‘Rama kërcënon jetimët me heqjen e bursave’, pedagogu: Policia mbron pushtetin, jo qytetarët
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot në një konferencë për mediat se 4 qarqe kryesore të vendit do të kenë 4 zona të lira ekonomike.
Berisha tha se në këto zona do të ofrohen të gjitha lehtësirat, me kushtin e vetëm që investitori të ketë një biografi investimesh disavjeçare në vendin e tij, ndërsa përjashtësoi mundësinë e pranimit të parave nga kontot ofshore.
Kryedemokrati u shpreh gjithashtu se fermeri do të ketë një ID, ku do të indetifikojë niptin, ndërsa premtoi mbështetje dhe subvencionim direkt për fermerin.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Do të krijohen 4 zona të lira ekonomike në 4 qarqe kryesore të vendit në të cilat do të ofrohen të gjitha lehtësirat, me kushtin e vetëm që investitori të ketë një biografi investimesh disavjeçare në vendin e tij dhe nuk do të pranohet asnjë qindarkë nga kontot ofshore. Investimet në zonat e lira industriale duhet të kenë transparencë të plotë. Janë disa qarqe që do të përzgjidhen për krijimin e tyre.
Shqipëria është e fundit, nuk ka asnjë zonë të lirë industriale, në një kohë kur Maqedonia e Veriut ka 6 zona dhe po hap të tjera, Serbia ka 18 zona. Do të u ofrohet defiskalizimi i të gjitha kompanive të huaja që hapin të paktën 20 vende pune në sektorin e IT dhe do merren me inteligjencën artificiale për 3 vitet e para.
Banka e Zhvillimit që do ngrihet për të mbështetur zhvillimin ekonomik, do të mbështesë fuqishëm startupet me preferencë të të rinjve.
Diaspora. Çdo investitor që vjen nga diaspora në Shqipëri, 5 vitet e para nuk do të ketë asnjë taksë. E theksova se taksat lokale nuk do të mund të jenë kurrë më shumë se 1% e xhiros vjetore, janë 10 fishi sot. Ai thotë se e kam bërë zero biznesin e vogël, ndërkohë që u janë 10-fishuar taksat lokale. Përveç kësaj, për të rinjtë që vijnë nga diaspora, do të parashikohen për startupet e tyre edhe grante nga 5 në 30 mijë euro. Kompanitë të cilat prodhojnë në lëvizjen ‘Made in Albania’ do të kenë mundësi të pëfitojnë nga fondet mbi dixhitalizimin, me qëllim automatizimin e proceseve prodhuese dhe rritjen e produktivitetit. ID do të jetë nipti i fermerit, ID, letërnjoftimi.
Mbështetje direkte për sipërmarrjen bujqësore shumë të ndjeshme. Subvencionim për çdo njësi prodhimi, për çdo krerë bagëti e fidanë të mbjellë.Simetrizimi i menjëhershëm i TVSH në sektorin e përpunimit të produkteve bujqësore. Garantimi i një të gjitha shërbimeve dhe këshillimeve për sistemin bujqësor nga autoritete vendore. Pra kjo është paketa më e fuqishme rregullatorë dhe fiskale që është paraqitur ndonjëherë në historinë e vendit. Janë tejkaluar siç e shihni, ndjeshëm kuadri ligjor i vitit 2006-2013 në të cilin Shqipëria zuri një nga vendet më të mira për klimën e biznesit. ‘Made in Albania’ do të jetë shtylla e krenarisë kombëtare të shqiptarëve. Ndaj dhe ne e quajmë themelore realizimin e kësaj reforme në ekonomi. Pra me fjalë të tjera, ekonomia, ekonomia, ekonomia, do të jetë themeli i programit tonë.
TIRANË- Kreu i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori është i bindur se në zgjedhjet e 11 majit, asnjë parti nuk do të ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot në një konferencë për shtyp për programin ekonomik të PD-s&eu...
SARANDË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me sipërmarrës të rinj në Sarandë ka folu...
SARANDË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me sipërmarrës të rinj në Sarandë. Rama gjatë...
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila thotë se...
edi rama VLORË- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në rrugë Bunav- Kërkoëve në Vlorë. Rama ishte i shoq&e...
ITALIA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot disa takime në Itali ku ndër të tjera ka takuar dhe deputeten e...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Lulzim Basha vijojnë replikat në distancë mes tyre në rrjetet sociale. Këtë pasd...
VLORA- Kryeministri, njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim në Vlorë ku prezantoi kandidatët p&e...
VLORA- Kryeministri Edi Rama është shprehur i pakënaqur me drejtuesit e partisë Socialiste në Vlorë. Rama tha se janë ...