
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se është besimplotë që PD do t'i realizojë qëllimet e veta. Ai tha se forca politike që drejton është shpresa e fundit dhe kurrë historia nuk do t'i falë, nëqoftëse ata, sipas tij, nuk shpëtojnë shqiptarët nga ajo që e quan narkodiktaturë. Berisha kujtoi dhe një herë aktin e shpalljes së Pavarësisë duke thënë se 28 nëntori sjell në mendje vështirësitë e jashtëzakonshme në të cilën Ismail Bej Vlora dhe bashkëpunëtorët e tij, guxuan, ndërkohë që i përkrahte vetëm një shtet në botë, kundër të gjithëve të ngrejë flamurin e Skënderbeut në Vlorë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur miq! Diktaturat ka vetëm dy rrugë për largimin e tyre, ose me armë, ose me mosbindje civile dhe votë. Ne jemi Parti Demokratike, ne jemi parti jo e dhunës, ne jemi parti e vlerave, mosbindjes civile, votës së lirë. Rruga që kemi nisur është rruga drejt fitores. Hapa shumë të mëdha janë bërë, ishim forca politike, padrejtësisht më e izoluar në Europë, megjithëse mbronim vlerat më të çmuara evropiane në vendin tonë, por ne nuk u tërhoqëm.
Ne vazhduam të bindur se po mbrojmë jo vetëm vlera për shqiptarët, specifike, por dhe për të tjerët. Dhe sot mblidhemi në një kohë kur kemi marrë mbështetjen më të fuqishme ndërkombëtare në tërë ekzistencën tonë. Sot regjimi i Tiranës është ndëshkuar ndërkombëtar nga partitë e qendrës së djathtë, sa asnjë regjim tjetër, pas atij të Koresë së Veriut dhe ndonjë diktature tjetër. Por sot të gjitha këto janë frymëzim dhe kushtrim për ne. Të vazhdojmë sepse e vërteta është, jemi shpresa e fundit dhe kurrë historia nuk do të na falë, nëqoftëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë.
Kam shumë besim, jam besimplotë që ne do të realizojmë qëllimet tona. Kjo ditë po të rikthehesh 112 vjet më parë, me vështirësitë e jashtëzakonshme në të cilën Ismail Bej Vlora dhe bashkëpunëtorët e tij, guxuan, ndërkohë që i përkrahte vetëm një shtet në botë, kundër të gjithëve të ngrejë flamurin e Skënderbeut në Vlorë. Në rast se i rikujtojmë trashëgimninë tonë, luftërat e Skënderbeut ndër më të pabarabartat asgjë nuk mund të na pengojë ne, për të arkivuar Edi Ramën në analet e turpit të historisë dhe të regjimit të tij dhe për të rikthyer shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin, fitoren e opozitës. Edhe njëherë gëzuar Ditën e Flamurit. Është radha jonë, është radha jonë. Fitore, fitore!
sali berisha
Artikuj te sugjeruar
M.B.
POLITIKE
28 Nëntor13:20
Berisha: Për sa kohë Amerika do të udhëheqë botën e lirë, PD do të mbetet një forcë e frymëzuar prej saj
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në këto momente kritike për vendin, qytetarët më pro amerik...
M.B.
POLITIKE
28 Nëntor13:09
28 Nëntori/ Berisha: Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot, në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë se Ismail Bej Vl...
Klodian Tomorri
POLITIKE
28 Nëntor11:52
Inceneratori i Plarent Ndrecës
TIRANË- Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, asokohe sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme n...
I.A
POLITIKE
28 Nëntor11:44
PD ceremoni në sheshin e Flamurit në Vlorë/ Noka: Uroj këtë ditë të bekuar e të shenjtë
VLORË- Drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike bënë homazhe në Vlorë në Ditën e Flamurit. Se...
E.D
POLITIKE
28 Nëntor11:19
112-vjetori i Pavarësisë/ Kreu i Kuvendit të Kosovës: 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit, d...
M.B.
POLITIKE
28 Nëntor10:42
FOTO/ Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama dhe Kurti takojnë nipin e Ismail Qemalit
VLORA- Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti takuan disa qytetarë pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit ...
M.B.
POLITIKE
28 Nëntor10:19
"Urime Shqipërisë në 112-vjetorin e Pavarësisë!" 28 Nëntori/ Ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Festojmë me krenari bashkë me ju
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar shqiptarët në 112-vjetorin e Pava...
ZH.LL
POLITIKE
28 Nëntor10:04
"Të bashkuar në zemër e shpirt" Presidentja Vjosa Osmani uron 28 Nëntorin: Kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e 28 Nëntorit.
Përmes një postimi në Facebook, ...