POLITIKE

Berisha: Edi Rama nuk e dorëzon pushtetin, sepse edhe zonja Rama si Elena Çaushkesku, apo Nexhmija ka filluar të pasurohet mirë gjatë viteve të kryeministrit

e. d Përditësimi i fundit 21 Tetor 2024, 20:00
Berisha: Edi Rama nuk e dorëzon pushtetin, sepse edhe zonja Rama si Elena
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme akuzoi bashkëshorten e Edi Ramës, se gjatë viteve të tij si kryeministër është pasuruar edhe më shumë. Berisha u shpreh se Edi Rama nuk e dorëzon pushtetin, sepse edhe zonja Rama si Elena Çaushkesku, apo Nexhmija ka filluar të pasurohet mirë gjatë viteve të kryeministrit. Më tej Berisha tha se vetëm pak kohë më parë zonja e Edi Ramës, bleu 500 mijë euro apartamentin në bllok karshi vilës së Enverit.

"Të dashur miq! Sot Shqipëria është pamja e zezë në të gjitha ekranet, lajmet e planetit. Sot bastardi i xhelatit Kristaq Rama, riktheu në publik skena horror të një diktature mafioze, arrestimin, goditjen, zvarritjen e ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit dhe kryetarit të partisë së dytë më të madhe opozitare, Ilir Meta, pa asnjë akuzë, por thjeshtë si armik në hetim. Edi Rama me këtë akt prej frikacaku, dëshmon nga njëra anë se, ai përjeton tmerre, se ai ka një frikë të tmerrshme nga opozita dhe se, i udhëhequr nga kjo frikë ai është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt kundër saj. Por nga ana tjetër Edi Rama dëshmon me këto akte, se ka tmerr, ka ferr nga largimi nga pushteti, pasi mbi të rëndojnë akuza dhe vepra kriminale ndër më të mëdhatë.

Nga zhdukja e personave, tek atentatet dhe përpjekjet për asgjësime fizike, tek sarajet e krimit të ndërtuara me para krimi, tek  firmat e tij kriminale mbi djegësin e Tiranës, 132 mln euro të zhdukura në kontot ofshorë të tij dhe Erion Veliajt. Te grabitja e Portit të Durrësit, aferë 3-4 miliardë Euro me Alalabarin e Llukashenkos. Tek plaçkitja me bandat e tij të 6 milione metër katrot troje turistike ku aksionet e tij nuk janë më pak se 30%. Tek plaçkitja e tokave të pronarëve legjitimë dhe dhënia e tyre, Olsi Ramës, Karlo Bolinos. Tek grabitja e 224 mijë metër katror tokë në Gjipe, pa asnja dokument kadastral apo shpronësimi. Edi Rama ka frikë të tmerrshme, nuk e dorëzon pushtetin se e di që është vetë krimi. Edi Rama nuk e dorëzon pushtetin, sepse edhe zonja Rama si Elena Çaushkesku, apo Nexhmija ka filluar të pasurohet mirë gjatë viteve të kryeministrit.

Vetëm pak kohë më parë Helena e Edi Ramës, bleu 500 mijë euro apartamentin në bllok karshi vilës së Enverit. Edi Rama ka tmerr se edhe thjeshtra e tij, ndonëse me ligj vajzë familje, nuk deklaron asnjë qindarkë si fiton e si s’fiton. Familje krimi, botë krimi, tikipe e narkokriminelëve diktatorë. Nuk dorëzon dot pushtetin se Olsi Rama, defakto anëtar i bandës ‘Hakmarrja për drejtësi’ në aferën ‘Xibraka’, eksponentë kryesorë në këtë aferë, është një kriminel, trafikant ndërkombëtar i cili ka kryer vepra të rënda penale dhe mbrohet nga pushteti i vëllait. Edi Rama nuk dorëzon dot pushtetin se në 1 milion faqe të krimit, emri i tij lakohet 300 mijë herë, është emri më i lakuar në të gjitha dosjet e krimit, nga të gjitha bandat. Edi Rama nuk ka zaman, nuk ka bojë që fshin emrin tënd nga ato dosje. U them shqiptarëve se ato do lexohen, do bëhen publike dhe ty që të del emri nëpër mediat e botës, si bandit, si bashkëpunetor me bandat, do të japësh llogari përpara shqiptarëve për krime në të cilat je implikuar," tha Berisha. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë