POLITIKE

Berisha mban një fjalim prekës për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit: Mirënjohjen më të pakufishme për gjithçka bëre për PD-në, për brezin tënd, për Tiranën, për Shqipërinë

n.f Përditësimi i fundit 18 Shtator 2024, 21:54
Berisha mban një fjalim prekës për ndarjen nga jeta të Gerti
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur ndryshe sot fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të banesës. I veshur me te zeza Berisha u shpreh se sonte janë mbledhur në zi në dhimbje ndërsa shtoi se kanë humbur njërin nga drejtuesit e shquar të PD-së, Gerti Bogdani.

Më tej Berisha tha se Gerti Bogdani ishte një prej politikanëve të rinj që i kushtoi vitet më të mira të jetës demokratëve, qytetarëve dhe Shqipërisë. Më tej u shpreh se ai ishte përfaqësues brilant i brezit të ri, patriot i vërtetë që midis shumë e shumë mundësive, zgjodhi të ndihmojë Shqipërinë. Berisha shtoi se me një peshë të madhe në zemër, me një boshllëk në shpirt, po përjetojnë sonte largimin e tij.

Sonte ne mblidhemi këtu në zi dhe dhimbje të thellë. Të shokuar sepse sot ne të gjithë kemi humbur njërin prej nesh. Njërin nga drejtuesit e shquar të PD-së, që e kemi dashur, e kemi respektuar dhe çmuar si një mik të rrallë, fisnik, që na jepte nder të gjithëve. Po, për Gerti Bogdanin papritmas dhe krejt para kohe, në moshën më të bukur, në kulmin e rinisë së burrit, të forcës dhe maturisë së tij, dielli perëndoi sot përgjithmonë.


I dashur Gerti, ike dhe u ndave nga ne dhe ti do mungosh shumë jo vetëm fëmijëve, bashkëshortes së nderuar, prindërve të dashur, por i sigurt si rrallë kush tjetër edhe të gjithë atyre që të kanë njohur, që kanë punuar me ty, atyre që ti ke drejtuar apo që kanë pasur fatin dhe kanë gëzuar miqësinë tënde. Gerti, ti ike, por ti nga fëmijëria e hershme gjer sot, bëre sa askush tjetër krenar familjen, prindërit e tyre, bashkëshorten, fëmijët, bashkëmoshatarët e tu në shkollë, tiranasit e tu, brezin tënd, demokratët dhe demokratet, mijëra e mijëra të rinj që i drejtove me talent dhe pasion të PD-së.


Të gjithë ata shqiptarë apo miq të huaj që punuan me ty, në shkolla Gerti Bogdani, në Tiranë apo Nju Jork, ishte më i pari ndër të parët dhe u laureove me medalje të arta. Por më të artë se çdo gjë tjetër ti kishe atë harmoni që Zoti i madh rrallë e dhuron njeriut, harmoninë midis pamjet dhe shpirtit. Kishe fisnikëri, civilitetin, ndershmërinë, maturinë, të cilat të bënin ty një bir shembullor, një prind dhe bashkëshort, qytetar, mik dhe shok të pashembullt. Udhëheqës të dashur të të rinjve demokratë, qeveritar, deputet dhe përfaqësues i përkushtuar dhe dinjitoz i qytetarëve të Tiranës. Gerti Bogdani ishte një prej politikanëve të rinj që i kushtoi vitet më të mira të jetës demokratëve, qytetarëve dhe Shqipërisë.


Ai ishte përfaqësues brilant i brezit të ri, patriot i vërtetë që midis shumë e shumë mundësive, zgjodhi të ndihmojë Shqipërinë. Me një peshë të madhe në zemër, me një boshllëk në shpirt, ne përjetojmë sonte largimin tënd. Por gjithashtu ne të premtojmë se do jesh i pavdekshëm, do jesh i përjetshëm në kujtimet tona dhe të të gjithë atyre që të kanë njohur. Mirënjohjen më të pakufishme ndaj teje për gjithçka bëre, për PD-në, për brezin tënd, për Tiranën, për Shqipërinë.

berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë