POLITIKE

Berisha: Piro kokaina u emërua ministër Mbrojtje, sepse Sinaloa kërkon të sjellë në portet tona, nëndetëset e drogës

n.f Përditësimi i fundit 28 Korrik 2024, 22:13
Berisha: Piro kokaina u emërua ministër Mbrojtje, sepse Sinaloa
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë ballkonit. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me Kongresin e PS-së i cili u mbajt ditën e sotme si dhe ndryshimet në qeveri.

Ai tha se u emëruan hajdutë të klasit të parë. Berisha u shpreh se u emëruan hajdutë dhe vetëm hajdutë. Berisha komentoi ministrin e ri, Petrit Malajku u shpreh se ai ka disa shkolla por problemi i tij ai kishte shkollën më të keqe që mund të ketë njeriu, shkollën e Belindës.

Kreu i PD-sw shtoi se Piro kokaina është njeriu që u mandatua për të garantuar pasazhin e plotë të kokainës në Portin e Durrësit dhe që kur ka shkuar Pirro aty dhe Taulanti në ministri, në Durrës kanë kaluar tonelata e tonelata dhe nuk është kapur asnjë kilogram kokainë. Sipas tij Piro kokaina edhe ai është me shumë mbiemra. Berisha u shpreh se mund të quhet edhe Piro Alabari sepse merret dhe u mor me operacionin e tmerrshëm korruptiv disa miliardësh të portit të Durrësit.

Nuk ka nevojë të komentoj për Taulant Ballën se e kuptoni ju që ja flakën të tjerët. Por tani kam disa fjalë unë, sepse mediat thonë se u emëruan kandidatura jo politike. Madje pati dhe ndonjë që tha të rinj. U emëruan hajdutë të klasit të parë. U emëruan hajdutë dhe vetëm hajdutë.
Po marr atë të Financave. Petrit Malaj. Dëgjoni miq, ai kishte disa shkolla nuk mohoj, por problemi i tij ai kishte shkollën më të keqe që mund të ketë njeriu, shkollën e Belindës.


A e kuptoni se pse shkoi në Financa ai, ai shkoi se ka bërë shkollën e Belindës në AKBN. Po në mbrojtje. Piro kokaina. Piro kokaina është njeriu që u mandatua për të g arantuar pasazhin e plotë të kokainës në Portin e Durrësit dhe që kur ka shkuar Pirro aty dhe Taulanti në ministri, në Durrës kanë kaluar tonelata e tonelata dhe nuk është kapur asnjë kilogram kokainë. Piro kokaina edhe ai është me shumë mbiemra. Mund të quhet edhe Piro Alabari. Sepse merret dhe u mor me operacionin e tmerrshëm korruptiv disa miliardësh të portit të Durrësit. Por Piro Vengu, dale nga vijnë lidhjet.


Vjen nga ajo familje që firmoste me Kristaq Ramën, varjen në litar, ekzekutimin e kundërshtarëve politik në presidiumin e kuvendi famëzi popullor. Jo, jo nuk është e thjeshtë. Piro kokaina miqtë e mi, është një delinkuent i vërtetë. Ai njëlloj si Irena me 4 mbiemra është i dënuar në Greqi sepse ka braktisur shërbimin ushtarak, nuk është paraqitur për shërbim ushtarak. A mund të imagjinoni ju miq, ministër Mbrojtje një njeri që ja ka mbathur dhe nuk ka kryer shërbimin ushtarak. A ka turp më të madh se ky.

Po pse shkoi ai në Mbrojtje thoni ju. Shkoi sepse Sinaloa kërkon portet për nëndetëset e drogës. Kërkon të sjellë drogën me nëndetëse në brigjet tona dhe duhet të jetë ky, Piro Vengu, Piro kokaina për të garantuar këtë krim të shëmtuar. Po ai tjetri, Ervin Hoxha. A e dini ju, ai është shkarkuar me firmë dhe urdhër të Edi Ramës nga detyra.


Si ndodhi thoni ju. Ua them unë. Ishte kryetar i hetimit tatimor dhe shkon e ulet në një resort turistik në Sarandë, zhdepet gjithë natën duke ngrënë dhe në mëngjes ikën pa paguar. Ankohen si përfundim, Edi Rama thotë ky na e mori fytyrën dhe e shkarkon. Pra u shkarkua për një darkë që nuk e pagoi dhe emërohet ministër. Imagjinoni ju se çfarë ka paguar ky dhe çfarë fuqie ka ky i shkarkuari për korrupsion. Ky është famoz.


Ka qenë dhe nëndrejtori i policisë rrugore. E shtriu ryshfetin në çdo kilometër rrugë. Të nderuar anëtar të medieve dhe të respektuar. Këta janë anëtarët e rinj me të cilët u hap Edi Rama. Këta janë jopolitikët që rekrutoi Edi Rama. Këta janë hajdutë me çizme, secili prej tyre. Po Mete pse iku. Iku si mec i Arben Ahmetaj, po iku se e kishte mbajtur si manar me vete Arben Ahmetaj dhe e hoqi atë.

berisha rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë