POLITIKE

'Berisha e quan narkoshtet. Por Shqipëria është më shumë se kaq'! Gazetari investigativ: Çfarë më tha Prokurori i antimafias

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shtator 2025, 18:54
'Berisha e quan narkoshtet. Por Shqipëria është më

Në intervistën për gazetaren Alba Kepi të Syri Tv, gazetari investigativ Nello Trocchia citoi Nicola Gratterin, prokurorin e Antimafias Italiane intervistuar në këtë libër i cili thont se "Berisha nuk është i ekzagjeruar kur thotë narkoshtet. Shqipëria është më shumë se kaq”

Në Shqipëri pushteti kriminal ka rrënjë të thella, të gjera, të përhapura dhe të zgjeruara sot, jo tridhjetë vjet më parë, thotë Gratteri.

Një nga momentet më të rëndësishme të zbuluara nga Nello Trocchia është takimi i zhvilluar në vitin 2019 në ishullin Aruba, mes eksponentë të qeverisë shqiptare e elementë të rëndësishëm të mafias shqiptare. Gjithashtu dhe ish magjistrati Mandoi ka konfirmura se struktura antikorrupsion ka lidhje me qeverinë Rama.

Nello Trocchia për Syri Tv:  Në libër unë gjithashtu intervistoj një ish-magistrat, Francesco Mandoi, që ka punuar me qeverinë Rama, dhe ai tregon për funksionimin e strukturës anti-korrupsion dhe të policisë gjyqësore. Kreu i policisë gjyqësore emërohet në bashkëpunim me qeverinë. Autoriteti anti-korrupsion ka pavarësi, por gjithashtu një lidhje me qeverinë.

Disa biznesmenë që kam intervistuar, shumë flasin për Shqipërinë si një “shtet i parave cash”.  Kur kam pyetur Nicola Gratteri, shefi i prokurorisë në Napoli,  se a është i ekzagjeruar Berisha kur thotë narkoshteti për Shqipërinë ai më ka thënë se është më shumë se kaq... Edhe prokurori tjetër Mandoi konfirmon se ka korrupsion të përhapur.

Kur ka korrupsion të përhapur, mund të flitet edhe për “narco-shtet”, sepse krimi ka pushtet të thellë dhe të gjerë në Shqipëri. Mafia shqiptare ka një karakteristikë të fortë territoriale: investon në vendet ku operon, por pjesë të fitimeve i rikthen në Shqipëri.

Kryeministri juaj, Edi Rama, kohët e fundit ka krijuar pozitën e një Ministre për Inteligjencën Artificiale, siç e ka quajtur ai, me qëllim parandalimin e korrupsionit. Kjo tregon se tema e korrupsionit shihet si një problem që duhet trajtuar.

Çfarë bëj unë? Sigurisht, e përfshij këtë temë edhe në librin tim, duke e treguar edhe nga aspekti i kundërshtimit të saj. Për shembull, intervistoj një ish-magjistrat që ka pasur marrëdhënie me qeverinë Rama dhe ka punuar në Shqipëri, i quajtur Francesco Mandoi, i cili më tregon funksionimin e strukturës suaj anti-korrupsion dhe të policisë gjyqësore. Ai më shpjegon se kreu i policisë gjyqësore emërohet në bashkëpunim me qeverinë, që do të thotë se autoriteti anti-korrupsion ka një prezencë brenda autonomisë dhe pavarësisë së qeverisë përkatëse.

Kur ekziston një korrupsion i përhapur, kur mund të flasësh pa u kundërshtuar dhe pa ekzagjeruar edhe për një “narko-shtet” – gjë që ka ndodhur në disa forma të tij – dhe në disa raste gjyqësore që kanë dalë në dritë, kjo tregon se pushteti kriminal është hegjemonik. Kjo do të thotë se në Shqipëri pushteti kriminal ka rrënjë të thella, të gjera, të përhapura dhe të zgjeruara sot, jo tridhjetë vjet më parë.

Dhe Gratteri, në mënyrë të qartë dhe të dukshme, përshkruajnë një tipar të krimit të organizuar shqiptar: ai ka një territorialitet të madh. Shqiptarët që bëjnë biznes në Londër, ata që bëjnë biznes në Dubai, shqiptarët dhe mafia shqiptare që veprojnë në Guayaquil, shqiptarët që bëjnë biznes në Romë, mafia shqiptare që vepron në Hollandë – një pjesë e këtyre të ardhurave pastaj rivlerësohet në territorin e origjinës, duke ruajtur kështu një karakter të thellë dhe një territorialitet të fortë. Kështu, kjo Shqipëri në zhvillim përballet edhe me rivlerësimin e pushteteve kriminale të mafias shqiptare

Alba Kepi, Syri Tv:  Pse i quani të pamposhturit?

Nello Trocchia për Syri Tv:  Sepse kanë aftësinë të operojnë jashtë vëmendjes së organeve dhe kanë një kapacitet ndërkombëtar. Janë të pranishëm në një territor, por menjëherë “shpërndahen” dhe gjejnë rrënjë në vendin e origjinës përmes sistemeve korruptive. Ky është arsyeja pse pothuajse të gjithë Narcos që përmend në librin tim janë të lirë.

Alba Kepi, Syri Tv: Për shembull?

Nello Trocchia për Syri Tv:  Arben Zogu, Donian Petoku,  Sinomati – të gjithë janë të lirë. Elvis Demce ishte i lirë për shumë vite. Donian Petoku ishte i lirë dhe ndërtoi një klan brenda komunitetit ku u dërgua për vartësi droge, por pastaj u arratis. Madje ishte në Dubai e u tha u arrestua.

Në Shqipëri, nuk ka pasur një strukturë të fortë kundër tyre për shumë vite. Ndërsa në Itali kemi bërë 30 vite antimafia, atje ky sistem nuk ekzistonte. Prandaj ata bëhen të paprekshëm, sepse nuk ka kapacitete për t’i përballuar si sistem.

Alba Kepi, Syri Tv: Ju e keni përdorur termin “mafie shqiptare”. Jeni i dyti pas Nicola Gratterit. Mund ta shpejgojmë?

Nello Trocchia për Syri Tv: Pasi kjo strukturë ka karakteristika tipike të mafies: kontroll territorial, përdorim të dhunës kur është e nevojshme, ndikim dhe korrupsion ndaj pushtetit shtetëror, dhe dominim në territor deri në arritjen e një lloj “hegjemonie” që krijon heshtje dhe impunitet. Edhe nëse individët nuk kanë dënime, struktura ekziston dhe funksionon si mafia.

Alba Kepi, Syri Tv: Pra, ata janë të lirë dhe të paprekshëm.

Nello Trocchia për Syri Tv: Po, omertà dhe impuniteti janë tipike të strukturave mafioze. Edhe pse shumë prej tyre nuk kanë pasur ndonjë dënim, kjo nuk do të thotë se nuk kanë pushtet kriminal.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë