POLITIKE

Berisha: Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës në 12 vite kanë marrë më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit

m.l Përditësimi i fundit 4 Maj 2025, 13:06

Berisha: Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës në 12 vite

TROPOJË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Tropojës. Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se qytetet si Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës në 12 vite kanë marrë më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit.

Berisha shtoi se kryeministri Edi Rama është një armik për Tropojën, një armik për Vlorën, Gramshin dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

"Miqtë e mi, Tropoja madhështore dhe Shqipëria madhështore bëhet vetëm kur, atëherë kur në Tropojë dhe Shqipëri të prodhohet në çdo skaj të saj. Imagjinoni ju, potencialin e jashtëzakonshëm turistik që kanë Alpet, liqenet, lumenjtë e Tropojës. Nuk do ta harroj ndonjëherë, kur një deputet i Shkodrës i kërkon llogari në parlament Lubi Ballukut, dhe i thotë: po pse nuk po e ndërtoni rrugën Vau i Dejës-Koman? Cila ishte përgjigja? Dëgjojeni miq. Përgjigja ishte se, ne ndërtojmë vetëm rrugë turistike. Se, sipas saj liqeni i Vaut të Dejës, liqeni i Komanit, lumi i Shalës, Valbona, Alpet, nuk janë destinacione turistike. Ato janë të fshira nga harta.

Miq, asnjë regjim, asnjë pushtim nuk ju ka diskriminuar ju, banorëve të Tropojës dhe veriut, siç ju ka diskriminuar Edi Rama. Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës, kanë marrë në 12 vite më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit paratë e taksapaguesve shqiptarë. Po, ndaj dhe u shpjegoj unë se çfarë ka ndodhur. Është e vërtetë që këtu s’kanë nis para ata. Përfundoi nja 10 kilometra rrugë nga Dragobia në Valbonë, shtroi asflatin se stabilizanti ishte i shtruar dhe tjerat absolutisht aty ishin. Në zona tjera në jug, ai ka dërguar qindra e qindra milionë. Mos mendoni ju se përfituan banorët e jugut. Absolutisht, jo. Unë dje isha në Gramsh. Një rreth që e njoh. Një rreth, një malësi me potenciale të mëdha turistike, plot ujëra, një rreth shumë i përshtatshëm për shumë llojë pemësh. Mesjetë, ju betohem mesjetë e vërtetë në shumicën e fshatrave. Asnjë investim. Zero investim.

Dhe, të gjithë banorët e të të dyja anëve të liqenit të Banjës, tokat pa vaditje. Pse? Se paratë i vjedh nomenklatura e shpifur e kësaj qeverie,e inkriminuar gjer në palcë. Se paratë i vjedhin Erion Veliajt, i vjedh Tërmetët, i vjedhin Becët, i vjedhin me radhë e me radhë, të mos ua them emrat. Dhe qytetarëve, mos mendoni ju se kanë përfituar ndonjë gjë. Jo, absolutisht qytetarët, njëlloj sa ju kanë përfituar. Shkon në Vlorë e u thotë: unë në Vlorë kam investuar 1 miliardë e 230 milionë euro. Po, në Vlorë ka vjedhur vetëm tunelin e Llogarasë 60 milionë. Në Vlorë, me aerodromin e Vlorën ka gjobitur çdo shqiptar miliona euro në vit, duke dnarë para me të korruotuarit. Vlora pa ujë, pa kanalizime, dhe tani së fundmi i është vërsulur lumit të Vlorës, si kuçedër për t’ua shterrë ujin dhe për ta bërë shkretëtirë luginën.

Ky është Edi Rama për Vlorën, pra. Është një armik për Tropojën, një armik për Vlorën, një armik Gramshin, një armik për shqiptarët kudo që janë. Jo miq, ne do i rikthehemi edhe Vlorës, edhe Tropojës, edhe Gramshit, edhe Kolonjës, edhe Tepelenës, Mallakastrës e kudo. Së pari, do u rikthejmë paratë të taksave të shqiptarëve. Se ky është një ligj për çdo qeveri që zgjidhet nga populli i vet. E kam thënë, ua përsëris edhe këtu. Në vitin 2013, pensioni mesatar në Shqipëri ishte 143 mijë lekë. Në Mal të Zi ishte 138 mijë lekë.
Sot pensioni mesatar në Mal të Zi është 450 mijë lekë. Në Shqipëri është 172 mijë lekë," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë