POLITIKE

Berisha: Lulzim Basha nuk vrapoi pas denoncimit të farsës elektorale, por vrapoi pas karriges së tij

e. d Përditësimi i fundit 30 Maj 2025, 12:57

Berisha: Lulzim Basha nuk vrapoi pas denoncimit të farsës elektorale,

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat tha se Lulzim Basha nuk vrapoi pas denoncimit të farsës elektorale, por vrapoi pas karriges së tij. Lideri i opozitës u shpreh se Basha kishte një "projekt tjetër",  dhe se kishte vepruar në kundërshtim me interesat e opozitës. Kreydemokrati theksoi gjithashtu se PD po punon intensivisht për të dokumentuar dhe denoncuar ndërkombëtarisht shkeljet në zgjedhjet e fundit.

"Lulzim Basha, siç e dini ju, nuk bëri, me porosi, as edhe përpjekjen më të vogël për të faktuar farsën.
Unë e denoncova farsën. Me datën 27 prill, unë kam publikuar statusin ‘Vota vdiq pa hyrë në kuti’ dhe kam rreshtuar një seri faktorësh se pse unë e shpalla votën të vdekur pa hyrë në kuti. Natyrisht, të jem i sinqertë, ato në vitin 2021, ishin jo më shumë se 50 përqind të këtyre që janë sot. Por përsëri ato i shndërruan zgjedhjet në farsë. Dhe unë përsëri e them këtu, se komuniteti ndërkombëtar qëndroi në raportin e tij.

Raporti paraprak i zgjedhjeve të vitit 2021, një raport serioz, që vë gishtin në problemet madhore. Lulzim Basha nuk vrapoi pas denoncimit të farsës elektorale, por vrapoi pas karriges së tij. Dhe po unë, në atë artikull, e kam mbyllur: është e domosdoshme që PD të faktojë, të vërtetojë, të denoncojë të gjithë këto që ndodhën në këto zgjedhje dhe pastaj të merret me analizën e vet. Lulzim Basha ndërpreu atë proces dhe vuri në epiqendër karrigen e tij. E kam mbështetur apo nuk e kam mbështetur, lexoje atë që kam shkruar.

I kam kërkuar në mënyrë të përsëritur, por ai kishte projekt tjetër. Ai nuk ishte i lirë. Ai kishte projekt tjetër.
Ai kishte projekt koalicionin. U pa e qartë. Lexoje ti mesazhin që i shpallte të dy fitimtarë të zgjedhjeve. Lexojeni vetë! Nuk kisha parë kurrë! Tani, të jesh i sigurt që kjo është një parti e hapur, është një parti demokratike, është një parti që nuk largohet kurrë nga analiza, nga shqyrtimi i të metave, gabimeve, nga ripërtëritja, përmirësimi. Por ka periudhën e vet. Unë që në vitin 2021 kam shkruar për tjetrin, se fillimisht kjo dhe pastaj analiza, unë nuk kam dy standarde. Unë jam koherent në qëndrimet që mbaj.

Jam vërtet shumë koherent, nuk lëviz unë. Bashkëpunëtorët e mi sot janë të bindur se kjo ishte një farsë.
Dhe janë të bindur se po bëhet çdo përpjekje bashkërisht për të denoncuar këtë farsë. Por ky është proces i ndërlikuar, me punë voluminoze shumë, me mund, me djersë. Por ne këtë po bëjmë. Edi Rama, plasi që të marrë një urim. Kudo u çon deputetëve të huaj, bëjeni një urim, nisni një urim. Po, mos më bëni të them emra këtu.
Unë nuk hyj në korrespondencën private, nuk prish privacinë. Por nuk po i vjen askush," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë