POLITIKE

Berisha: Do të ndërtojmë rrugë dhe vepra publike, të paktën 5 herë më shumë, se sa kanë ndërtuar këta në 12 vite

n.f Përditësimi i fundit 17 Prill 2025, 21:23

Berisha: Do të ndërtojmë rrugë dhe vepra publike, të

BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit të tij me banorët e Beratit u shpreh se kanë bërë premtimin për minimumin jetik të cilin do ta vendosin 100 ditët e para. Berisha theksoi se 100 ditët e para çdo shqipta do marrë 200 euro.

Ai theksoi se PD do ta bëjë pensionin minimal 200 euro në vitin 2030. Sipas tij kryeministri Edi Ram nuk ka respekt minimal për shqiptarët dhe se ai i përçmon. Berisha shtoi se me ardhjen në pushtet do të ndërtojnë rrugë dhe vepra publike5 herë më shumë se sa janë ndërtuar këto 12 vite.

"Gjënë e parë që bën me një buxhet, iu kthen para atyre. Ato që mbeten i përdor për të tjera, por për ata. Kurse këta, jo! 12 mld euro për rrugë. A e dini or miq? Se janë ndërtuar nga 2005 në 2013 11.300 km rrugë, dhe ju garantoj se nuk kanë kushtuar më shumë se 3.8 mld euro. Jo! Ka ndërtuar në 12, absolutisht asnjë kilometër, më shumë se 200 kilometra, dhe kanë shpenzuar 12 mld euro. Dhe tani, çfarë thotë? Tani që, ne kemi bërë premtimin minimal për minimumin jetik, dhe që jemi të zotuar ta vendosim 100 ditët e para. Absolutisht 100 ditët e para, çdo shqiptar, çdo pensionist, çdo i papunë, çdo njeri me ndihmë ekonomike, çdo student, çdo jetim, çdo fëmijë i një gruaje kryefamiljare, do marrë 200 euro. Sot, thoshte që do ta bëjmë pensionin minimal 200 euro në vitin 2030. Ky nuk ka respekt minimal për shqiptarët! Ky i përçmon shqiptarët!

Ky, nuk kupton se është poshtërim, për atë që ka punuar 45 vite dhe numëron kafshatën, nuk blen dot ilaçet, por rri në mëshirë të sëmundjes dhe fatit, apo në mëshirë të lëmoshave që mund t’i japë kush. Dhe kjo që bëjmë ne, nuk është kurrë lëmoshë. Detyrim ligjor dhe moral i shoqërisë ligjore ndaj tyre. Dhe jo vetëm kaq! Po unë i garantoj se çdo rrogëulët, dhe rroga e ulët nuk do jetë më kurrë ndën 500 euro, çdo pensionsit, çdo qyetetar me minimumin jetik, do të ketë kartën e konsumatorit dhe nuk do blejë më ushqimet dhe gjërat bazë me çmimin që i blejnë të tjerët me rroga të larta, por do i blejë me 20% më pak. Do marrë 450 euro në vit mbrapsht. Ne besojmë atë që ka thënë Mahatma Gandi: madhështia e një kombi matet me qendrimin që ai mban ndaj nejrëzve të tij në nevojë! Dhe merr fund mjerimi në Shqipëri! Nuk do ketë më shqiptarë në mjerim. Unë jam këtu para jush për t’u zotuar.

Luftë totale kësaj të keqe të madhe. Me moton e frikësimit të qytetarëve, Edi Rama u del e u thotë, se po të bëjmë këtë bjemë në greminë. Bjemë në humnerë. Miq, ky është një mashtrim banal, dhe ky është një mashtrim që dëshmon një pashpirtësi ekstreme. Po, pse në greminë ra Mali i Zi që i trefishoi pensionet gjatë 12 viteve? Në greminë ra Kosova, vend në të cilin Albin Kurti, vetëm 3 muaj më parë deklaroi se 100 milionë euro do t’i kalojë për pensionistët. Do rrisë pensionet 20%. Përkundrazi, miq, do bëhemi edhe më të mëkëmbur, edhe më të drejtë. Do rikthejmë shpresën, do rikthejmë besimin. Do nderojmë ata që e meritojnë, dhe e meritojnë plotësisht. Dhe ju siguroj se, do të ndërtojmë rrugë dhe vepra publike, minimumi 5 herë më shumë, se sa kanë ndërtuar këta në 12 vite. Sepse këta, kanë vjedhur dhe shpërdoruar në mënyrë të tmerrshme.

Të ndërtosh një rrugë me 20 mln euro kilometrin, në një kohë kur kroacia, të njëjtën rrugë e ndërton me 1.7 mln euro kilometrin, je hajdut që nuk njeh asnjë kufi. Të ndërtosh nëj shkolë me 8 mln euro, në një kohë kur Gjermania, më i pasuri në Europë ndërton shkolla me 700 mijë euro, me standard ndërtimi. Do të thotë, nuk ke moral, nuk të mbetet asgjë. Edi Rama, të zhdukësh 130 mln euro për djegësin e Tiranës dhe të mos ketë nam as nishan për ëktë djegës, ndërkohë paratë kanë ëprfunduar në kontot bankare të Edi Ramës, Erion Veliajt. Është një krim i shëmtuar. Po, a e dini sa janë ato? Ato janë 812 mijë pensione. Po t’i shndërrosh në pensione mesatare. Të hapësh shishen e verës 33 mijë euro, ju garantoj se nuk ka një kryeministër të një vendi të lirë që i lejon vetes një gjë të tillë. Jo, sepse ka një sens zyrtari, kufizimi. Ka një sens ai që qeveris. Ruan një moral, një etikë, për të respektuar ata që e votojnë," tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë