POLITIKE

Berisha: Në dosjen "5D" nuk është vetëm Veliaj, por dhe dy ministra! Beteja mes Erionit dhe Ramës ka filluar

r.ll Përditësimi i fundit 8 Janar 2025, 22:08
Berisha: Në dosjen "5D" nuk është vetëm Veliaj,
sali berisha, erion veliaj

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me akuzat e tij politike kundër qeverisë dhe për platformën e tij politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në emisionin "Ora e Betit" në Oranews, Berisha ka komentuar procesin hetimor ndaj dosjes të drejtorëve në bashkinë e Tiranës përmes kompanisë "5D". Kryedemokrati tha se në aferën "5D" janë të përfshirë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe dy ministra të qeverisë, të cilët sipas tij janë Arbjan Mazniku dhe Blendi Gonxhja. 

Lideri i opozitës ka folur edhe lidhur me vendimin e sotëm të qeverisë për uljen e çmimit të energjisë elektrike. 

PJESË NGA E BERISHËS NË EMISION

Dua të nis intervistën me lajmin e ditës: SPAK ka copëzuar dosjen “5D”, një skenar i ngjashëm me atë të incineratorëve, që çon 9 vartës për gjykim, por shmang hetimin apo përgjegjësitë e Erion Veliajt, që është dhe kryetari i Bashkisë. Pse nuk ka masë ndaj Veliajt?

Sali Berisha: Kjo pyetje merr përgjigje të qartë pasi t’i përgjigjemi realitetit nëse është kjo një narkodiktaturë, apo diktaturë e bandave, në të cilën pushtetet janë përqendruar në një dorë, dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese hidhen në kosh sa herë që dëshiron padrinjoja i vendit. Dhe në këto kushte kemi të bëjmë me një armë të partisë, njësoj si në diktaturë, që është sistemi i drejtësisë.

Nisur nga rasti konkret, në këtë janë dy ministra dhe vetë Erion Veliaj. Janë ministrat Mazniku i përfshirë direkt, dhe është Gonxhja. Hoteli 20-katësh i Tivarit, i cili shkon në vlerën e 70 milionë eurove, ku thuhet se është edhe i Olsi Ramës. Së fundmi, thuhet se është i çunave të Dubait, por nuk kam informacion konkret për këtë. Përveç kësaj ata kanë kryer krime monstruoze, duke shembur pallatet 5 katëshe për të ndërtuar pallate 10-15 katëshe. Altin Dumani përveç shndërrimit të një prokurori politik, ka futur modelin më të keq, atë të sekserit.

Këta nuk ndalen para asgjëje. Dumani ka gjetur një mekanizëm kriminal, duke i copëtuar dosjet për t;i shpëtuar krimit të organizuar dhe çfarëdo që i shkon Edi Ramës e kap dhe e mbyll çështjen. Aty janë cështjet, është dhe harami-Bajrami, Presidenti, sepse është dhe ai i përfshirë pasi ka firmosur në kundërshtim flagrant me ligjin e ushtrisë për pronat e ushtrisë.

Ardhja e Majkos në Tiranë a tregon se Veliaj është përjashtuar “de-fakto”?

Sali Berisha: Erion Veliaj është kufomë e pakallur politike, e fusin apo jo në burg, për qytetarët e Tiranës ai është turpi më i madh në historinë e asaj bashkie. Bashkitë quheshin komitete ekzekutive, dhe kryetarët e asaj kohe qenë me më moral se sa ky që është sot.

Sepse ky mendon nga fillimi gjer në fund vetëm për të vjedhur. Megjithëse beteja midis tij dhe Ramës ka filluar. Velica (Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt) ka deklaruar që do ta marr me vete. Se janë dinë ata vetes shumë gjëra, edhe ku i kanë paratë, pasi së bashku kanë shuma kolosale.

Pas rritjes së pagave dhe bonusit të pensionistëve, sot kryeministri Rama bëri një tjetër lëvizje që mund të këtë ndikim elektoral, deklaroi uljen e çmimit të energjisë me vetëm 1 leke duke kthyer fashat, një vendim sipas të cilit përfitojnë 1 milion konsumatorë…dhe efekti financiar 30 milionë euro, ose 30 euro në vit për person.

Sali Berisha: Nafta në Shqipëri sipas këtij grafiku të REL-it ka trefishin e ngarkesës fiskale krahasuar me Maqedoninë, ka 2.5 fishin krahasuar me Kosovën. Kosova e merr naftën në Durrës, bën dhe transportin deri në Morinë dhe e shet 30-35 % më lirë se ne, pra kjo është një gjë e paimagjinueshme.

Tjetër kam gjetur se çdo qytetar i paguan qeverisë 1 euro e 13 cent, por nëse ti i merr 1 euro për litër qytetarëve, më mirë ndaloje fare se sa i grabit.

Në prill 2013 nafta ka qenë 97 dollarë, është shitur në treg 1400 lekë, në prill 2022 na qenë në bursë 97.2 dollarë dhe është shitur në treg 228 lekë të reja. Dhe unë absolutisht do t’i përgjysmoj taksat e karburanteve, dhe në Shqipëroi kush naftë plus-minus 10 % i çmimit në Kosovë dhe Maqedoni njeri nuk do të shesë më.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë