VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha siguroi qytetarët në fjalën e tij, se shtylla themelore e programit të PD-së do të jetë ajo e ekonomisë, teksa theksoi se nuk do të ketë rritje të rrogave të larta siç merr sot organizata kriminale e skapistëve.
Teksa fliste për gazetarët në konferencën e sotme, Berisha nuk la pa përmendur as familjen si shtyllën e dytë madhore të programit. Berisha heksoi se familja se do të ketë mbështetjen më të fuqishme dhe kryesisht nënat kryefamiljare.
"Ju falenderoj për pyetjet dhe njëherë siguroj qytetarët se PD-në, shtylla më themelore e programit do të jetë shtylla e ekonomisë, pra e ndryshimit të shpejtë të gjendjes së tyre ekonomike. Ne jemi përcaktuar për vendosjen me urgjencë të minimumit jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar. Ne jemi përcaktuar për vendosjen sa më shpejt të rrogës minimale 500 euro për çdo të punësuar. Avancimin në rrogën mesatare në 1200 euro.
Jo rritje të rrogave të larta, përkundrazi ta harrojë kush se do marrë 7 mijë euro siç merr sot organizata kriminale e skapistëve. Jo, absolutisht, me dylbi do i shohin. Nuk do ketë maksimale në Shqipëri më të madhe se 4 rroga mesatare. Shenjtëria e tij, Papa Françesku, tre javë më parë uli rrogat e kardinalëve, dhe çdo kardinal i Vatikanit merr 30 përqind më pak se Altin Dumani me ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, etj. Imagjinoni ju, shteti mijëravjeçar, nga më të pasurit në botë. Pra, do marrin fund këto histori.
Nga ana tjetër, nuk do ketë më mungesa ilaçesh në spitale. Dhe ai që do mendojë të lërë të sëmurët në Spitalin Onkologjik apo të sëmurët në spitalet e tjera pa mjetet bazë jetike të mjekimit do përballet me ligjin për krim me paramendim. Pra, do të heqim TVSH-në e ushqimeve dhe kjo është si të thuash kuadri bazë.
Do përgjysmojmë taksat për biznesin. Unë kam bindjen se ky kuadër emergjence është rruga më e mirë, më e sigurt, më efikase për dhimbjet. Do shumëfishohen subvencionet në bujqësi. Do të arrijnë në nivelet maksimale të rajonit. Natyrisht kjo do jetë shtyllë kryesore, por jo më pak familja. Familja shqiptare, konsolidimi i saj, mbrojtja e saj me ligje të veçanta dhe mbështetje financiare do të jetë shtylla e dytë madhore e programit.
Këta që donin të krijonin Prindin 1 dhe Prindin 2, Edi Rama, Erion Veliaj e kompani, këta që sollën ligjin në parlamentin për fermat e grave, për të krijuar fëmijë pa nënë dhe baba të komunizmit, këta do ndryhen në banesën e turpit dhe ligji do jetë i ashpër për ata që mund të imagjinojë të flasë për Prindin 1 apo për Prindin. Apo për ata që hapën klinikat e fermave të grave sapo u bë ligji gati.
Familja do ketë mbështetjen më të fuqishme, veçanërisht nënat kryefamiljare, që sot nuk kanë asnjë lloj mbështetje. Ndaj dhe ju lutem, të mbani parasysh se këto të dyja janë shtyllat më kryesore të programit të PD. Sigurisht lufta me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit janë jetike për shpëtimin e Shqipërisë nga mafia, droga dhe krimi." u shpreh Berisha.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokatike Sali Berisha tha sot se opozita ka një proces, që është procesi i primareve, me të c...
komisioni TIRANË- Në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi po jep dëshminë e tij biznesmen Ilir Rrapaj,...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka thënë sot se burgosja e ish-deputetit ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka njofuar një protestë rreth parlamentit ditën kur do të miratohet buxhet...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se mosbindja civile do të vazhdojë me të gjitha format e saj. Berisha tha n...
Berisha në konferencë me gazetarët TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka folur ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se me ardhjen në pushtet PD dhe ai garanton se fermerët shqiptarë se nu...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se në vend që buxheti i shte...
TIRANA- Përfaqësuesja e ILD-së, Dëshira Pasko, raportoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore. Ajo shprehu shq...
momenti i takimit TIRANË- Gjatë seancës së Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, kryetarja e Komisionit...