POLITIKE

Berisha: Havzi Nela me vargjet e tij për të drejtat e njeriut, tronditi thellë regjimin! Këtë frymë e mishëroi si kushtrim lirie për shqiptarët

n.f Përditësimi i fundit 10 Gusht 2024, 21:20
Berisha: Havzi Nela me vargjet e tij për të drejtat e njeriut,
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha përkujtoi vrasjen e poetit Havzi Nela. Berisha u shpreh se Nela ishte me poezitë e tij, lajmëtari, ishte lajmëtari i fundit të diktaturës dhe përmbysjes së saj.

Kreu i PD-së shtoi se Nela me vargjet e tij për liritë dhe të drejtat e njeriut, me vargjet e tij për frymën e Helsinkit, tronditi thellë regjimin e vetëm në Europë që nuk kishte firmosur kartën e Helsinkit duke besuar se në këtë mënyrë do të shpëtonte prej frymës së saj.

Berisha shtoi se Havzi Nela këtë frymë e mishëroi në poezitë e tij të pavdekshme si kushtrim lirie për shqiptarët. Ai theksoi se poeti e dinte se diktatori, kryexhelati i regjimit dhe xhelatët e tjerë do ti merrnin jetën. Berisha tha se për atë më mirë i vdekur, se sa i gjallë në zgjedhën e egër të diktaturës komuniste.

Fjala e Berishes;

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë, kauzës së lirisë, dinjitetit, votës së lirë të qytetarëve shqiptarë. Luftëtarëve të vendosur kundër formës më të egër, më ç’njerëzore të diktaturës së bazuar në bandat, krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, diktatura e Edi Ramës. Të dashur miq!


Sot mbarë shqiptarët përulen me nderimin më të madh para veprës, kujtimit, shpirtit të pamposhtur, tribunit të vërtetë të lirive dhe të drejtave njerëzore, poetit disident, Havzi Nela, i cili 36 vite më parë me firmën e diktatorit të fundit komunist, Ramiz Alisë, me firmën e skulptorit xhelat të intelektualëve, Kristaq Rama u var publikisht në qytetin e Kukësit, vetëm një ditë para rënies së murit të Berlinit.


Varja me litar e martirit të fjalës së lirë, e guximtarit legjendë, e atdhetarit të flaktë, përbën një nga aktet më makabre të diktaturës komuniste në grahmat e fundit të saj. Havzi Nela ishte me poezitë e tij, lajmëtari, ishte lajmëtari i fundit të diktaturës dhe përmbysjes së saj. Ai me vargjet e tij për liritë dhe të drejtat e njeriut, me vargjet e tij për frymën e Helsinkit, tronditi thellë regjimin e vetëm në Europë që nuk kishte firmosur kartën e Helsinkit duke besuar se në këtë mënyrë do të shpëtonte prej frymës së saj.


Havzi Nela këtë frymë e mishëroi në poezitë e tij të pavdekshme si kushtrim lirie për shqiptarët. Ai e dinte se diktatori, kryexhelati i regjimit dhe xhelatët e tjerë do ti merrnin jetën. Por për atë më mirë i vdekur, se sa i gjallë në zgjedhën e egër të diktaturës komuniste. Havzi Nela u var, u përpoqën me të gjitha format ta damkosnin të përhapnin terrorin e varjes së tij, por sot ai dhe përjetë ndodhet në panteonin e lirisë së kombit shqiptar, kurse xhelatët e tij, Ramiz Aliaj, Kristaq Rama digjen në ferrin e turpit të krimit, të terrorit që i shkaktuan kombit të tyre dhe me të cilin urdhëruan varjen e poetit të pavdekshëm.

berisha havzi nela

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë