POLITIKE

Berisha: Gjëja më madhështore në Malësinë e Madhe është familja! Paraqesim një program që nuk është paraqitur në 34 vite

n.f Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 18:20

Berisha: Gjëja më madhështore në Malësinë e Madhe

MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Malësinë e Madhe. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se Ramadan Lika dhe Aurel Marku si dhe deputetët e Shkodrës, Vaut të Dejës, Pukës dhe të mbarë Shqipërisë do të jenë garant absolut të zbatimit të programit të PD-së.

Ai theksoi se  do të vendosin në piedestal në këtë program familjen shqiptare. Sipas tij  programi i Shqipërisë Madhështore  duket si diçka e stërmadhe por thekspi se është një program më i miri dhe më realisti që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët. 

"Një falënderim shumë të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme ndaj jush burra, gra, të rinj e të reja të kësaj malësie. Malësi Madhështore do ta quajmë sot ne malësinë e Madhe, sepse në fakt, Zoti, natyra, e ka bërë madhështore. Ky është realiteti. Cilido që e njeh këtë Malësi, mund t’i thotë e madhe, e mirë, por mund t’i thotë dhe Madhështore.

I dashur Luçiano, drejtues politik i Qarkut të Shkodrës. Të dashur drejtues të degëve të PD të Malësisë së Madhe, Shkodrës, Vaut të Dejës, Pukës. Të dashur deputetë dhe kandidatë për deputetë të këtij qarku. Është nder i madh shumë të vij sot tek ju për të paraqitur një program të cilin nuk e kam paraqitur kurrë në 34 vite.

Një program që ne e kemi quajtur programin e Shqipërisë Madhështore. Pra, duket si diçka e stërmadhe, diçka e lartë, por ju garantoj secilit prej jush dhe çdo shqitpar, që është një program më i miri dhe më realisti që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët. Dhe ju garantoj se, Ramadan Lika dhe Aurel Marku, dhe deputetët e Shkodrës, Vaut të Dejës, Pukës dhe të mbarë Shqipërisë do të jenë garant absolut të zbatimit të këtij programi në çdo nen dhe çdo premtim të tij.

Ky program, miqtë e mi, fillon aty ku fillon jeta, dinjiteti, respekti, fillon tek familja. Ne, do të vendosim në piedestal në këtë program familjen shqiptare. Po ta shohësh në shumë anë, kjo Malësi ka patur shumë anë madhështore, historinë e saj me ngritjen e flamurit për herë të parë në trojet shqiptare. Epikën e hotjanëve, e grudasve kundër padrejtësive under Kongresit të Berlinit. Kryengritjen dhe qendresën ndaj pushtimit komunist të burrave të kësaj malësie të udhëhequr nga Prekë Cali.

Por cilido që do të njohë në thellësi këtë malësi, dhe lexon e studion për të, do tëgjejë se gjëja më madhështore që ka kjo malësi është familja shqiptare, familja e saj. Një udhëtare shumë e vëmendshme, e cila udhëtoi disa herë në viset e veriut. Ka një përshkrim të një nate që kalon në një familje në Malësi të Madhe. Familje partiarkale, i zoti i shtëpisë 100 vjeç, me një pastërti shembullore, me një mikëpritje dhe harmoni të papërshkruar.

I zoti i shtëpisë i thotë të nesërmen: dua të rrish dhe dy netë. Dhe kjo shkruan: nuk arrita do të rri, thotë. Por ndjeva keqardhjen më të madhe që u largova nga ajo familje, e cila ishte një institucion i vërtetë. Ajo foli për një familje, por të tilla kanë qenë familjet shqiptare. Ato janë institucione të vërteta, dhe ne do ta vendosim familjen shqiptare në piedestal. Nuk u ndala rastësisht këtu, se një rrymë, një agresion kundër familjes fryu në mbarë botën. Dhe absolutisht nuk kishte asnjë frymëzim tjetër, vetëm frymëzimin përtej marksist, ekstremist përtej marksist. Ne do qendrojmë, dhe ne i konsiderojmë sa tokësore dhe aq hyjnore familjet dhe vlerat e saj," tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë