POLITIKE

Berisha: ‘Libri i Punëve të Mira’ dhe ‘Libri i Punëve të Zeza’ faktojnë se Shqipëria Madhështore është një projekt 100 përqind i realizueshëm

E.D Përditësimi i fundit 20 Mars 2025, 12:51

Berisha: ‘Libri i Punëve të Mira’ dhe ‘Libri i

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë në një takim të veçantë të organizuar nga Departamenti Brain Gain, ku prezantua “Librin e Zi të Rilindjes”, një përmbledhje e kritikave të qeverisë aktuale. Berisha gjatë fjalës kritikoi qeverinë për menaxhimin e dobët të financave dhe akuzoi regjimin për plaçkitje të pasurive të shqiptarëve, duke i vjedhur burimet që mund të kontribuonin në zhvillimin e vendit. Lideri i opozitës theksoi se, në vend të premtohej ndihmë për qytetarët, paratë shkojnë në duar të tjera, dhe vuri në dukje se për të realizuar këtë projekt është e nevojshme një ndryshim radikal në politikën ekonomike dhe qeverisjen.

"Më parë theksova se këto dy libra janë thelbësore për të kuptuar programin e PD të Shqipërisë Madhështore, për t’u frymëzuar në këtë program se në të vërtetë është programi më i jashtëzakonshëm që është paraqitur ndonjëherë. Cilido që i hedh një sy Librit të Punëve të Mira, i cili duhet të jetë libri i çdo demokrati, i çdo mbështetësi të PD, sepse është trashëgimi e çdo demokrati, e çdo mbështetësi të PD, kupton se ky projekti i Shqipërisë Madhështore, aq sa duket i largët, aq qenka i mundshëm, aq qenka real. Sepse kjo parti në të shkuarën e saj ka disa nga momentet më madhështore në histori.

Ka momente madhështore si themeluese e pluralizmit politik në vendin në monist të planetit. Ka moment madhështor ndërtimin e institucioneve demokratike dhe ekonomisë së tregut në vendin më hiperkolektivist të planetit. Ka moment madhështor nxjerrjen e shqiptarëve nga honet, nga grupi i vendeve me të ardhura më të ulëta në botë, ku Shqipëria renditej me Ugandën dhe Angolën, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Ka momente kur Shqipëria nga vendi i pasigurt, do shndërrohej në vendet më të sigurta të rajonit dhe do anëtarësohej në NATO. Askush nuk mund të mohojë se anëtarësimi në NATO ishte një moment madhështor i historisë kombëtare. Pra, cilido që lexon librin e këtij departamenti për punët e mira të PD-së, e kupton se projekti i Shqipërisë Madhështore është një projekt në duart tona.

Është një projekt plotësisht i realizueshëm. Jo vetëm kaq, por cilido që lexon Librin e Punëve të Zeza, nuk gjen aty vetëm veprat e zeza të kësaj qeverie, të kësaj diktature, por aty nëpër rreshta lexon edhe të gjitha potencialet e mëdha që ekzistojnë, që grabiten, që plaçkiten, që keqpërdoren, por që duhet t’u kthehen qytetarëve shqiptarë në projektet e Shqipërisë Madhështore. Jo të paktë janë ata që shtrojnë pyetjen: ku do gjenden këto para? Këto premtime si do mbahen? Dhe nuk ka gjë më normale.

Është e vërtetë se ne kurrë nuk kemi premtuar gjëra që nuk i kemi bërë. Por e lëmë mënjanë këtë.
Paratë janë para dhe qytetarët duhet ta dinë se ku do gjenden. Cilido që lexon Punët e Zeza të këtij regjimi, e sheh se paratë janë, por u vidhen shqiptarëve, u plaçkiten shqiptarëve, nuk u jepen shqiptarëve. Pra, në pamje të parë duket sikur kemi propozuar një projekt të largët. Në fakt është një projekt 100 përqind i realizueshëm.
Nuk do bëjmë asgjë tjetër fillimisht, si hapi i parë do u kthejmë paratë shqiptarëve. Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se ato para janë të tyre, nuk dalin nga xhepat tonë, nuk dalin nga kontot e qeveritarëve, jo, janë të gjithë paratë e djersës dhe mundit të tyre që i paguajnë taksa.

Çdo qeveri e përgjegjshme, çdo fillimviti buxhetor, i ndan një pjesë për qytetarët, të tjerat për shërbimet, të tjerat për infrastrukturën. Kurse kjo qeveri i ka ndarë, 57 miliardë të gjitha grabitje, grabitje, grabitje.
Kjo qeveri e paraqet si katastrofë propozimet tona për rritjen e pensioneve. Si mor qenkan katastrofë? Mendon se do gënjesh ata njerëz të ndershëm që kanë shkrirë jetën e tyre? Po ai kolegu i tij në Kosovë pse merr 100 milionë euro nga buxheti dhe i kalon në fondin e tyre? U përmbys Kosova? Dhe ky mashtron, mashtron, mashtron," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?