Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
TIRANË- Në bashkinë Kavajë po zhvillohet ceremonia e dekorimit të ambasadorit amerikan, William G. Walker me titullin e mirënjohjes personalitete që kanë kontribuar për kauzën shqiptare. Ceremonia u organizua nga Bashkia Kavajë dhe Shoqata e të Përndjekurve Anti-Komunistë ku ka marrë pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ambasadori Walker është një personalitet dhe emër i cilit skalitet me daltë në memorien e çdo shqiptari që do lirinë. Ai theksoi se ambasadori Walker ëstë jo vetëm një hero i Kosovës, por është një hero i Shqipërisë dhe hero i çdo shqiptari, pasi ai ka bërë për lirinë kombëtare, si individ, ka dhënë një kontribut që shqiptarët nuk i dalin borxhit kurrë.
Berisha shtoi se historia e Kosovës është medalje me dy anë. Ai theksoi se ë njërën anë është qëndresa e pamposhtur e qytetarëve të saj ndaj përpjekjeve të pandërprera për eksterminimin e tyre, ndaj përpjekjeve të pandërprera për shpopullimin e saj, për shfarosjen e shqiptarëve nga masakra në masakër.
Mirëdita dhe një përshëndetje shumë të përzemërt të gjithëve ju në këtë sallë, qytetarëve të Kavajës kudo që janë sot. Një përshëndetje të përzemërt ambasadorit ëalker, këtij personaliteti, emri i të cilit skalitet me daltë në memorien e çdo shqiptari që do lirinë. Në muret me historisë së këtij kombi, ambasadori Walker është jo vetëm një hero i Kosovës, por është një hero i Shqipërisë dhe hero i çdo shqiptari, pasi ai ka bërë për lirinë kombëtare, si individ, ka dhënë një kontribut që shqiptarët nuk i dalin borxhit kurrë.
I dashur ambasador, historia e Kosovës është medalje me dy anë. Në njërën anë është qëndresa e pamposhtur e qytetarëve të saj ndaj përpjekjeve të pandërprera për eksterminimin e tyre, ndaj përpjekjeve të pandërprera për shpopullimin e saj, për shfarosjen e shqiptarëve nga masakra në masakër, por është edhe histori barbarish ndaj Kosovës. Masakra e Raçakut, në njëfarë mënyre falë këtij burri që kemi ne sot, ishte rasti kur flijimi i 45 burrave, grave, fëmijë, u shndërrua në dritë lirie për mbarë Kosovën dhe kombin shqiptar.
Ambasador, ka pasur masakra të tjera shumë herë më të mëdha, mjerisht disa prej tyre të kryera nga serbë dhe shqiptarë, nga Beogradi dhe Tirana komuniste, e tillë është famëzeza masakër e Tivarit, që mund të renditet e dyta pas Luftës së Dytës Botërore, pas asaj të Katinit. Por ato i mbuluan ndryshku i kohës, balta e kohës, tymi i kohës sepse ato nuk patën një dëshmitar vigan si ambasadori, i cili me qëndrimin e tij u shndërrua, me klithmën e tij zgjoi ndërgjegjen e mbarë botës së qytetëruar, por para të gjithash, të vendit të tij të madh, të vendit të lirisë, të SHBA.
Pa qëndrimin tuaj, pa guximin, pa ndershmërinë tuaj, ndoshta historia e Kosovës nuk do ishte kjo që është sot. Ndaj dhe ne kemi një mirënjohje të pakufishme ndaj jush.
Foto TIRANË- Zv. drejtuesja e departamentit të sipërmarrjes në PD, Blerina Gjyriqi ka mbajtur ditën e sotme një deklarat...
TIRANË- Deputeti socialist Arben Pëllumbi ka bërë një pyetje në lidhje me propozimin e Bardhit që çdo deputet t...
ilir meta TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin për masën e sigurisë të ...
saimir korreshi TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve po diskutohet kërkesa e kreut të grupit të PD-së, Ga...
çuçi, bardhi TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores është diskutuar nj&eum...
KOSOVË- Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Ç...
gazment bardhi TIRANË- Opozita dhe mazhoranca ranë dakord në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve që mocioni p&e...
keshilli i mandateve TIRANË- Këshilli i Mandateve po zhvillon ditën e sotme mbledhjen e radhës. Pika e parë e rendit të ...
gjergj prendi LEZHË- Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sipas raportimeve Prendi e k...
Rama TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë sot në orën 17:00 drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja e sotme m&...