POLITIKE

Berisha: Ftoj kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje, do e bënte PD-në bashkëautore në një farsë

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 14:17

Berisha: Ftoj kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje, do e

Lideri i Partisë Demokratike ftoi sot kryesinë e PD-së të mos njohin farsën elektorale të 11 majit. 'Njohja e tyre do e bënte PD-në bashkëautore në një farsë, më të shëmtuarën në 32 vite' tha Berisha duke nënvizuar se PD ka dokumentuar veprimtarinë e partisë shtet për të vjedhur këto vota.

Pjesë nga fjala e Berishës

Në këtë material ka një dokumentim të plotë të veprimtarisë së partisë shtet.
Përdorimit të të gjitha resurseve. Ka një dokumentim të plotë të shëmtisë të paparë të ditës së votimit.
Në qindra e qindra video, dokumentohet se si kontrollohej në mënyrën më banditeske vota, votimi dhe vullneti i qytetarëve nga policia politike socialiste, administrata, komisionerët, vëzhguesit e me radhë.

Një vend të veçantë zënë analiza e videove të ditës së votimit. Ajo ishte një ditë krimi të vërtetë, ku nuk u la përpjekje pa bërë që të kontrollohet numri më i madh i mundshëm i qytetarëve dhe vota e tyre. Vota dy tre herë, gjëra të zakonshme. Vota familjare u tejkalua. Tani i kontrollonin njerëz të panjohur, kjo nuk kishte ndodhur.
Por është e dokumentuar falë punës që kanë bërë drejtuesit, që kanë bërë përfaqësuesit tanë, grupi i punës ka bërë një punë shumë të mirë në këtë drejtim. Kjo analizë gjeti se janë ndërruar kuti votimi. U zhdukën me datën 14 prill 350 kuti votimi pa asnjë dokument, pa asnjë procesverbal. Një mirënjohje të thellë ndaj atij punonjësi të përgjegjshëm, një njeri i thjeshtë, por me instinktin e njeriut të ndershëm, i ndoqi banditët gjer në strofullën e tyre.
Dhe gjeti se të gjitha shkuan në pallatin e Pilo Kerrit. Famozit Pilo Kerri.

Çfarë na treguan ne ditën e votimit analiza e materialeve zgjedhore?

Kuti që nuk kishin asnjë firmë të komisionerëve, kuti të firmosura vetëm nga komisioneri socialist. Kuti që kishin diskordanca të mëdha. Kuti të ndërruara pra. Na treguan kuti të ardhura nga diaspora me rezultate 93 përqind për partinë e krimit. Kuti me rezultate 91 përqind për partinë e krimit. Pra, shkoi gjer në forma të tilla groteske manipulimi. Përveç këtyre është mbajtur një kontakt online me të gjitha grupet e vëzhguesve. U janë dërguar të gjitha këto gjetje, sepse një nga çështjet që u thoshte me kërcënim narkodiktatori, gjejini ku i keni këto fakte që i keni shkruar këto. U thoshte vëzhguesve ku i keni faktet. Faktet janë aq të zeza sa nuk mund të mbulohen me asgjë.
Unë mendoj se gjithë kjo punë e bërë ishte një detyrim absolut dhe unë vlerësoj shumë të gjithë ata që u angazhuan në këtë. Albanën që e drejtoi atë grup. 

Ishte detyrim i yni absolut ndaj demokratëve dhe shqiptarëve si kushti më themelor i qëndrimit të përgjegjshëm nga ana jonë. E kundërta do të ishte tradhti ndaj tyre. Do ishte tradhti e vërtetë. Do ishte bashkëautorësi në krimin monstruoz, në farsën elektorale. Po kjo nuk mund të ndodhte. Duke pasur parasysh këto qindra dhe mijëra dokumente që faktojnë në mënyrën më të plotë shkatërrimin apo kthimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale nga kreu i organizatës kriminale Edi Rama, unë ftoj kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje.
Njohja e këtyre zgjedhjeve do e bënte PD-në bashkëautore në një farsë, më e shëmtuara në 32 vite.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë