POLITIKE

Berisha fton çdo qytetar në protestë: T’i presim biletën e disfatës së plotë narkoregjimit më 11 maj

e. d Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2025, 13:48

Berisha fton çdo qytetar në protestë: T’i presim

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët u shpreh se Edi Rama nuk ka guximin të largohet nga pushteti, pasi dosjet e tij janë të tilla që ai nuk mund të shpëtojë nga dënimi. Berisha gjithashtu i bëri thirrje çdo qytetari, sidomos të rinjve dhe pensionistëve, të bashkohen nesër në protestën e organizuar për të kundërshtuar qeverinë dhe për të kërkuar ndryshim. Lideri i opozitës kërkoi që qytetarët të angazhohen aktivisht për ndryshim dhe për të sjellë fundin e regjimit të Edi Ramës.

"Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen të nesërmen, por nuk ka kurajë sepse dosjet e tij janë aq të rënda, që edhe dy jetë po t’i ketë, vitet e burgut që meriton, nuk i kryen dot. Ndaj dhe jam sot para jush për të ftuar çdo të ri shqiptar të dalë nesër në shesh në përballje me këtë qeveri që nuk meriton asnjë ditë pushteti, që rrënon dhe shkatërron ëndrrën shqiptare, ëndrrën më të bukur të një të riu për të jetuar në vendin e tij. Që i përzë nga Shqipëria në mënyrën më të pamëshirë. Ftoj çdo rrogëtar të ndershëm të bashkohet me ne sepse me emergjencë rrogat nuk do jenë kurrë këto që janë sot.

Do vendoset rroga minimale 500 euro, do vendoset rroga mesatare 1200 euro, të shkëputen nga ky regjim.
Ftoj çdo biznesmen të bashkohet pasi ne do ulim të paktën me 50 përqind barrën fiskale. Ne do luftojë me zero tolerancë korrupsionin dhe gjobat që paguajnë. Energjia, që sot e paguajnë 18 lekë, do u shitet me 6 lekë, me një çmim tre herë më të lirë. I garantoj për transparencë, konkurrencë të ndershme. Ftoj fermerët të bashkohen në këtë protestë. Fshati është i përjashtuari i madh nga Shqipëria. Ka vetëm një alternativë, falimentimin.
Garantoj se pensionet, të cilat sot në fshat janë 120 euro, 3 muajt e parë të qeverisjes së PD, do jenë 200 euro.

Garantoj se një skemë e konsoliduar e subvencioneve për çdo rrënjë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi, do jetë politika jonë transformuese për bujqësinë. Investime të mëdha në infrastrukturë dhe trefishim i buxhetit për bujqësinë. Ftoj çdo pensionist dhe pensioniste që po keqtrajtohen sot në mënyrën vërtet poshtëruese dhe të pamëshirë. Edi Rama me qëndrimet që mbajti dhe politikat që ndoqi, bëri që pensionistët shqiptarë, që në vitin 2013 kishin pensionet më të larta në rajon, sot i kanë ato të paktën 3 herë më të ulëta se pensionet e rajonit. Dhe Edi Rama pretendon se në qoftë se do i rrisim ato, Shqipëria falimenton. U shtroj vetëm një pyetje pensionistëve që në vitin 2005 merrnin pensionin e ulët 36 euro, a nuk u rrit ky pension në 82 euro? Pensionistët me pension të mesëm 110 euro a nuk u rrit ky pension në 146 euro?

A falimentoi Shqipëria? Absolutisht jo. Përkundrazi. Shqipëria u begatua dhe varfëria u luftua. Ndaj ftoj që asnjë pensionist të mos mashtrohet më nga ky i pashpirt. Garantoj qytetarët se përmbysja e Edi Ramës do të thotë çlirim i dhimbjeve që ata përjetojnë nga situata ekonomike. Nafta nuk do shitet më kurrë me çmim 10 përqind plus-minus çmimin e naftës në Kosovë dhe Maqedoni. Të gjithë personat me të ardhura të ulëta do kenë kartën e konsumatorit dhe energjia për konsum familjar do zbresë në 7 lekë. Pra, me pjesëmarrjen tuaj nesër në protestë ju jepni një kontribut të madh. I prisni biletën e disfatës së plotë me 11 maj regjimit të narkoshtetit të Edi Ramës," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë