Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Në takimin me drejtuesit politik dhe të degëve të Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falënderuar pedagogët që iu bashkuan sot protestës studentore. Sipas tij, ata i dhanë Ramës, përgjigjen e merituar.
‘Kam mirënjohjen më të pakufishme për të gjithë pedagoget dhe pedagogët e universiteteve, të cilët në mënyrën më të vendosur i dhanë përgjigjen më shkatërrimtare strategjisë së terrorit të kuq që ai shpalosi dje gjatë ditës me akte që Tirana i kishte parë ndonjëherë. Sheshi plot i pedagogëve dhe studentëve sot ishte përgjigja më dinjitoze e këtyre grave dhe burrave fisnikë, intelektualë të vërtetë, që hoqën mënjanë mantelin e konformizmit dhe dolën në shesh të mejdanit me studentët e tyre.’, theksoi Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Së pari dua të falënderoj shumë përzemërsisht, të shpreh vlerësimin tim më të madh për të gjithë ata demokrate e demokratë dhe mbështetës tanë, që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në këtë revoltë historike të rinisë studentore dhe gjimnazistëve të Tiranës.
Edi Rama nxori fytyrën e vërtetë, por u garantoj se vetëm njërën prej fytyrave të tij më të shëmtuar se shpirti i tij katran dhe i zi është me kate të pafundme.
Shqiptarët do të marrin vesh, do të mësojnë se cili është karakteri i vërtetë i këtij bastardi të xhelatëve të diktaturës.
Dita e sotme ishte një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë revoltë.
Kam mirënjohjen më të pakufishme për të gjithë pedagoget dhe pedagogët e universiteteve, të cilët në mënyrën më të vendosur i dhanë përgjigjen më shkatërrimtare strategjisë së terrorit të kuq që ai shpalosi dje gjatë ditës me akte që Tirana i kishte parë ndonjëherë.
Edi Rama dje gjatë ditës, me mercenarë të blerë 2500 euro, që dëshmuan se janë të gatshëm të shesin shpirt, nder, dinjitet dhe çdo gjë për pesë lekë, u vërsul ndaj të rinjve, ndaj qytetarëve me një egërsi të paparë.
Ai mendoi se me atë dhunë të egër sot Tiranën do ta kishte të qetë.
Ai beson verbërisht tek dhuna.
Bastardi i xhelatëve të egër të diktaturës komuniste, i Kristaq Ramës që firmoste varjen e kundërshtarëve, i Spiro Kolekës, një xhelat i inteligjencës teknike të Shqipërisë, ai mbrëmë shpalosi një egërsi të paparë.
Nxori dhëmbët duke besuar se mund të mposhtë një rini.
Por sheshi plot i pedagogëve dhe studentëve sot ishte përgjigja më dinjitoze e këtyre grave dhe burrave fisnikë, intelektualë të vërtetë, që hoqën mënjanë mantelin e konformizmit dhe dolën në shesh të mejdanit me studentët e tyre.
Nuk ka asgjë që dallon intelektualin e vërtetë nga pseudointelektuali.
Intelektuali i vërtetë beson dhe është një avokat i pamposhtur i interesit publik.
Pseudointelektuali është në mizantrop meskin që beson se profesioni i tij është gjithçka dhe harron se me profesionin është thjesht një zanatçi.
Ndaj dhe sot pedagogët e universiteteve dëshmuan veten intelektualë të vërtetë.
Në një moment kritik të revoltës studentore i dhanë përgjigjen më të merituar një dëshmi që dëshmon se për lëkurën e tij, për paratë e tij është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt.
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Prokurorët në Shqipëri kanë zyrtarizuar akuzat për korrupsion ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, aktakuza filles...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka takuar një protestues të plagosur në kokë, i cili denoncon se është goditu...
Analisti Fatos Lubonja ka kritikuar deklaratat dhe komunikimin prej diktatori të Edi Ramës. Lubonja shprehet se një shtet policor nuk duhet m&eu...
Princi Harry ka thënë se shpreson të pajtohet me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes së tij, me të cilët ...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme, ...
Ish-presidenti, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi nga burgu, duke dalë në mbështetje të protestës së një gru...