POLITIKE

Berisha: Po të kishte ndërmend SPAK të hetonte krimin elektoral, e prangoste Ramën mbrëmë në shesh në miting

n.f Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 14:00

Berisha: Po të kishte ndërmend SPAK të hetonte krimin elektoral,

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh në qoftë se vërtet SPAK e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Edi Ramës duhej t’i vinte prangat në shesh me mitingun elektoral që organizoi mbrëmë. Berisha tha SPAK pretendon se do ta dënojë Ramën ndërsa shtoi se mitingu i mbrëmshëm ishte shkelja më e rëndë e ligjit elektoral që ka ndodhur.

Ai thekson se Rama përdori administratën dhe e nxori në shesh. Berisha shtoi se i gjithë fjalimi i Ramës ishte një avokati i dëshpëruar sikur qytetarët shqiptarë kanë halle se çfarë po thonë gazetat, portalet apo kundërshtarët politikë për të dhe familjen e tij. 

"Pika e parë, në qoftë se vërtet Skap e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Edi Ramës duhej t’i vinte prangat në shesh me mitingun elektoral që organizoi mbrëmë. Unë nuk mund të besoj në shpallje të një organi që fle mbi dosje të tmerrshme të krimit elektoral, evidente, zyrtare, të mbledhura në përputhje me procedurën ligjore provat dhe faktet.

Por, po qe se Spak pretendon se do ta dënojë, ja ku e ka Edi Ramën, mitingu i mbrëmshëm ishte shkelja më e rëndë e ligjit elektoral që ka ndodhur. Përdor administratën në bllok, e nxjerr në shesh se kështu po më sulmojnë familjen, po më sulmojnë gruan, po më sulmojnë Erion Veliajn.
I gjithë fjalimi ishte një avokati e dëshpëruar sikur qytetarët shqiptarë kanë halle se çfarë po thonë gazetat, portalet apo kundërshtarët politikë për Edi Ramën dhe familjen e tij. Se ky ishte problemi i qytetarëve...

Dhe ky ishte fjalimi se shyqyr që e regjistruan se ishte një sallatë fjalësh pa vlerë. Një njeri i dëshpëruar, një njeri i cili e sheh që toka po shket me shpejtësi nën këmbë. Në fakt ky është termi më i drejtë. Po i shket me shpejtësi toka nën këmbë. Nuk foli një fjalë për Mynihun. Nuk tha një fjalë të vetme. Shkoi në Mynih, do kishte takim, tha. Asnjë takim me dinjitarët e lartë amerikanë. Asnjë ftesë. Asnjë foto. Mirëpo kjo e poshtëroi keq edhe tek të vetët. Se tani kanë filluar edhe të vetët t’i largohen, të tremben prej tij.

Plus asnjë fjalë për superskandalin me USAID, në një kohë kur bashkëshortja dhe ish-bashkëshortja janë dy kokat kryesore të skandalit. Po ma përmendin, thotë, po thuaj, trego sa janë marrë. Del Çuçi dhe Delina e thonë se nuk kemi marrë asnjë qindarkë. Po 10 milionë i ke me kontratë. Drejtësi për të gjithë programi, pasuri për elitën e korruptuar të ekstremit të majtë në Shqipëri. Pra, nuk flet për këto. Flet nëse ishte gardëroba kështu, nuk kam përgjegjësi, bën një sallatë fjalësh, se unë kur u ktheva nga Parisi për vakinë e babait, përpiqet të kapë momente emocionale të mbulojë skandalet, vjedhjet e tij.

Po çfarë gjynah ka ai, po të ketë gjynah ai, nuk lë të sëmurët të vdesin në spitale. Po të ketë gjynah ai, nuk vdiqën 20 mijë nga Kovidi dhe atë e bën ministre, në vend që ta çojë në burg. E ka një taktikë ai që bën këto për të ngjallur keqardhje," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë