitet më për fermerët, të flitet për ullinjtë, të flitet për lopët e racës? Nuk ekzistojnë më në fjalor.
Myzeqeja arriti në 35 mijë kokë lopë race. Myzeqeja arriti me dhjetëra e qindra sera. Çdo gjë degradoi me Ballkanin e Hapur. Çdo gjë degradoi me ndërprerjen e subvencioneve.
Do subvencionohet fermeri për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti.
TVSH-ja për përpunuesit do jetë e njëjtë në shitje dhe blerje.
Absolutisht do mbrohen prodhimet e fermerëve shqiptarë.
Përsëri u kthemi projekteve tona, nga 4 milionë kaluam në 11 milionë rrënjë ullinj. Do ecim drejt 20 dhe drejt 50 milionë rrënjë ullinj në kodrat e mbarë Shqipërisë, nga Hani i Hotit gjer në Gjirokastër.
Pra, do i rikthejmë fermerit tonë suksesin, mundësinë e pasurimit me djersën e tij.
E njëjta gjë me bizneset. I shkatërruan bizneset me konkurrenc të pandershme, me narkoeurot. Nuk ka sukses më në biznes. Falimentojnë njëri pas tjetrit. Përgjysmim i taksave për bizneset, garantim i konkurrencës së ndershme. Prerja me gërshërët e ligjit e të gjitha lidhjeve me krimin.
Do t’i kapim kriminelët atje ku të jenë, kudo që të jenë.
Sepse aty ku rrinë në Dubai, në Aruba apo kudo tjetër, përcjellin helm në Shqipëri.
Paratë e tyre janë para toksike, para që shkatërrojnë ekonominë shqiptare.
...Ja urdhëro, as ata 31 milionë euro nuk ua japin fermerëve, ua vjedhin.
Ai 8 miliardë do ndahet mirë. Nuk do ndahet kurrë në këtë mënyrë.
Do jepet karta e konsumatorit. Rroga minimale nuk do jetë kurrë nën 500 euro. Sipërmarrësve do u kompensohet çdo gjë që humbasin nga rritja e kësaj rroge.
Ne kemi pra një program, i cili përmbys shpërndarjen e të ardhurave dhe vendos qytetarin në epiqendër.
Kemi një program që i jep goditje të fortë mjerimit, e zhduk nga Shqipëria mjerimin, siç e kanë zhdukur kombe të tjera.
Kemi një program që barazon fermerin shqiptar me fermerët e rajonit.
Kemi një program që mbështet fuqishëm biznesin.
Ndaj dhe kërkohet të takojmë, të bisedojmë çdo ditë me qytetarët e Fierit, me fermerët e Fierit dhe të ecim të sigurt drejt fitores.
Dhe njëherë ju falënderoj dhe në emër tuaj i çoj një përshëndetje vëllazërore nënkryetarit të PD, deputetit, martirit të fjalës së lirë, Ervin Salianji.
E garantoj se ata, të cilët u sollën si xhelatë të fjalës së lirë, do përgjigjen me rreptësinë më të madhe para ligjit.
Edi Rama ndoqi rrugën e të atit, ndaj dhe do i japim atë që meriton.
Edhe njëherë, le t’i shndërrojmë këto muaj në muajt e betejës tonë fitimtare.
Rrofshi ju, rroftë Fierit, fitore, fitore.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë!

sali berisha fermere

video

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

Një hormon i rrezikshëm në tavolinën tonë

Monologu: Pensionistët në 2025-ën

Mitingjet e PS dhe administrata në aksion

Fasulet që parashikojnë fatin

LANDFILLI I PALIGJSHËM I SHIJAKUT

1... ditë me Doktorin

Edi Rama - Cirku i fundjavës

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 10

PS-PD, beteja për Elbasanin

Nga premtimi për punë tek kërcënimi me jetë

Makthi i urgjencës së QSUNT 2

Rruga e bllokuar dhe premtimi i kryetares

Misioni i devijuar i Crimson Finance Fund Albania

E ardhmja e fëmijëve, peng i një firme

Roskoveci High-Tech dhe memoria e kryetares

Edi Rama hap fushaten ne studion e Piranjave duke prezantuar per herë te pare pasaporten biometrike

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 9

Gjithçka...për një celular

A na duhet vërtet pasaporta e BE-së

Në kërkim të Habibes

Ngjarja e Lushnjes dhe indiferenca e shoqërisë

Triumfi i Anisës

Helikopteri i Gjestit dhe mashtrimi i madh

Pasiguria Ushqimore

Skandali i Ministrisë me gripin e shpendëve

PS-PD, FJALA PËR ZONJAT KANDIDATE

Seriali Adolescence dhe Shqipëria

I 'forti' i Tropojës që dhunon fqinjët

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 8

Në kërkim të fëmijëve... dhe të divorcit

Pastori i 'mrekullive'

Makthi i urgjencës së QSUNT

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Detaje të reja për rastin e Anisës, trondit ish-klientja: S'ndjej gjoksin!

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania

SEZONI 7 EPISODI 6

Skandali i mbivendosjes me tokat në has

Nevoja për strehim e një të moshuari

Bashkia Lezhë i shpall 'luftë' qytetarëve

Fëmijët e rrugës dhe parazitimi institucional

Një prokuror që arsyeton për momentin

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

SEZONI 7 EPISODI 5

Kalvari i vuajtjeve të një gruaje

Dekani turist i universitetit të sporteve