“Pa drejtësi nuk ka Shqipëri!”/ Protestuesit nisin marshimin, brohorasin në kor: Arrestoni Ramën!
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se po përdor në mënyrë të gabuar nenin 103 të Kushtetutës për të pretenduar se ministrat gëzojnë mbrojtje nga pezullimi në detyrë.
Ai tha se imuniteti i ministrave është i njëjtë me atë të deputetëve, por kufizohet vetëm tek mendimet, votat dhe garancitë ndaj arrestimit apo kontrollit të banesës pa autorizimin e Kuvendit.
Sipas tij, funksioni ekzekutiv i ministrit nuk mbrohet nga Kushtetuta dhe mazhoranca po manipulon dispozitat për të mbrojtur zyrtarë të përfshirë në hetime.
FJALA E BERISHËS
Neni 103 i Kushtetutës, paragrafi i tretë thotë se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetëve dhe kjo është interpretuar nga disa lakej të qeverisë dhe nga vetë Edi Rama dhe Lubi Balluku si imunitet për pezullimin.
Është absolutisht pa bazë dhe e gënjeshtërt.
Termi imunitet përdoret disa herë në Kushtetutë në kontekstin e mbrojtjes që gëzojnë institucionet të ndryshme kushtetuese si Avokati i Popullit, gjykatësi, etj, ndonëse Kushtetuta nuk ka një përkufizim unik për çdo rast.
Me rastin e deputetit, mbrojtja kufizohet tek mendimet e shprehura në Kuvend. Pra, ka të bëjë me të drejtat themelore të njeriut. Të deputetit.
Pra, mbrojtja kufizohet tek mendimet e shprehura në Kuvend, votat e dhëna, ushtrimin e funksionit në kolegjialitet parlamentar, pra të gjitha këto i mbron imuniteti parlamentar.
Kjo mbrojtje përkthehet në mënyrë specifike nga Kushtetuta si garanci ndaj heqjes së lirisë të çfarëdo forme, kontrolli të banesës pa autorizim të parlamentit.
Për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, imuniteti kufizohet tek mbrojtja për mendimet e shprehura dhe vendimet e dhëna, me kusht që këto të mos jepen për një interes vetjak ose në keqbesim.
Po kështu për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, neni 137, kryetarin e KLSH, neni 65, Avokatin e Popullit, neni 61/3, në të gjitha këto raste, mbrojtja që jep Kushtetuta është specifike.
Pra ajo i përcakton fushat ku shtrihet mbrojtja.
Në rastin e deputetit, mbrojtja përfshin dy kategori. Heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme pa autorizim të Kuvendit. Kontrollin e banesës pa autorizim të Kuvendit.
Kurse funksioni i ministrit nuk është asnjëlloj e drejte themelore e njeriut.
Nuk përfshihet kërrkund veçse në mendjen e sëmurë të hajdutëve Rama-Balluku.
Mbrojtja quhet e plotë nëse respektohen këto dy kategori. Pra liria në çfarëdo dhe kontrolli i banesës.
Por ushtrimi i një detyre ekzekutive nuk është pjesë e funksionit normal të deputetit si një i zgjedhur me ligj elektoral, dhe për pasojë, mbrojtja nga pezullimi në detyrë nuk është përfshirë në garancitë kushtetuese.
Këta shkojnë edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin e mbajnë përpjetë.
Guxojnë edhe t’i drejtohen gjykatës pasi janë kapur me presh në dorë.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka deklaruar se Buxheti i vitit 2026 duhej të ishte një përgjigje e fortë ndaj ...
Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu, ka deklaruar se qeveria po vepron me standarde të dyfishta. Sipas tij, masa e mar...
Ditën e sotme është mbedhur Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Bashkëkr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Belinda Ballukun dhe Edi Ramën se po kërkojnë të zhbëjnë vendimin e...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar që në ligjin për kontrollin e pasurisë të përfshihen edhe ...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur akuza të rënda ndaj qeverisë lidhur m...
Deputetja 27-vjeçare e Kuvendit të Shqipërisë, Zegjine Çaushi, u bë virale gjatë fushatës elektorale në zgjed...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji foli për pezullimin e Belinda Ballukut. Gjatë intervistës, Salianji tha se në një...
Pezullimi nga detyra i zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka hapur një debat t&...
Avokati Genci Gjokutaj ka komentuar sot vendimin e kryeministrit Edi Rama për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese masat e sigurisë t&eu...