POLITIKE

Berisha: Në 20 shkurt, të gjithë në Tiranë në rrugët dhe sheshet e saj! Dita e guximit të çdo qytetari

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2026, 14:07
Berisha: Në 20 shkurt, të gjithë në Tiranë në

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se bashkimi i shqiptarëve është thelbësor për të përballuar regjimin. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha e përshkroi 20 shkurtin si një ditë për ndërgjegjen dhe guximin e çdo qytetari.

Berisha vuri në dukje se protesta e opozitës është e dukshme ndërkombëtarisht dhe Rama është i izoluar moralisht.

"Ju siguroj se për çdo shqiptar, është një mision i madh. Unë mirëkuptoj hezitimet, mirëkuptoj edhe dëshpërimin, por nga ana tjetër i garantoj shqiptarët se nuk ka rrugë tjetër përveç se të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit të tyre, për të shpëtuar nga kjo e keqe shumë e madhe. Koha do të provojë dhe nuk dua të bëj profetin, por koha do të provojë se qytetarët shqiptarë, në tërësi, jo të gjithë nuk kanë qenë të vetëdijshëm për masat e mëdha të plaçkitjeve dhe krimeve të kësaj organizate kriminale. Në qoftë se regjimi i parë, diktatura totalitare që përmbysëm, ishte më gjakësorja, më mizorja në Europë, diktatura autoritare që kemi sot është diktatura më kleptokratike në Europë dhe botë.

Janë shkaku në themel i dramës demografike më të madhe ndofta pas mortajës së zezë në vitet 1300.

Aleks, sot në Shqipëri lindin më pak fëmijë se në vitin 1930. Sot në Shqipëri lindin 74% më pak se fëmijë se sa në vitin 1991. Sot të rinjtë shqiptarë largohen nga vendi 5 herë më shumë se sa të rintjë e vendeve përreth. Në qoftë se kemi qenë ndonjëherë para alternativës të jemi apo të mos jemi, jemi sot para kësaj alternative. Ndaj dhe unë i ftoj qytetarët shqiptarë të bashkohemi, të ndahemi me këtë të keqe të madhe, shumë të madhe. Ky është një vend i bekuar, me pasuri përrallore, vendi i njerëzve që punojnë, vendi i potencialeve të mëdha.

Këtë vend e katandisi në këtë gjendje, trajtimi i pasurive dhe qytetarëve të saj si në një regjim kolonial. Kurrë serbët nuk arritën të shpërngulin në 10 vite nga Kosova, sa arriti Edi Rama të shpërngulë nga Shqipëria. Kurrë!

Ne mbajmë në memorie Çubrilloviçin, armikun e egër, racistin e tërbuar antishqiptar për platformën e tij. Por e vërtata është kjo, që duke përdorur pothuajse politika identike me Çubrilloviçin, Edi Rama dyfishoi largimin e shqiptarëve nga Shqipëria, në raport me atë të Çubrilloviçit nga Kosova. Ndaj dhe 20 shkurti është një ditë për çdo qytetar shqiptar. Është një ditë për ndërgjegjen e çdo shqiptari, është një ditë për guximin e tij. Është një ditë shprese. Në qoftë se shohim, çfarë ishte 10 shkurti? Ishte disa e shpresës së shqiptarëve. Ishte dita që tregoi se, shqiptarët përcollën në mbarë botën revoltën e tyre, vendosmërinë e tyre për të mos u pajtuar me regjimin e tyre. 

Ndaj ju ftoj në 20 shkurt, të gjithë në Tiranë në rrugët dhe sheshet e saj. Faleminderit," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?