Kreu i PD Sali Berisha po zhvillon sot një takim me demokratë në Krujë, ku në fjalën e tij u ndal fillimisht në Pavarësinë e Kosovës, e cila shënon sot 18 vite shtet.
Berisha kujtoi sfidat dhe vështirësitë me të cilat u përball Kosova por që në fund ia doli dhe fitoi pavarësinë.
“Në këtë 18 vjetor Kosova vjen si një shembull drite shprese për rajonin dhe shqiptarët. Kur kthehem në ato vite, kur presidenti Ibrahim Rugova çdo ditë përsëriste kërkesën për pavarësi. Ju them se asnjeri nuk e mbështeste këtë kërkesë, por ja që ajo u bë realitet sepse ishte një kauzë e drejtë. Kështu që gëzuar edhe njëherë datën e dytë më të rëndësishme të historisë tonë kombëtare pas pavarësisë së Shqipërisë”, tha më tej ai.
Më tej kryedemokrati akuzoi Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama se po punon për largimin e shqiptarëve, ndërsa shtoi se PS me në krye Ramën ka vetëm 3 shtylla kryesore që janë vjedhjen , mashtrimin dhe krimin.
“Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e dytë. Një diktaturë jo siç ishte një diktaturë e parë që ndalonte me ligj dhe Kushtetutë partitë politike, por që shtyp pluralizmin. PD solli në Shqipëri pluralizmin si motorin më të sigurt të zhvillimit të një kombi dhe të një shoqërie. Sot janë vërsulur me tërbim kundër lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Shqipërisë. Sot ka një njeri nga i cili të gjitha pushtetet varen. Sot në 220 mijë rrogëtarë të këtij shteti më shumë se 200 mijë i përkasin partisë shtet që në të drejtën e Zotit ka lindur si parti krimi u rrit si parti krimi dhe vazhdon si parti krimi si fatkeqësia më e madhe. Kjo është PS. Kjo parti me në krye Ramën ka 3 shtylla kryesore, vjedhjen , mashtrimin dhe krimin”, tha ai./PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
17 Shkurt18:42
Ndryshimet ligjore që mbrojnë kabinetin nga pezullimet, BE për propozmin e Ramës: Po ndjekim çështjen!
Bashkimi Europian ka reaguar lidhur me propozimet për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, të paraqitura nga Kryeministri Edi Rama, t&eum...
POLITIKE
17 Shkurt18:38
"Rama mbron veten, jo Ballukun", Bylykbashi: Duhet të bëhemi bashkë! Shqipëria kërkon zgjidhje përfundimtare
Drejtuesi i qarkut Durrës për PD, Oerd Bylykbashki deklaroi se Shqipëria ndodhet në situatën më të vështirë dhe se ...
POLITIKE
17 Shkurt18:28
"Rama s'është trim, fshihet pas fustanit të Belës dhe Mirlindës!", Tedi Blushi: Nuk e shpëton dot as shpallja e vendit diktaturë
Sekretari i Partia e Lirisë, Tedi Blushi, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se mazhoranca nuk...
POLITIKE
17 Shkurt18:21
"U zbuluan lidhjet e Ramës me kartelet e drogës", Bushkolaj: Ja për çfarë e sinjalizoi SHBA, SPAK-un!
I ftuar në emisionin “Task Force”, Redaktori i Syri TV, Elkier Bushkolaj, foli mbi lidhjet e dyshuara të karteleve të drogës me ...
POLITIKE
17 Shkurt17:40
Rama tregon bisedën me Hashim Thaçin në Hagë: Sot zëri i tij ishte i qetë
Kryeministri Edi Rama ka telefonuar ish-Presidentin Hashim Thaçi që ndodhet në paraburgim në Hagë. Gjatë një postimi në...
POLITIKE
17 Shkurt17:23
“Po ligjërojnë kapjen e shtetit”, Tabaku: Nuk na duhet një Republikë e të korruptuarve
Pas debatit të fortë në Komisionin e Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi sërish në rrjetet sociale, du...
POLITIKE
17 Shkurt13:40
BIRN: Rama shfrytëzon prezantimin e kreut të ri të AKSHI-t për të sulmuar drejtësinë
Kryeministri Edi Rama prezantoi të martën Igli Tafën si kreun e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë s&...
POLITIKE
17 Shkurt13:37
“Do të dalë e pastër nga drejtësia”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për Karçanajn: Mbrojti Lindën e Surrelit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, lidhur me mënyrën se si është trajtua...
POLITIKE
17 Shkurt13:29
Nisma e Ramës për mbrojtjen e ministrave nga pezullimi/ Berisha tregon nëse do e çojë opozita çështjen e nenit 242 në Kushtetuese
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot nismën e kryeministrit Edi Rama për mbrojtjen nga pezullimi duke hequr nenin 242 dhe...