POLITIKE

Berisha: Pensionet e papërfillshme të kooperativës brenda 3 muajve të parë do të bëhen 200 euro

r.ll Përditësimi i fundit 3 Prill 2025, 19:35
Berisha: Pensionet e papërfillshme të kooperativës brenda 3
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar sot se pas tre muajsh të ardhjes në pushtet, ata që kanë punuar në kooperativë do të kenë një pension prej 200 eurosh. 

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se rrogat minimale do jenë 500 euro dhe minimumi jetik si në fshat dhe qytet do të jetë 200 euro. Ai tha se në 11 maj, fermerët do të kenë mundësi t'i japin një kthesë të vërtetë sektorit bujqësor dhe të lënë kryeministrit "të merret me bretkosa, zhaba e hardhucë".

Kryedemokrati shprehu besimin se qytetarët dhe fermerët do të votojnë në ditën e zgjedhjeve numrin 1, pasi deputetët e PD-së do të jenë përfaqësues të interesave të tyre.

"Së fundi, unë e di se këtu ka plot burra dhe gra të moshuar që kanë shkri jetën në kooperativë bujqësore dhe marrin një pension të papërfillshëm prej 120-130 euro, apo 150 euro. I garantoj se secili prej tyre, pas tre muajsh të ardhjes në pushtet të PD-së do të kenë një pension prej 200 eurosh. Në Shqipëri nuk do të ketë asnjë pension, në qytet e as në fshat e asgjëkundi, ndën 200 euro.Rrogat minimale do jenë 500 euro. Por në radhë të parë vendosja e pensionit 200 euro, vendosja e minimumit jetik 200 euro si në fshat dhe në qytet, do jetë një nga hapat tonë më të parë.

Unë këto kisha në vija të përgjithshme për programin ndaj ju ftoj të jepni mendime e sugjerime sepse ne jemi të hapur dhe duam që ky program të jetë i pranuar nga ju, të jetë një program që ju i besoni dhe e konsideroni më të vërtetë një program në shërbim të suksesit tuaj, në shërbim të begatimit tuaj, me mundin dhe djersën tuaj. Në datën 11 maj, janë dy alternativa. Njëra është kjo që unë paraqita. Por kjo ka një trashëgimi. Ne në periudhën që ishim në pushtet, investuam, u përpoqëm të investojmë sa më shumë, nuk e injoruam fshatin, u bë me eksportues qumështi. Pat një rritje të lopës së rracës, të blegtorisë, të sipërfaqeve të punueshme.

Këto bënë një zmbrapsje të madhe ndaj në 11 maj ne kemi mundësi edhe njëherë ti japim një kthesë të vërtetë të këtij sektori, një mbështetje të madhe të të gjithëve ju, dhe ta lëmë atë tjetrin, ta lëmë të merret me bretkosa, zhaba e hardhucë. Se ai mendon se kështu bëhet interesant dhe i bën njerëzit të harrojnë se çfarë detyrimesh ka qeveria ndaj tyre. Mendon se kështu i detyron dhe i bën njerëzit të harrojnë se çfarë vjedhjesh të rënda kanë bërë ndaj shqiptarëve, çfarë injorimi u kanë bërë qytetarëve shqiptarë. Të gjitha këto, ai e ka qëllim këtë.

Ngrihet në mëngjes, nuk takon më asnjë gazetar, i shpik ata, quhet kështu e ashtu, shumicën i shpik nga koka e tij dhe u përgjigjet, si e si të largojë interesin tuaj për programet, çfarë do bëjë qeveria e ardhshme për ju, për fshatin, për Shqipërinë. Unë kam besim tek ju se, 11 maji do të votoni 1-shin. 1-shi është numri i diellit, është numri i fillimit, është pothuajse hyjnor. Kështu që duke votuar 1-shin ju votoni ndryshimin e madh dhe votoni për veten tuaj, Partinë Demokratike. Ju garantoj se këta deputetë që janë këtu, do jënë përfaqësues të shkëlqyer të interesave tuaja. Këta së bashku me zotërinjtë që kanë hartuar programin e PD-së, do jenë garantë të plotë të mbajtjes së këtyre premtimeve dhe zbatimit të këtij programi.", tha Berisha.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë