Nuredin Dumani godet me grusht policin te paraburgimi 313
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në ambientet e paraburgimit Nr. 313 në Tiranë, ku pikërisht në sektorin e siguris&eum...
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në ambientet e paraburgimit Nr. 313 në Tiranë, ku pikërisht në sektorin e siguris&eum...
Banorët e Rrjollit kanë dalë sërish në protestë, për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti në zo...
Një konflikt mes dy shoferëve të furgonëve është shënuar rreth orës 12:00 pranë tregut të Kavajës. Sip...
Situata në fshatin Lundre paraqitet shumë e agravuar dhe me rrezik të shtuar. Zjarri ka dalë nga territori i Lundresë, ka përfsh...
Prokuroria e Ankarasë njoftoi se ka nisur një hetim kundër Ahmet Davutoglu, ish-kryeministrit të Turqisë, për veprën p...
Alban Eftimi i kompanisë “Atelier 4” është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme, ku ka ...
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave kryeministrit Edi Rama se do të krijojë një portal për të...
“Starchitect shkoni në shtëpi!” Më 3 qershor, mes flamingove të fryra dhe pankartave që shpallnin “Shqipëria n...
Banka Qendrore e Holandës ka zhvendosur një pjesë të konsiderueshme të rezervave të saj të arit nga Amerika e Veriut drejt ...
Edi Rama foli për rreth 70 minuta në Facebook për Besën, Pasqyrën dhe dialogun me qytetarët. Një fjalim i gjatë, i nd&...

BELSH- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Belsh. Berisha tha se dëshironte të përshëndeste ata socialistë që, sipas tij, po refuzojnë të shkojnë përfaqësues të PS-së në komisionet zgjedhore. Ai shtoi se programi i PD-së është program që synon të ndryshojë jetën për mirë të çdo qytetari shqiptar.
Berisha premtoi se 100 ditët e para, nëse fitojnë zgjedhjet, do të vendosin minimumin jetik për çdo shqiptar, për çdo pensionist që merr nën 200 euro. Ai tha se sot janë 560 mijë pensionistë me pensione jo të plota, por të pjesshme, çka do të thotë se marrin nën 172 euro.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Belshit dhe Cërrikut, një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju, një mirënjohje të thellë dhe të pakufishme për mbështetjen që dhatë në zgjedhjet vendore dhe fitoren tuaj. Dua të përshëndes sot gjithashtu udhëheqësin politik të qarkut të Elbasanit, zotin Tomorr Alizoti, kryetarin e PD të Belshit dhe kryetaren e PD të Cërrikut, kandidatët e shkëlqyer për deputetë të qarkut të Elbasanit dhe t’u japim fjalën se së bashku me këta përfaqësues që janë krenaria e banorëve të Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë, projektin e Belshit madhështor, Cërrikut madhështor, do e bëjmë realitet në të gjitha zbatimin e premtimeve tona.
Të dashur miq, ju do çuditeni pak, por unë prapë dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata socialistë që këto ditë po refuzojnë të shkojnë përfaqësues të partisë së krimit në komisionet zgjedhore. Jeni dëshmi e shkërmoqjes para disfatës e Edi Ramës dhe regjimit të tij. Unë u them atyre se jeni patriotë të vërtetë dhe ne na bashkon dashuria për Shqipërinë, për vlerat që ndajmë njëri me tjetrin. Dhe i garantoj se ky program është program për çdo shqiptar. Është program që synon të ndryshojë jetën për mirë të çdo qytetari shqiptar. Me këtë rast, edhe njëherë i bëj thirrje administratës, çdo punonjës t’i qëndrojë besnik ligjit, t’u shërbejë ju në përputhje me ligjin dhe ne e konsiderojmë atë shërbëtor të vyer të shtetit.
Natyrisht ata që zgjedhin patronazhistin, ata janë terroristë elektoralë, do ndiqen gjithë jetën për krimin antidemokratik që kanë kryer. Miqtë e mi, unë vij sot tek ju për të parashtruar projektin tonë, i cili ka dy qëllime madhore. Së pari, t’u kthejë paratë ju, qytetarëve shqiptarë, t’u kthejë taksat ju në rroga, pensione, mbështetje ekonomike, mbështetje papunësie, shërbime shëndetësore, shërbime arsimore, infrastrukturë. Së dyti, një mundësi të re për secilin prej jush. Në këtë mënyrë ne jemi të bindur se ecim drejt Dumresë madhështore, Cërrikut madhështor, Elbasanit madhështor dhe Shqipërisë madhështore. Ndaj dhe ne në 100 ditët e para, ua them këtu, ne betejën më të egër me të këqijat që kanë zënë këtë vend do e kemi 100 ditët e para.
Do i mundim ato. 100 ditët e para ne zotohemi para jush se do vendosim minimumin jetik për çdo shqiptar, për çdo pensionist që merr nën 200 euro. Dhe sot janë 560 mijë pensionistë me pensione jo të plota, por të pjesshme, çka do të thotë se marrin nën 172 euro. Që të gjithë këta do marrin 200 euro. 200 euro do marrë çdo qytetar i papunë dhe çdo qytetar në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë dhe çdo fëmijë që jeton në familje me një prind, çdo jetim. Në këtë mënyrë ne nxjerrim jashtë varfërisë ekstreme çdo qytetar shqiptar, përjashtojmë nga Shqipëria mjerimin.
DIMAL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Dimal të Beratit. Rama ka ironizuar partitë e reja në ...
DIMAL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Dimal të Beratit. Rama tha se çdo alternativë veç ...
LIBRAZHD- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Librazh në kuadër të zgjedhje të 11 majit e cilës...
LIBRAZHD- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Librazh në kuadër të zgjedhje të 11 majit u ka ga...
DIMAL- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Dimal ka prezantuar një nismë të qeverisë. Gjatë fjalës së tij Ram...
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur falenderime, me anë të një postimi në rrjetet sociale, p&...
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka denoncuar ditën e sotme se si punëtorët po dalin në punë edhe pse d...
TIRANË- Aktivistja Elona Caslli ka publikuar në Facebook një video të Ministres së Shtetit Për Rininë dhe Fëmij&e...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur k...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur k...